Imigracioni ne Marseje qyteti i dyte me i madh i Frances nje nga portet kryesore te Mesdheut

Franca ka nje nga popullsite me te larmishme ne Evrope. Por kohet e fundit tensionet mes grupeve te ndryshme etnike duket se jane shtuar. Masat e qeverise per te ndaluar percet per grate myslimane dhe per te perzene qindra rome kane perforcuar idene se Franca po leviz djathtas. Marseja qyteti i dyte me i madh i Frances dhe nje nga portet kryesore te Mesdheut ka nje histori te gjate imigracioni me njerez nga e gjithe bota. Por sic zbuloi korrespondenti i Zerit te Amerikes Henri Rixhuell edhe atje ka pasur shenja tensionesh.

Pjesemarresit ne nje ceremoni shtetesie ishin me origjine nga 28 vende. Himni dhe pershendetjet jane hapi i fundit ne rrugen e gjate drejt shtetesise. Tani ata jane qytetare franceze.

Kryetari i Bashkise se Marsejes e shenoi kete rast me nje pershendetje dhe nje paralajmerim.

Si qytetare franceze iu fitoni te drejta por gjithashtu merrni persiper pergjegjesi. Dhe pergjegjesite jane respekti per rregullat dhe ligjet e republikes franceze.

Zeri i Amerikes pyeti pjesemarresit me te rinj ne moshe se cfare ishte faktori kryesor per tu bere qytetar francez.

Gjuha eshte me e rendesishmja. Po ashtu nje mendje e hapur. Nuk duhet te mbetesh i mberthyer ne idete e tua duhet te mesosh dhe te zbulosh tha njeri prej tyre.

Per shume njerez ne ish-kolonite franceze te Afrikes vecanerisht Marok dhe Algjeri Marseja ishte porte daljeje dhe popullsia e qytetit eshte nje mozaik etnik. Disa edhe e kane pershendetur Marsejen si model te integrimit. Rreth 200 mije banore jane myslimane nje e katerta e popullsise.

Por ashtu si edhe pjesa tjeter e Frances partite me platforme kunder emigracionit jane konsoliduar. Analistet thone se politikat e qeverise i kane ushqyer ndjenjat kunder imigracionit. Ne korrik Franca u be nje nga vendet e para evropiane qe ndalonte mbulimin e plote ne veshjen e grave myslimane.

Levizja e zemeroi popullsine myslimane te Frances me e madhja e ne Evrope. Ne xhamine me te madhe te Marsejes imami Harun Derbal ve ne pikepyetje logjiken qe solli ligjin.

Myslimanet jane plotesisht te integruar. Ata kane qene ketu prej shekujsh. Sigurisht qe myslimanet jane ne shenjester te ketij ligji. Pse duhej bere kjo per 200 njerez ne France qe mbulohen komplet

Pervec kesaj nje projekt per te ndertuar nje xhami madheshtore ne Marseje tashme ka ngecur.

shte e vertete se nje pjese e opozites politike nuk e do kete xhami. Kur them e djathta e skajshme e kisha fjalen per Frontin Kombetar.

Fronti Kombetar ishte ne krye te fushates kunder xhamise. Ne zgjedhjet rajonale ne mars partia e rriti mbeshtetjen ne 20 per qind me nje fushate te quajtur Jo Islamizmit. Stefan Ravier eshte perfaqesues i Frontit ne keshillin bashkiak te Marsejes.

Integrimi ekziston ne France por i vetmi integrim eshte ai i popullit francez qe i duhet te integrohet me te huajt. Ne Marseje dhe te gjitha qytetet e medha ne France ndjesia e forte eshte se jane francezet qe jane te detyruar te mesojne kulturen dhe traditat e grupeve te reja qe arrijne ne dyert e vendit te tyre.

Debati per imigracionin ne France perfshin edhe romet ose ciganet. Ne gusht qeveria miratoi debimin e qindra romeve ne Rumani dhe Bullgari duke shkaktuar indinjaten e grupeve te te drejtave te njeriut dhe Bashkimit Evropian. Presidenti Nikola Sarkozi e ka mbrojtur kete levizje si nje sere masash kunder krimit. Ai mohon ta kete vene ne shenjester nje grup te vecante etnik.

Thierri Nuar nje korrespondent politik ne gazeten rajonale La Provence thote se debati mbi imigracionin i ka rrenjet tek ekonomia.

Gjate 30 vjeteve te fundit Franca ka funksionuar sipas nje modeli inegrimi por nje model qe varet nga rritja ekonomike.

Si ne shume vende evropiane debati i Frances per imigracionin eshte bere edhe me i bujshem gjate krizes. Ne nje periudhe pasigurie Franca po debaton jo vetem per politiken e saj por edhe identitetin.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos