Punonjesi social pertej paradigmave thjeshtezuese



Gezim TUSHI

Asnjehere nuk eshte e mundur qe te percaktohen kufijte definitive te dimensionit te dhe rrezes se veprimit te punonjesit social ne jeten e shoqerise. Ne gamen e profesioneve te hapura ai eshte nga veta natyra profesion ne shtrirje ne agresion per te shtrire ndikimin e vet social ne zona dhe territore te reja ne te cilat me sa duket ndikimi i tij eshte dhe do te behet akoma me i pazevendesueshem. Kjo ceshtje domethene detyrimi social i konceptimit sa me i zgjeruar i hapesires profesionale ne te cilat koha e ka sjelle qe me patjeter duhet te dominoje pozicioni i punonjesit social duhet te spikate roli i vecante profesional i tij eshte tashme nje ceshtje e dites qe as mund te neglizhohet por as mund te shtyhet per me tej.
Ceshtja e percaktimit te pozites se punonjesit social ne shoqerine shqiptare ne perputhje me rolin dhe misionin e tij profesional eshte nje debat qe asnjehere nuk ka qene i mbyllur ne shoqerine tone. Te pakten qe nga koha kur per here te pare ne Shqiperi u hap Fakulteti specifik i Punes Sociale. Por besoj se tani pas nje kohe relativisht te gjate kur paralelisht ne shoqerine shqiptare me intensitet te vecante po ecin paralelisht shtimi i games se problemeve te mprehta sociale dhe rritja e numrit te studenteve qe marrin kete profesion permes studimeve permanente dhe te thelluara ne nivele pasuniversitare besoj se perben momentin e duhur kur ne duhet te rihapim mbi nje platforme te re debatin qofte ne nivel konceptual por dhe veshtrimin politik shteteror kulturor dhe profesional per nje rishikim te zgjeruar te politikave te trajtimit te vleres dhe dobise sociale qe ka shoqeria dhe qyteterimi yne per te rregulluar disa handikape qe vijne nga shikimi semplist i rolit te punonjesit social sidomos ne sferat e gjera ne te cilat roli i tyre eshte unik dhe fuqia profesionale e paperballueshme nga asnje koncept frenues apo thjeshtesues.
Une besoj se ceshtja e ridimensionimit te vleres sociale vendosja e merituar e punonjesit social ne rolin e duhur profesional nuk eshte vetem ceshtje teorike qe lidhet me sedren dhe ambicien tone akademike per ta vleftesuar produktin cilesor qe nxjerrim nga Fakulteti i Shkencave Sociale por se pari ky duhet konsideruar si nje problem urgjent dhe ceshtje utiliteti social qe eshte ne te njejten kohe problem sensitiv per tiu pergjigjur sfidave te shumta qe jane shfaqur ne realitetin social te shoqerise sone moderne. Ne kete kontekst te japesh kontribut ne debatin se cili eshte dhe si duhet te jene raportet e pozicionit human cili eshte dhe cili duhet te jete roli i ridimensionuar qe duhet te luaje punonjesi social jo vetem ne praktiken empirike te sherbimeve polivalente me natyre sociale por dhe ne problematiken e gjere te shoqerise doemos qe nuk eshte gje e lehte.
Zgjidhja e drejte e ketij problemi ne shoqerine tone kerkon angazhime te reja. Ne radhe te pare nga ne profesionistet e shkencave sociale per te zgjeruar optiken e shikimit dhe masen e vleresimit ndryshe te pozicionit dhe rolit te punonjesit social ne shoqerine tone per te rregulluar ca standarde qe kane filluar te fozilizojne konceptin dhe te demtojne vleren e nje produkti te tille profesional kaq te duhur dhe te vleresuar ndryshe ne bote. Ne kete kontekst beteja jone e dyte pas perfundimit te fazes ekstensive te pergatitjes se punonjesve social ne universitetet tona eshte beteje cilesore per te zgjeruar konceptin e shoqerise per te kuptuar domosdone e pranise se tyre kudo ku ka njerez ku dinamizohet shoqeria dhe prodhohen probleme qe kerkojne trajtim interpretim dhe zgjidhje sociale te dobishme per permiresimin e jetes se individit grupeve sociale apo te shoqerise ne teresi.
Ne cdo profesion sidomos ne profesionet me natyre te drejtperdrejte sociale ka gjithnje dicka per te ripercaktuar ne perputhje me kerkesat e ndryshuara te kohes dhe presioneve te natyrshme te shoqerise qe behet determinuese ne raportin midis individit si bartes i profesionit dhe kerkeses se shoqerise qe ky profesion te shfaqet se pari dhe mbi te gjitha si mision social si plotesim i kerkesave dhe pritshmerive qe ka vete shoqeria. Asnje profesion sado i bukur te duket ne pamje te pare nuk mund te jete as qellim i kulluar individual ne vetvete ne se nuk i duhet ose qe nuk vihet ne sherbim te shoqerise. Ne kete kontekst kerkesa jone per nje ridimensionim te rolit dhe misionit te punonjesit social qendron pikerisht ne harmonine e kerkuar dhe te pretenduar kohet e fundit ne menyre eksplicite nga shoqeria qe te forcohet lidhja organike reciproke midis nevojave qe ka shoqeria dhe sfera e zgjeruar per sherbim social e njerezve ne nevoje me ngritjen e pandaluar te autoritetit social te punonjesit social ne menyre qe tek ai te perputhet sjellja profesionale qendrimi moral me pritmerine sociale. Kjo perputhje e natyrshme dhe e domosdoshme e pozicionit me rolin eshte kerkese themelore dhe kusht qe garanton integritetin profesional te punonjesit social.
Ne shoqeri ka gjithnje disa kerkesa qe shfaqen me imperative per disa profesione bazale me natyre sociale utiliteti i te cileve eshte i vleresuar dhe behet i pashmangshem per mirefunksionimin e saj. Ne kete kontekst sipas mendimit tim profesioni i punonjesit social per shkak te rolit qe ai luan duket se nuk eshte ne te njejten shkalle dhe i barabarte me vleresimet lineare dhe profesionale qe behen per profesionet e tjera. Perkundrazi ne kohen tone ka shume arsye sociale qe jane me natyre imperative dhe qe per kete arsye e bejne ultimativ ridimensionimin e vleresimit te pozicionit dhe rolit te punonjesit social duke e bere ate figure me fleksibilitet te natyrshem social per te qene ne kompatibilitet social dhe profesional me kerkesat e shoqerise. Sepse ky profesion per shkaqe qe tashme dihen eshte ne piramiden e profesioneve per te cilat shoqeria shqiptare gjithnje e me shume sot dhe ne te ardhmen per arsye qe kuptohen do te kete nevoje te shtuar. Sepse koha dhe problemet e shtuara te shoqerise modern kane sjelle nevojen imperative qe se pari ne profesionistet te kuptojme jo vetem shkaqet e brendshme ontologjike te zgjerimit te domosdoshem te kufijve te profesionit por dhe nevojat ekzistenciale te shoqerise per rolin dhe misionin e vecante te punonjesit social per rezen e zgjeruar te shtrirjes dhe ndikimit social ne jeten e trazuar te individeve grupeve sociale dhe shoqerise shqiptare ne teresi.
Ka shume arsye qe kerkesa per performance profesionale dhe ndikim social te shtuar te punonjesit social tashme eshte ne apogjeun e kerkesave ultimative qe ka shoqeria jone sidomos per disa role e pozicione profesionale qe kane natyre dhe karakter te drejtperdrejte humanitar. Ne kete pikepamje shoqeria bashkekohore shqiptare eshte bere me e qarte dhe nuk ka asnje dileme per rolin e vecante te punonjesit social ne hierarkine e roleve dhe profesioneve me dobi sociale dhe leverdi individuale. Jetojme ne kushtet e shoqerise moderne ne te cilen njeriu i lire i individualizuar i margjinalizuar eshte perballe me shume veshtiresi qe jane te natyrshme dhe te panatyrshme. Jeta moderne eshte e mbushur me iluzione dhe deziluzione me paqartesi e fobi me sindroma e hipertrofi qe vijne nga vete natyra e jetes e cila shpesh per njeriun konkret vertitet midis merzise dhe deshperimit dhe qe per keto arsye te integruara sa sociale dhe personale po aq dhe impersonale madhore ka nevoje per keshille mbeshtetje psiko-sociale per qartesi nxitje per integrim social dhe ndihme per te garantuar integritetin psikomoral te individit dhe aftesite e kompatibilitetit social. Me fjale te tjera ndoshta tashme kur problemet e shoqerise sone jane bere me te shumta me te mprehta e me te komplikuara roli dhe misioni i punonjesit social si figure adekuate ndikuese orientuese dhe keshilluese eshte vertete zgjerim ne rivleresim social dhe ne presionin e natyrshem te ekspansionit profesional.
Ndaj sot me shume se kurre eshte e dobishme ne se do te fillojme nje beteje kulturore me shoqerine ne menyre qe te zgjerohet koncepti per vleren profesionale problemin e statusit dhe ndikimit social si agjent shoqeror te rolit profesional te punonjesit social duke e pare figuren e tij ne menyre integrale duke e vleresuar ne teresi dhe vecanerisht ne raport me nevojat dhe kerkesat e shoqerise. Duke vleresuar sasine cilesine dhe intensitetin e problemeve te mprehta sociale me te cilat po ndeshet shoqeria jone dhe vecanerisht me kerkesat e shumta te sherbimit social profesionist per pranine e domosdoshme te nje figure te tille universale me aftesi polivalente sic eshte punonjesi social i cili po behet i kudondodhur dhe i kudogjendur ne te gjithe strukturat e sherbimit social ne te gjithe tipologjite e saj por dhe ne te gjithe sferat e perbashketa te jetes sociale dhe te organizimeve sociale te shoqerise tone.
Qellimi dhe bindja ime profesionale per rolin e punonjesit social si figure universale e sherbimit dhe si agjent i ndryshimeve sociale ne shoqerine tone eshte e patundur. Pervoja personale e gjate por dhe njohja me praktikat me te mira te punes dhe sherbimit social me kane bindur se kudo punonjesi social ne dallim nga te gjithe figurat e tjera profesionale te pranishme te dobishme dhe te perfshira ne strukturat e sherbimit social eshte shume i rendesishem. Per nga natyra e profesionit te hapur dhe gjeresia e nderhyrjeve punonjesi social eshte njeheresh agjent i madh i ndryshimeve sociale dhe figure omnipotente dhe me universale e sherbimit social. Natyrisht e kuptuar kjo jo ne menyre sempliste e burokratike por ne menyren me te gjere dhe me polivalente te sherbimit si veprimtari sociale e gjithanshme e pranishme ne te gjithe strukturat sociale funksionale te shoqerise ne te gjithe format strukturat dhe institucionet e organizimit te saj.
Ne praktiken e punes sociale ka deformime te pozicionit vleres misionit dhe rolit te punonjesit social si rezultat i konfondimit te kerkesave ultimative te jetes dhe komponenteve te te pavleresuar te profesionit te punonjesit social. Nuk mendoj se konfondimi eshte problem terminologjik apo qe vjen per shkak se ka ngaterresa te caktuara midis natyres misionit dhe funksionit te punonjesit social ne raport me profesionet e tjera te aferta apo te ngjashme. Profesioni i punonjesit social nuk eshte privilegj i pervecem individual. Duke e pare nga vlerat dhe utiliteti social kete profesion duket se eshte koha qe e ka bere punonjesin social nje profesion individualisht atraktiv dhe nga pikepamja sociale me vlere utilitare evidente.
Krahas dhe bashke me te jane edhe profesione te tjera te ngjashme apo te ndryshme pa te cilat nuk mund te realizohen se pari shume sfida te modernizimit te sherbimit social si veprimtari komplekse. Zgjerimi konceptual i politikave sociale shtimi i tipologjive te reja te sherbimit modern decentralizimi i rrjetit te sherbimit dhe institucioneve sociale vendosja e standardeve te sherbimit per te gjithe llojet e sherbimeve kompozimi me modern i ekipeve multidisiplinare ne institucionet e sherbimit social krijimi i formave te reja te sherbimit komunitar rritja e peshes dhe rolit intensiv te aktoreve te shoqerise civile dhe tentativat per te krijuar sherbime te personalizuara ne formen e kujdestarive nominale apo te sherbimit ne familje na detyron qe jo vetem ne ta shikojme rolin dhe misionin e punonjesit social ndryshe por te ndikojme qe edhe shoqeria shteti pushteti vendor dhe te gjithe faktoret e tjere qe kane nevoja social eta shikojne dhe vleresojne meritokratisht ndryshe rolin e punonjesit social.
Koha kerkon nje percaktim dhe ndarje me te qarte te asaj qe eshte kerkese objektive e natyres se profesionit qe buron nga kerkesa e shoqerise dhe perfytyrimit qe ka individi qe ka zgjedhur te luaje nje rol te tille profesional i cili me shume se me perfytyrimet individuale te sakta apo te deformuara ne ndonje rast eshte ne lidhje me kerkesat e jetes dhe ne perputhje me kerkesat e shoqerise. Kjo perputhje e domosdoshme e kerkeses sociale me perfytyrimin individual nuk eshte e lehte. Ajo nuk behet pa keqkuptime keqinterpretime dhe mangesi sidomos ne aspektin e zbatimit praktik te ketij binomi te domosdoshem midis kerkeses objektive te shoqerise dhe perceptimit subjektiv te misionit dhe luajtjes se rolit ne perputhje me kete mision.





25 Tetor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos