Pensionet miratohen koeficientet e indeksimit

TIRAN- Qeveria miratoi dje koeficientet e indeksimit qe do te perdoren per llogaritjen fillestare te pensioneve nga viti 1994 deri me 2009.


Koeficiente do te indeksojne bazen e vleresimit vjetor individual mbi te cilen do te llogaritet pensioni per cdo perfitues. Indeksimi me koeficientet vjetore aplikohet ne menyre qe kur te behet llogaritja e pensionit perfituesit te mos pesojne humbje.


Koeficientet e indeksimit bejne aktualizimin e pagave qe personat kane perfituar nder vite duke u dhene atyre vlere reale ne ditet e sotme pra duke i mbrojtur nga inflacioni. Keta koeficiente shumezohen me pagen e nje viti te caktuar dhe mbi bazen e vleresimit vjetor behet llogaritja fillestare e pensionit.


Aplikimi i koeficienteve mbi pagat do te behet vetem per ata persona te cilet perfitojne pension nga data 1 janar e ketij viti dhe efekti financiar qe do te dale si rezultat i ketyre llogaritjeve do te perballohet me buxhetin vitit 2010.


Me hyrjen ne fuqi te vendimit Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te nise punen per indeksimin e bazes vjetore per te gjithe aplikuesit qe perfitojne pension nga data 1 janar 20010 dhe mbi kete baze do te beje llogaritjen fillestare te pensioneve.

Koeficientet e indeksimit te bazes se vleresimit vjetor
Viti 2009 1.00
Viti 2008 1.04
Viti 2007 1.11
Viti 2006 1.04
Viti 2005 1.02
Viti 2004 1.12
Viti 2003 1.10
Viti 2002 1.09
Viti 2001 1.14
Viti 2000 1.07
Viti 1999 1.09
Viti 1998 1.05
Viti 1997 1.22
Viti 1996 1.09
Viti 1995 1.37
Viti 1994 1.32.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos