Leja e lindjes kushtet e perfitimit



Anilejda Shembitraku

Te gjitha grate qe jane te perfshira ne skemen e sigurimeve shoqerore perfitojne te ardhura per barre-lindje. Specialistet e Institutit te Sigurimeve shpjegojne per gazeten Albania se e ardhura per barre-lindje i paguhet nje gruaje lidhur me barren dhe lindjen e femijes kur ajo ka 12 muaj sigurim shoqeror dhe ne kohen e shtatzenise ka qene ne marredhenie pune. Periudha e perfitimit do te jete 365 dite kalendarike. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se nje femije periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarike. E ardhura per barre-lindje per gruan e siguruar eshte 80 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen e paralindjes dhe 150 dite pas lindjes 50 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen tjeter ne vazhdim.

Shperblimi
Gruaja e siguruar qe me vendim te komisionit mjekesor kompetent ndryshon vendin e punes per arsye shtatzenie ka te drejte te perfitoje kompensim te ardhurash per pakesimin qe peson nga ndryshimi i vendit te punes. Shperblimi per lindje femije i paguhet nje personi te siguruar i cili eshte nena ose babai i nje femije qe lind me kusht qe njeri prej tyre te kete kontribuar per nje vit para lindjes se femijes. Shperblimi do te behet i pagueshem vetem nje here dhe nena do te kete perparesi ne perfitimin e pageses ne rast se ajo eshte e siguruar. Shperblimi per cdo femije te lindur do te jete nje shume e barabarte me 50 te pages minimale mujore.

Koha
E ardhura per barre-lindje i paguhet gruas se siguruar per barren dhe lindjen e femijes kur ajo ka 12 muaj periudhe sigurimi per cdo rast perfitimi. Perjashtohet nga ky rregull rasti kur gjate periudhes se perfitimit te barre-lindjes gruaja ka kushte per nje perfitim te ri barre-lindje. Periudha e perfitimit do te jete 365 dite kalendarike duke perfshire nje minimum prej 35 ditesh para dhe 42 ditesh pas lindjes se femijes. Per gruan qe do te kete ne barre me shume se nje femije periudha e perfitimit do te jete 390 dite kalendarike duke perfshire nje minimum prej 60 ditesh para dhe 42 dite pas lindjes se femijeve.

Te ardhurat
Per te gjitha grate e siguruara jane

1- 80 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen e paralindjes dhe 150 dite kalendarike pas lindjes
2- 50 e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik per periudhen tjeter ne vazhdim
3- e ardhura per barre-lindje per grate ekonomikisht aktive eshte e barabarte me nivelin baze te pensionit te pleqerise.

FEMRAT
Perfitimet nga siguracionet

1- Gruaja perfiton 5 dite leje te pagueshme edhe kur i vdes prindi gjyshja apo gjyshi bashkeshorti femija motra apo vellai.
2- Gruaja perfiton 2 dite leje te pagueshme kur nderron banesen.
3- Gruaja perfiton 5 dite leje po te pagueshme kur ka semundje te renda te femijeve prinderve dhe bashkeshortit te vertetuara me raporte mjekesore.
4- Gruaja e siguruar perfiton 10 dite per pergatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitare.
5- Ne raste te vecanta per arsye shendetesore punonjesja ka te drejte te kerkoje ne qendren e punes leje pa te drejte page deri ne 30 dite kalendarike.
6- Ne zbatim te Kodit te Punes e drejta e lejeve te zakonshme te pamarra jepen deri ne 3 vjet.
7- Sipas Ligjit te Sigurimeve Shoqerore raportet mjekesore paguhen edhe brenda 30 diteve mbas largimit te punonjesit nga puna dhe nderprerjes te pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore.
8- Kur vdes bashkeshorti bashkeshortja perfiton pension familjar kur eshte pa pune dhe ka femije nen 8 vjec dhe ne moshen 50 vjece kur eshte e papunesuar derisa te plotesoje moshen e saj per pension pleqerie. Pastaj ajo ka te drejte te zgjedhe gjysmen e pensionit te burrit ose pensionin e saj cila shume te dale me e larte.
9- Ne rastet kur gruaja rimartohet i nderpritet pensioni familjar nga ish-bashkeshorti ndersa femijeve pavaresisht se mund te jetojne me nenen edhe mbasi ajo martohet perseri vazhdojne ta perfitojne pensionin deri ne moshen 25 vjec nese vazhdojne shkollen diten brenda ose jashte vendit.
10- Nena perfiton deri 14 dite ne vit pagesen e raporteve mjekesore kur i semuren femijet deri ne moshen 7 vjec.
11- Femrat qe marrin pension invaliditeti kur plotesojne moshen per pension pleqerie kane te drejte te zgjedhin pensionin qe eshte me i larte.
12- Periudhat me raporte mjekesore per paaftesi te perkohshme ne pune leje te zakonshme apo kur perfiton pension invaliditeti te plote ose te pjesshem ne baze te Ligjit te Sigurimeve Shoqerore quhen vjetersi pune per efekte te pensionit te pleqerise.


NENAT
Perfitimet ligjore per shume femije

Nenat qe kane lindur 6 a me shume femije dhe me i vogli eshte 8 vjec perfitojne pension te plote pleqerie ne moshen 50 vjece kur kane te siguruara 30 vjet pune gjithsej pavaresisht se ku kane punuar. Kur nje nene i afrohet moshes se mesiperme dhe ka lindur 6 femije por nuk ka 30 vjet pune gjithsej te siguruara ka te drejte te beje sigurim vullnetar per te shtuar vitet e punes por me kusht qe 30 vjet pune te siguruara te plotesohen para se ajo te behet 50 vjece. Me gjithe rritjen graduale te moshave te daljes ne pension. Masa e ndihmes ekonomike per prinderit qe lindin trinjake eshte 3 mije leke ne muaj per cdo femije te lindur. Per katernjaket prinderit marrin 4 mije leke ne muaj ndihme ekonomike per cdo femije dhe per pesenjaket prinderit perfitojne 5 mije leke ne muaj per cdo femije. Kjo ndihme ekonomike jepet derisa femijet te mbarojne arsimin e detyrueshem por jo me shume se mosha 18 vjec. Ndihma e mesiperme financiare jepet nga komuna minibashkia ose bashkia ku kane vendbanimin prinderit e femijeve pavaresisht nga perfitimi i lejes se lindjes e shperblimit te lindjes qe marrin nenat kur jane te siguruara.


13 Tetor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos