Kostoja mesatare e ndertimit cmim reference per metrin katror



Me propozimin e Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit Keshilli i Ministrave ka vendosur qe te ndryshoje masen e kostos mesatare te ndertimit ne shkalle vendi. Nisur nga kjo qeveria ka udhezuar 1. Miratimin e kostos mesatare te ndertimit te banesave nga Enti Kombetar i Banesave ne shkalle republike per vitin 2010 ne masen 34.668 tridhjete e kater mije e gjashteqind e gjashtedhjete e tete leke/m2 per siperfaqe shfrytezimi. 2. Kostoja mesatare e ndertimit dhe vlera mesatare e apartamenteve ne tregun e lire te banesave sipas qyteteve per vitin 2010 te jete sipas tabelave nr.1 nr.2 e nr.3 qe i bashkelidhen ketij udhezimi. 3. Per qytetet per te cilat nuk jane nxjerre vlerat e kostos mesatare te ndertimit te merren vlerat e kostos se ndertimit te qytetit me te afert sipas tabeles nr.1 qe i bashkelidhet ketij udhezimi. 4. Vlerat mesatare te banesave ne tregun e lire nuk mund te perdoren per tiu referuar zonave te aferta. 5. Ngarkohen Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe Enti Kombetar i Banesave per zbatimin e ketij udhezimi.

Ndertimi
Ndertimi eshte sektori qe po perjeton krizen me te madhe ne ekonomine e vendit nderkohe qe cmimet e banesave ne menyre paradoksale vetem rriten. Edhe pse ka renie te kerkeses cmimet nuk u ndalen se rrituri. Te dhenat tregojne se renia vjetore me me shume se 14 per qind e vitit te kaluar po vazhdon edhe kete vit. Ne 3 muajt e pare te 2010-es ndertimi ka qene sektori me tkurrjen me te larte. Sipas shifrave zyrtare sektori po goditet rende nga reduktimi i kerkeses se brendshme. Per pasoje numri i te punesuarve ne nje vit ka rene me 14 per qind dhe paga mesatare eshte ulur me 2 per qind. Por nga ana tjeter edhe pse raportohet nje renie e indeksit te kushtimit ne ndertim cmimet e banesave vetem shtrenjtohen. Gjate ketyre muajve banesat jane shtrenjtuar me 16 per qind krahasuar me nje vit me pare kur edhe rinisi kjo tendence. Analizat e cmimeve tregojne se rreth 40 per qind e ketij shtrenjtimi vjen nga efekti i nencmimit te lekut ndaj monedhes evropiane. Numri i lejeve te ndertimit per ndertesa te reja ka shenuar renie vjetore te ndjeshme. Ne vazhdim kushtet e shtrenguara te kreditimit ngadalesimi i normes se rritjes vjetore te pagave pritjet pesimiste te konsumatoreve per gjendjen e tyre financiare sinjalizojne nje kerkese edhe me te ulet per banesa.

Analiza
Sipas BSH-se ndikim te rritja ka pasur jo pak kursi i kembimit. Ndertimi punon ne pjesen derrmuese me euro e cila gjate nje viti pesoi vlera te larta ne raport me lekun. Konkretisht cmimet e banesave kane shenuar nje rritje vjetore prej 15.8 per qind ne tremujorin e pare te vitit 2010. Indeksi i cmimeve te banesave ICB ka shenuar rritje vjetore duke filluar nga tremujori i pare i vitit 2009. Nje pjese e rritjes se indeksit perafersisht 40 per qind reflekton efektin e nencmimit te lekut ndaj monedhes europiane- ve ne dukje raporti i politikes monetare te BSH-se. Zhvillimet ne cmimet e banesave ne tremujorin e pare te vitit 2010 jane ndikuar nga nje oferte e kufizuar ne treg. Numri i lejeve te ndertimit per ndertesa te reja banimi ka shenuar renie vjetore gjate 3 tremujoreve te fundit te vitit 2009. Kushtet e shtrenguara te kreditimit ngadalesimi i normes se rritjes vjetore te pagave krahas pritjeve pesimiste te konsumatoreve per gjendjen e tyre financiare sinjalizojne per nje kerkese te ulet per banesa analizon BSH-ja. Megjithate ballafaqimi i kerkeses me oferten ne kete treg nuk ka rezultuar ne cmime me te uleta. Nga ana tjeter indeksi i kushtimit ne ndertim ka ndjekur nje prirje renese gjate gjashtemujorit te dyte te vitit.



KOSTO MESATARE E NDERTIMIT

Nr. Qyteti Cmimi per njesi mesatare arith
Sip. shfrytezimi leke/m2 Sip. ndertimi leke/m2
1 Berat 35600 29437
2 Diber 34985 28938
3 Durres 35059 29005
4 Elbasan 32556 26942
5 Erseke 35573 29421
6 Fier 34222 28321
7 Gramsh 33208 27491
8 Gjirokaster 34767 28751
9 Korce 33949 28081
10 Kruje 34287 28360
11 Kavaje 33565 27771
12 Kucove 35697 29520
13 Kukes 36555 30240
14 Lac 34380 28436
15 Lezhe 35265 29166
16 Librazhd 33069 27359
17 Lushnje 33357 27599
18 Mat 34713 28709
19 Perrenjas 34385 28438
20 Peqin 32844 27165
21 Permet 34679 28676
22 Pogradec 34660 28665
23 Puke 36794 30435
24 Rreshen 35753 29581
25 Skrapar 35033 28973
26 Sarande 34919 28881
27 Shkoder 35408 29291
28 Tepelene 33764 27939
29 Tropoje 36648 30321
30 Tirane 34260 28333
31 Vlore 34777 28772
Kostoja mesatare 34668 28678

V.O Per qytetet te cilat nuk jane perfshire ne liste te merret kosto mesatare e qytetit me te afert.
Ne kete vlere te kostos mesatare nuk jane perfshire vlerat e
1. Rrjetit inxhinierik
2. Projektit
3. Studimit gjeologjik dhe sizmik
4. Lejes se ndertimit
5. Truallit
6. Shpenzime operacionale te EKB 4

LISTA E QYTETEVE PER CMIMET E TREGUT TE LIRE PER VITIN 2009

Nr. Qytetet Cmimi mesatar i shitjes
leke/m2 sip. shfrytezimi
1 Tirane 84750
2 Vore 50000
3 Kamez 49980
4 Durres 73968
5 Kavaje 58327
6 Shijak 43794
7 Shkoder 51405
8 Puke 13290
9 Lac-Vau Dejes 26350
10 Koplik 39256
11 Fushe-Arrez 6922
12 Lezhe 52200
13 Vlore 59101
14 Orikum 48600
15 Himare 53400
16 Korce 45500
17 Pogradec 46057
18 Bilisht 35680
19 Erseke 24959
20 Maliq 29406
21 Leskovik 20243
22 Fier 56094
23 Lushnje 41202
24 Ballsh 34800
25 Patos 31692
26 Divjake 46671
27 Roskovec 36772
28 Berat 37281
29 Kucove 32672
30 Polican 20848
31 Corovode 15946
32 Ura Vajgurore 29750
33 Elbasan 48984
34 Librazhd 42240
35 Cerrik 39658
36 Gramsh 38666
37 Peqin 39796
38 Perrenjas 38650
39 Rrogozhine 37000
40 Gjirokaster 48035
41 Permet 27456
42 Sarande 49500
43 Delvine 39800
44 Tepelene 20260
45 Memaliaj 9340
46 Kelcyre 23250
47 Konispol 34170
48 Libohove 29400
49 Lac 40552
50 Kruje 52230
51 Fushe-Kruje 52230
52 Mamurras 27247
53 Rreshen 39193
54 Kukes 34030
55 Tropoje 27300
56 Krume 27060
57 Peshkopi 40410
58 Burrel 36860
59 Bulqize 36610
60 Klos 35000
61 Sukth 41000
62 Belsh 34300
63 Selenice 25200
64 Rubik 28000
65 Komuna Kerrabe 24505
66 Komuna Shengjin 52000
67 Komuna Milot 29481
68 Komuna Kashar 58200
69 Komuna Dajt 57000
70 Komuna Farke 70000



TE DHENAT E TREGUT TE LIRE TE APARTAMENTEVE NE QYTETIN E TIRANES PER VITIN 2010

Nr. Zonat Cmimi mesatar i shitjes
leke/m2 sip. shfrytezimi
1 1/1 90000
2 1/2 68000
3 2/1 170000
4 2/2 123000
5 2/3 105000
6 2/4 110000
7 2/5 74500
8 3/1 78000
9 3/2 60000
10 4/1 70500
11 4/2 61000
12 5/1 175000
13 5/2 120000
14 5/3 105000
15 5/4 88000
16 6 68000
17 7/1 120000
18 7/2 117500
19 7/3 87500
20 7/4 61500
21 8/1 110000
22 8/2 90000
23 8/3 67500
24 9/1 130000
25 9/2 100000
26 9/3 70000
27 10/1 140000
28 10/2 140000
29 10/3 105000
30 11/1 86000
31 11/2 69000
32 11/3 64000


11 Tetor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos