10 Tetori - Dita Evropiane kunder denimit me vdekje

Keshilli i Evropes ka miratuar 10 Tetorin si Diten Evropiane kunder denimit me vdekje. Kontinenti Evropian qendron ne balle te levizjeve progresive te te drejtave te njeriut te cilat kane influencuar nje ndikim te madh ne heqjen e denimit me vdekje. Duke e bere heqjen e denimit me vdekje nje aksion politik dhe parakusht natyror per anetaresim kontinenti i vjeter eshte bere per 13 vjet nje zone pa denim me vdekje pasi nuk ka pasur asnje ekzekutim ne te 47 vendet anetare te Keshillit te Evropes perfshire 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian qe nga viti 1997.


E ardhmja e heqjes se denimit me vdekje ne te gjithe boten eshte e padiskutueshme. Ne vitin 2010 me shume se dy te tretat e botes e kane hequr denimin me vdekje ne ligj apo ne praktike dhe vetem 58 shtete e kane mbajtur ate.

Kjo dite e caktuar nga Keshilli i Evropes nuk duhet anashkaluar edhe ne Shqiperi ku megjithese nuk zbatohet denimi me vdekje ende ka shume opinione te ndryshme ne shoqerine shqiptare. Madje ky denim ne Shqiperi si nje forme e qyteteruar e hakmarrjes me gjak te ftohte eshte perdorur si mjet ndeshkimi shteteror gjate gjithe historise se shtetit shqiptar deri ne vitin 1995.

1. Rruga per heqjen e denimit me vdekje ne Shqiperi.

Denimi me vdekje ne legjislacionin penal shqiptar parashikohej ne 31 nene te K.P. te vitit 1952 ne 33 nene ne K.P. te vitit 1977. Ne Kodin Penal te vitit 1988 u pakesua denimi me vdekje ne 11 nene. Natyrisht qe me fillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi permbajtja e ketij instituti evoluoi pozitivisht. Ne K.P. te vitit 1993 u reduktua denimi me vdekje dhe aplikohej ne 16 nene. Metodat e aplikimit te denimit me vdekje ne vendin tone kane qene me pushkatim dhe me varje ne litar.

Iniciativa e pare e organit legjislativ. Ne historine e Parlamentit shqiptar per here te pare eshte diskutuar dhe votuar per heqjen e denimit me vdekje ne Shqiperi ne vitin 1993. Nga 250 deputete 70 votuan pro heqjes se denimit me vdekje 28 ndersa 180 e tyre votuan pro mbajtjes se tij. Edhe pse ajo tentative dhe ai votim nuk fitoi fakti qe 70 deputete votuan pro shenoi nje hap te rendesishem ne kapercimin e mentaliteteve te vjetra dhe dha shprese e shanse per qendrime civilizuese te shoqerise shqiptare ne te ardhmen.


Me hyrjen ne fuqi te K.P. te vitit 1995 i cili bazohej ne parime demokratike denimi me vdekje parashikohej ne pjesen e pergjithshme se bashku me burgimin e perjetshem si denim alternativ. Ndersa ne pjesen e posacme ai parashikohej ne 13 nene. Karakteristike kryesore e kesaj periudhe eshte se denimi me vdekje jo vetem u pakesua ne legjislacionin penal por edhe ne praktiken gjyqesore ai u zbatua si denim i jashtezakonshem.


Te denuar me vdekje te ekzekutuar ne vitet 1990-1995.
Viti 1990 1991 1992 1993 1994 1995 Gjithsej
Denime me vdekje 5 6 14 7 6 1 39

Me Ligjin Nr.7959 date 11.07.1995 Kuvendi vendosi aderimin e R.Sh. ne Statutin e Keshillit te Europes dhe anetaresimin e saj me te drejta te plota perfaqesimi. Mbi bazen e ketyre angazhimeve nderkombetare dhe brenda afateve te percaktuara R.Sh. nenshkroi e ratifikoi Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe disa prej protokolleve te saj si dhe permbushi mjaft detyrime te tjera te vendosura nga Asambleja Parlamentare dhe Komiteti i Ministrave prane Keshillit te Evropes.


Shqiperia gjithashtu zbatoi me korrektesi per tre vjet moratoriumin mbi ekzekutimet e denimeve me vdekje pasi nga viti 1995 nuk u ekzekutua asnje person ndaj te cilit ishte aplikuar ky lloj denimi. Ne vitet 1996-1999 6 mujori i pare nga gjykatat shqiptare u denuan me vdekje 17 persona per krime te renda por nga keta te denuar nuk eshte ekzekutuar asnje.


Miratimi i Kushtetutes dhe Vendimi i Gjykates Kushtetuese. Periudha e moratoriumit natyrisht ishte e domosdoshme ne Shqiperi ne menyre qe te pergatitej opinioni publik shoqeria shqiptare dhe klasa politike ne shqyrtimin dhe marrjen e nje vendimi te pjekur dhe te drejte. Nepermjet referundimit popullor te 22 nentorit 1998 dhe miratimit ne Kuvend Kushtetuta e R.Sh. ishte dokumenti i pare thellesisht demokratik dhe misherim i akteve dhe konventave nderkombetare qe mbronin te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.


Qe ne hartimin e saj Kushtetuta eshte bazuar midis te tjerash edhe ne parimet qe sanksionon Statuti i Keshillit te Evropes. Ne kete menyre ajo e ka konsideruar te drejten e jetes nje te drejte themelore te individeve duke e cilesuar ate si te padhunueshme. Megjithese Kushtetuta as e lejon as e ndalon shprehimisht denimin me vdekje neni 21 i saj sanksionon se jeta e personit mbrohet me ligj. Ne kete menyre Kushtetuta ia le kete ceshtje per zgjidhje legjislacionit te ardhshem dhe vendimeve gjyqesore.


Kjo gjendje vazhdoi derisa Gjykata Kushtetuese me Vendim Nr.65 date 10.12.1999 shpalli si antikushtetues denimin me vdekje ne kohe paqe qe parashikohej ne K.P. dhe K.P.U. me ane te te cilit lehtesoi e shpejtoi pozicionimin e vete organit legjislativ Kuvendit te R.Sh. per te bere rregullimet perkatese ne K.P. dhe K.P.U. si dhe ratifikimin e Protokollit Nr.6 te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut ne nenin 1 te se ciles thuhet Denimi me vdekje do te hiqet. Askush nuk do te denohet me nje denim te tille dhe askush nuk do te ekzekutohet .


Pse u angazhua Gjykata Kushtetuese ne shqyrtimin e kesaj ceshtje Ishte iniciativa e saj apo diktim i politikes Sipas Kushtetutes Gj.K. nuk mund te shqyrtoje asnje ceshtje me nismen e vet por sipas nenit 124 te Kushtetutes ajo garanton respektimin e saj ben interpretimin perfundimtar te saj dhe i nenshtrohet vetem Kushtetutes. Atehere kush e vuri ne levizje Gj.K. Pergjigjen e gjejme tek neni 145/2 i Kushtetutes ku thuhet Kur gjyqtaret cmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetuten nuk i zbatojne ato. Ne kete rast ata pezullojne gjykimin dhe ia dergojne ceshtjen Gj.K. Vendimet e saj jane te detyrueshme per te gjitha gjykatat.


Kolegji Penal i Gjykates se Larte ne nje ceshtje penale me tre te pandehur ku ndaj njerit prej tyre gjykatat me te uleta kishin dhene denimin me vdekje ne perputhje me nenin 145/2 te Kushtetutes kishte cmuar se dispozitat e K.P. qe parashikonin denimin me vdekje ishin te papajtueshme me Kushtetuten. Pikerisht per kete arsye gjyqtaret e Gjykates se Larte pezulluan gjykimin dhe derguan ceshtjen ne Gj.K. e cila e shqyrtoi dhe pas nje analize te thelle komplekse e interpretimi juridik dha vendimin Nr.65 date 10.12.1999.


Vendimi i Gjykates Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetuese te gjitha dispozitat ne Kodin Penal dhe Kodin Penal Ushtarak qe permbanin denimin me vdekje ne kohe paqe. Ky vendim ishte nje arritje e madhe ne fushen e te drejtave te njeriut dhe riafirmonte frymen demokratike te Kushtetutes dhe te zbatimit te detyrimeve nderkombetare referuar Protokollit 6 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore KEDNJ.


Shfuqizimi i denimit me vdekje nga dispozitat penale ushtarake per krime te kryera ne gjendje lufte apo gjendje te jashtezakonshme. Ne permbushje te angazhimeve nderkombetare Kuvendi i Shqiperise ka miratuar Ligjin Nr.9639 date 09.11.2006 Per ratifikimin e Protokollit Nr.13 te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore per heqjen e denimit me vdekje ne te gjitha rrethanat ne permbajtje te se ciles percaktohet shprehimisht detyrimi i shteteve pale nenshkruese per te shfuqizuar denimin me vdekje ne te gjitha dispozitat ligjore kombetare madje edhe per ato raste qe parashikojne kete denim ne gjendje lufte apo gjendje te jashtezakonshme.


Me botimin e ketij ligji ne Fletoren Zyrtare Nr.127 date 06.12.2006 heqja e denimit me vdekje nga dispozitat e Kodit Penal Ushtarak parashikuar ne gjendje lufte apo gjendje te jashtezakonshme ishte nje detyrim kushtetues. Pse Sepse Kushtetuta ne Nenin 122 midis te tjerash percakton se do marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare... dhe se Nje marreveshje nderkombetare e miratuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te.


Ne kete kuader institucioni i Avokatit te Popullit ne zbatim te detyrimit kushtetues dhe ligjor ne shkurt te vitit 2007 i ka rekomanduar Kuvendit dhe Qeverise se R.Sh. marrjen e nismes ligjore per te shfuqizuar Nenet 7/1 8/a 25 26 28 34 47 dhe 77 te Ligjit Nr.8003 date 28.09.1995 ndryshuar me Ligjin Nr.8919 dt.04.07.2002 Kodi Penal Ushtarak.


Nga institucionet perkatese u mor iniciativa ligjore dhe me ligj Nr.9722 date 30.4.2007 Kuvendi i Shqiperise miratoi ndryshimet perkatese te ligjit nr.8003 date 28.9.1995 Kodi Penal Ushtarak i R.Sh. i ndryshuar me ane te te cilave shfuqizonte denimin me vdekje nga dispozitat e K.P.U. parashikuar ne gjendje lufte apo gjendje te jashtezakonshme duke shenuar nje progres ne legjislacionin penal per heqjen e denimit me vdekje ne Shqiperi ne te gjitha rrethanat.


2. Eksperienca nderkombetare per denimin me vdekje.

Edhe pse kemi 15 vjet qe nuk zbatojme denimin me vdekje ne Shqiperi ende ka nje debat te madh lidhur me heqjen e tij si te parakohshem jo mase efikase etj. madje shume syresh jane edhe pro rivendosjes se tij pasi sipas tyre vendosja e ketij denimi do te ishte nje mase efikase ne parandalimin e krimeve dhe denimin e autoreve. Natyrisht shpesh merret si argument fakti qe vende si Japonia Kina etj. dhe sidomos ShBA e zbatojne ende kete lloj denimi. Natyrisht me gjithe presionin pozitiv te akteve nderkombetare zbatimi i denimit me vdekje ne keto vende mbetet e drejte e legjislacionit penal te brendshem.


Ne ShBA drejtesia penale ne pjesen me te madhe eshte ceshtje e shteteve te vecanta federale ku ne 32 vende praktikohet ende denimi me vdekje ndersa vendet e tjera ose e kane hequr fare nga legjislacioni ose e kane pezulluar. Ndryshe nga shtetet ne vecanti ne rrafshin federal ne ShBA denimi me vdekje zbatohet vetem ne raste te vecanta si rregull ne raste krimesh kunder shtetit p.sh. ne rastin e organizatoreve te sulmeve te 11 shtatorit 2001.


Ne shoqerine amerikane gjithnje dhe me shume ka njerez qe e kundershtojne denimin me vdekje. Madje vitet e fundit jurisprudenca ne ShBA ka qene shume e diferencuar ne lidhje me denimin me vdekje. Megjithese Gjykata e Larte ne ShBA e ka shpallur denimin me vdekje konform kushtetutes ne vitin 2005 ajo ndaloi kete lloj denimi per personat me aftesi te kufizuar dhe te miturit duke pranuar per here te pare bazat ligjore nderkombetare dhe duke iu nenshtruar presionit nderkombetar per kete ceshtje.


Denimi me vdekje eshte konsideruar nga Amnesty International si mohimi i fundit i te drejtave te njeriut veper mizore cnjerezore dhe degraduese e bere ne emer te drejtesise dhe qe shkel te drejten e jetes te shpallur ne Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut.


3. Perfundime lidhur me heqjen e denimit me vdekje.

Denimi me vdekje ka qene nje shembull i skajshem torture nje forme ndeshkimi qe dhunonte te drejtat e njeriut. Ai perbente nje menyre te paligjshme denimi te cilen e perdorte vete shteti. Ne kete kuader ne duhet te kuptojme qe te drejtat e njeriut vlejne per te gjithe.


Sistemi i drejtesise sado i persosur mund te beje edhe gabime ne dhenien e drejtesise sikurse ka ndodhur edhe ne vende me demokraci te zhvilluar dhe me sisteme te drejtesise te konsoliduara dhe te pavarura. Duke ditur qe te gjitha sistemet gjyqesore mund te bejne gabime dhe per sa kohe qe vazhdon denimin me vdekje njerezit e pafajshem do te ekzekutohen. Kjo nuk do te thote qe vrasesi te mund te transformohet ne deshmor.


Ekzistenca dhe zbatimi per shume shekuj i denimit me vdekje tregoi se ai nuk ka pasur ndikim te fuqishem mbi dinamiken strukturen e parandalimin e kriminalitetit. Arma me efikase ne luften kunder krimit pashmangshmerisht eshte denimi por jo denimi mizor. Duke perdorur denimin me vdekje ne lidhje me qytetaret e saj madje edhe ndaj krimineleve shteti i edukon qytetaret e saj me mizori dhe egersi.


Kjo eshte e demshme dhe jo produktive sepse do te reflektohet nga ana e qytetareve ne lidhje me njeri-tjetrin dhe ne raport me vete shtetin. Mesazhi moral qe percon denimi me vdekje ben efektin e kundert sepse perligj pikerisht ate sjellje-vrasjen qe ligji kerkon ta shtype duke minuar ligjshmerine e autoritetin moral te sistemit gjyqesor. Denimi me vdekje inkurajon nje kulture te dhunes.


Nga eksperienca jone e ketyre 15 viteve te pezullimit dhe pas heqjes se tij por dhe eksperienca e vendeve te tjera nuk ka prova bindese se krimet per te cilat parashikohej denimi me vdekje jane ne perqindje me te ulet se ne kohen kur ai parashikohej ne legjislacionin penal. Keshtu nese krahasojme vitet 1998-2004 norma e vrasjeve ne Kanada e cila nuk e zbaton denimin me vdekje ka qene 1.82 per 100.000 banore ne Evrope e cila nuk e zbaton denimin me vdekje ka qene 1.5 per 100.000 banore ndersa ne ShBA e cila e zbaton denimin me vdekje ne nje pjese te konsiderueshme te shteteve ka qene 6.3 per 100.000 banore.


Edhe ne Shqiperi nese krahasojme dy periudha 5 vjecare vitet 1991-1995 kur ka ekzistuar denimi me vdekje norma mesatare e vrasjeve ka qene 37.46 vrasje per 100.000 banore ndersa ne vitet 2004-2008 periudhe qe denimi me vdekje nuk ekziston norma mesatare e vrasjeve eshte ulur me shume se 50 16.76 vrasje per 100.000 banore .


Pra nuk provohet se ka lidhje midis ketij denimi dhe parandalimit te krimit dhe se denimi me vdekje perben nje pengese me efektive se sanksionet alternative te denimit me burgim te perjetshem apo ato afatgjata te cilat ne fund te fundit jane nje vdekje e ngadalte.


Historikisht ne Shqiperi krahas denimit me vdekje ka vepruar edhe zakoni i gjakmarrjes. Heqja e denimit me vdekje nuk mund te luaje rol per ruajtjen e gjate te gjakmarrjes sepse bartesit e psikologjise dhe te zakoneve te vjetra mbeten gjithnje e me pak. Pra gjakmarrja mbetet nje dukuri kalimtare.


Heqja e denimit me vdekje kerkon forcimin e shtetit ligjor dhe te organeve shteterore per te krijuar besim tek ligji e shteti siguruar stabilitet politik e siguri publike jeten e pronen e njerezve si dhe per te mos e politizuar ate. Rol te rendesishem per rritjen e forces zbuluese hetimin dhe denimin e autoreve te veprave penale dhe parandalimin e kriminalitetit kane organet e policise prokurorise dhe gjykates ndaj ne menyre te vecante duhen forcuar keto organe.


Roli i opinionit shoqeror OJF mediave etj. ne luften kunder kriminalitetit eshte me se i domosdoshem dhe me shume vlera ne krijimin e nje klime besimi ndaj organeve ligjzbatuese forcimin e opinionit publik per parandalimin dhe luften kunder kriminalitetit dhe sidomos ndaj krimit te organizuar dhe terrorizmit.

Degjimi shpesh here ne media i opinioneve te qytetareve te thjeshte per rivendosjen e denimit kapital qe nuk jane pak dhe meritojne se paku vleresim dhe sqarim jo vetem qe nuk pershtaten me filozofine e rehabilitimit social te zbatuar ne institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale ne Shqiperi me ane te te cilit synohet riintegrimi i te denuarve ne shoqeri por mohojne parimin e rehabilitimit te te denuarve i cili nenkupton refuzimin e cfaredo forme te brutalitetit qofte fizike ose mendore me synimin per te inkurajuar respektin per te drejtat e njeriut.


Populli shqiptar deshiron punon dhe aspiron per tu integruar ne Evrope ndaj duhet te perqafoje te gjitha politikat dhe te implementoje te gjitha ligjet evropiane. Detyra shtrohet qe institucionet shteterore shoqeria shqiptare mediat universitetet publike a private etj. duhet te bejne me shume ne drejtim te perpunimit sensibilizimit dhe emancipimit te opinionit publik ne Shqiperi.

shte me se i domosdoshem ndryshimi dhe permiresimi i konceptit se denimi me vdekje nuk eshte menyra me efektive per parandalimin dhe luften kunder kriminalitetit sesa format e tjera te denimeve alternative. Duke shprehur respekt te vecante per viktimat e krimit moszbatimi i ketij denimi ndaj autorit nuk minimizon apo harron vuajtjen e tyre shpirterore dhe morale per te cilen padyshim qe autori duhet te marre denimin e merituar.

Por duhet kuptuar drejt se ne asnje rrethane shteti i qyteteruar dhe demokratik nuk mund ti jape vetes prerogativen e arbitrit te jetes ose te vdekjes se individit. Zbatimi i denimit kapital vjen ne kundershtim me normat e civilizuara dhe te sjelljeve moderne te shoqerise demokratike qe synojme te ndertojme.


Autori eshte ish-drejtor i Policise se Tiranes.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos