Ban kunder zvogelimit te ndihmave per te varfrit

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon ka kerkuar nga vendet donatore qe te mos nderpresin ndihmen per vendet e varfra pavaresisht problemeve ekonomike ne nivel global.

Apeli i Banit u be ne fillim te takimit tre ditor te udheheqesve boterore per te diskutuar mbi realizimin e objektivave te mileniumit.

Kryeministri spanjoll Joze Luis Rodrigues Zapatero kerkoi nga pjesemarresit te gjenden menyra te tjera per te financuar programet qe lidhen me luften kunder varferise urise dhe ndryshimet klimatike.

Spanja eshte nje nga vendet e goditura keq nga kriza ekonomike.

Zapatero dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy kerkuan vendosjen e nje tatimi per transaksionet financiare e cila do te perdorej per te grumbulluar fonde per luftimin e varferise.

Banka Boterore raportoi se do te rrise me 750 milione dollare fondet per arsimin gjate pese viteve te ardhshme.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos