OSSH hedh online faturat e energjise elektrike

TIRANE- Operatori i Sistemit te Shperndarjes OSSH ka nisur pajisjen e te gjithe faturuesve me nje aparat palmar me GPS nepermjet te cilit jo vetem hidhen te dhenat online por monitorohen edhe faturuesit.

Burime nga Drejtoria e Matjeve prane OSSH-se bene te ditur se cdo faturues nepermjet sistemit GPS monitorohet per punen qe kryen dhe pervec kesaj ka detyre te fotografoje matesin.

Sipas tyre lexuesi nuk mund te beje me gabim njerezor apo manipulim shifrash pasi fotografimi i matesit nuk do te lejoje me asnje abuzim.

Nderkohe te dhenat qe kalojne ne kohe reale ne serverin qendror monitorohen dhe brenda dites kapet se ku eshte bere gabimi pa u printuar ende fatura e abonentit.

Nepermjet ketij investimi kompania CEZ konfirmon ne kohe reale edhe abuzimet apo cenimin e matesve nga ana e abonenteve. Brenda vitit 2011 CEZ synon faturimin e kompjuterizuar te energjise ne te gjithe vendin.
Kompania OSSH qe nga 1 qershori i vitit 2009 administrohet nga kompania ceke CEZ.
atsh/BalkanWeb

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos