Udhezimi ja normat e reja te punes mesimore dhe edukative

Ministria e Arsimit me ane te nje udhezimi ka percaktuar normat mesimore te stafit pedagogjik parauniversitar. Ja te gjitha normat e reja


Ministria e Arsimit me ane te nje udhezimi ka percaktuar normat e punes mesimore-edukative te mesuesve te arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Keshtu ne baze te ketij udhezimi duke filluar nga viti shkollor 2010-2011 normat e punes mesimore edukative do te ndryshojne nga nje vit me pare.


Madje do te kete edhe norma te vecanta per mesuesit kujdestar mesuesit qe merren me bibliotekat e shkollave mesuesit qe merren me ekipet sportive te shkollave dhe norma te tjera. Gazeta Shekulli publikon te gjitha normat mesimore per te gjithe kategorite e stafit pedagogjik parashkollor dhe parauniversitar.


Oret mesimore


Udhezimi i MASH-it ka percaktuar ore mesimore fikse per stafin pedagogjik. Keshtu vihet re se per mesuesit e ciklit fillor do te kene 24 ore ne jave ndersa mesuesit e ciklit te larte si mesuesit e matematikes fizikes biologjise kimise informatikes do te kene 22 ore ne jave. Ndersa per mesuesit e Gjuhes Shqipe dhe Letersise 20 ore ne jave. Ndersa sa i takon mesuesve te shkollave te mesme te Letersise dhe te Matematikes do te kene 20 ore ne jave ndersa mesuesit e lendeve te tjera 22 ore ne jave.


Gjithashtu ne udhezim percaktohen oret mesimore edhe per drejtuesit e shkollave dhe konkretisht per nje drejtor shkolle me 81-300 nxenes do te kete 8 ore ne jave ndersa per nje drejtor shkolle me 301-700 nxenes do kete 6 ore mesimore ne jave.


Norma te vecanta


Norma vjetore e mesuesit sipas udhezimit te MASH quhet prodhimi i numrit me te madh te javeve mesimore te planit mesimor me normen vjetore te mesuesit. Keshtu mesuesi qe drejton biblioteken ne shkolle dhe punon me librin i ulet norma mesimore me 3 ore ne jave ndersa mesuesi i shkolles se mesme qe merret me veprimtarite artistike dhe kryen detyren e koordinatorit me qeverine e nxenesve per shkollat me mbi 700 nxenes i ulet norma me 4 ore mesimore. Puna e mesuesit kujdestar ne shkollat e arsimit baze dhe te mesem barasvleresohet me nje ore mesimore ne jave.


Mesuesi fillimisht ngarkohet me norme te plote mesimore ndersa kjo ore paguhet si ore suplementare mbi ngarkesen mesimore mujore ose vjetore - behet e ditur ne udhezim duke u shtuar se mesuesit qe stervisin ekipet e shkollave jo me shume se dy lloje sporti per femra dhe meshkuj i ulen nga ngarkesa mesimore 3 ore ne jave per shkollat mbi 700 nxenes nese ato kane palester. Sipas udhezimit pergjegjesi i bazes prodhuese ne shkollat profesionale merr gjysmen e ngarkeses mesimore javore te mesuesit.


Ndersa per zhvillimin e praktikes ne shkollat e arsimit profesional gjuhes se huaj ne shkollat e mesme te gjuheve te huaja lendeve te specialitetit ne shkollat koreografike dhe teori solfezhi ne shkollat e muzikes nese ka mbi 20 nxenes ndahen ne grupe.


Specialistet qe zhvillojne ore te vecanta ne institucionet e arsimit parauniversitar shkolla paguhen vetem per oret e mesimit qe zhvillojne. Numri i punonjesve mesimore ne ciklin fillor te shkolles 9-vjecare te llogaritet mbi ngarkesen javore 24 ore kur klasa kolektive ka mbi 10 nxenes.


I. Arsimi parashkollor
1 Drejtoreshe kopshti 18/20 ore ne jave
2 Edukatore kopshti 30 ore ne jave
3. Norma e kontrollit te drejtoreahes se kopshtit 6 ore ne jave

II. Arsimi baze
1. Mesues ne ciklin fillor 24 ore ne jave
2. Mesues ne ciklin e larte 20 ore ne jave
a- Mesues i matematikes fizikes
biologjise kimise informatikes 22 ore ne jave
b- Mesues i gjuhes shqipe dhe letersise 20 ore ne jave
c- Mesues i lendeve te tjera 24 ore ne jave
d- Mesues ne institutin e femijeve me aftesi
te kufizuara 22 ore ne jave
e- Edukatore ndihmes mesues te institucioneve
te femijeve me aftesi te kufizuar 30 ore ne jave

Drejtues
a- Drejtor i shkolles me 81-300 nxenes 8 ore ne jave
b- Drejtor i shkolles me 301-700 nxenes 6 ore ne jave
c- Zv.drejtor i shkolles me 301-700
pergjegjes per amzen dhe per inventarin e shkolles 8 ore ne jave
d- Drejtor i shkolles me mbi 700 nxenes 4 ore ne jave
e- Zv.drejtor i shkolles me mbi 700 nxenes
- Nje zv.drejtor 8 ore ne jave
- Nje zv.drejtor pergjegjes amzen dhe per
inventarin e shkolles 6 ore ne jave

Norma e kontrollit
a- Drejtor i shkolles 2 ore ne jave pa testet me shkrim
b- Zv.drejtor i shkolles 4 ore ne jave pa testet me shkrim

III. Arsimi i mesem
1. Mesues
a- Mesues i letersise dhe i matematikes 20 ore na jave
b- Mesues i lendeve te tjera 22 ore ne jave
c- Mesues i praktikave profesionale 30 ore ne jave

2. Drejtues
a- Drejtor i shkolles me 81-300 nxenes 8 ore ne jave
b- Drejtor i shkolles me 301-700 nxenes 6 ore ne jave
c- Zv.drejtor i shkolles me mbi 700 nxenes 8-10 ore ne jave
d- Drejtor i shkolles me mbi 700 nxenes 4 ore ne jave
e- Zv.drejtor i shkolles me mbi 700 nxenes 8 ore ne jave
f- Drejtor i shkolles profesionale me status
kombetar me 301-500 nxenes 6 ore ne jave
g- Zv.drejtor i shkolles profesionale me status
kombetar me 301-500 nxenes 8/10 ore ne jave
h- Zv.drejtor i shkolles profesionale me status
kombetar me 501-700 nxenes 4 ore ne jave
i-Zv.drejtor i shkolles profesionale me status
kombetar 501-700 nxenes 8 ore ne jave

3. Norma e kontrollit
a- Drejtor i shkolles 2 ore mesimore pa testet
b Zv.drejtor i shkolles 4 ore mesimore pa testet

4. Norma te tjera
Elemente te tjera perberes te llogaritura me konvertim qe do te perfshihen ne normen mesimore


a- Ore per provimet me shkrim semestrale dhe vjetore te klasave te korrespondences per cdo mesues llogariten 10 provime me shkrim = 1 ore mesimore


b- Ore per shoqerimin dhe drejtimin klases ne praktikat profesionale mesimore
1.5 ore = 1 ore mesimore


c- Konsultim per sistemin e shkollave te mesme me kohe te shkurtuar te nxenesve per klase si me poshte
- per provimin e matematikes 10-15 ore ne vit
- per provimin e gjuhes dhe letersise 10-12 ore en vit
- per lendet shkencore 8-10 ore ne vit
- per lendet shoqerore 8 ore ne vit


Vasili

Inspektorati i higjienes nuk e beri punen ne sezoni turistik

Duke bere bilancin e punes se Inspektoratit Sanitar ne fund te sezonit veror ministri i Shendetesise Petrit Vasili u shpreh se ka munguar vendosmeria per tu perballur me problemet e higjienes urbane sic mund te jene zhurmat e padurueshme kontrolli mbi mbeturinat apo niveli hidrosanitar i lokaleve apo ambienteve te tjera te frekuentuara nga turistet.


Ketij bumi te jashtezakonshem turistesh jo ne te gjitha rastet Inspektoratit Sanitar i eshte pergjigjur me vendosmerine e duhur ne menyre te vecante per ceshtje qe lidhen me menyre te vecante me ceshtje te higjienes urbane. Shpesh here eshte verejtur dhe nje terheqje perpara presionit te disa bizneseve per te vazhduar shkeljen e rregullave - u shpreh Vasili.


Si reflektim per kete situate dhe rimodelimin e punes ministri Vasili njoftoi marrjen e masave administrative si verejte apo paralajmerim per perjashtim per disa nga drejtoret e shendetit publik ne disa nga qytetet kryesore turistike. Me tej Vasili shtoi se do te ndiqen penalisht te gjithe ata qe abuzojne me detyren.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos