Sot shpallen listat me pikėt e maturantėve qė plotėsuan formularin e pasaktėsive



Shpallen sot listat me pikėt e maturantėve qė kanė plotėsuar formularėt e pasaktėsive. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka bėrė tė ditur se tė gjithė maturantėt qė kanė plotėsuar formularin e korrigjimeve do tė njihen sot me vlerėsimin e APRIAL. Publikimi i kėsaj liste do tė bėhet njė ditė pasi ka pėrfunduar dorėzimi i ankesave nga tė gjithė maturantėt qė nuk kanė qenė dakord me vlerėsimin pėr rezultatet e Maturės Shtetėrore.

Formulari

Maturantėt qė janė njohur me pikėt e fituara nga Matura Shtetėrore dhe nuk kanė qenė dakord me vlerėsimin apo kanė vėnė re pasaktėsi kanė pasur dy javė kohė pėr tė plotėsuar ankesėn. Ēdo maturant ka tė drejtė tė plotėsojė formularin e Korrigjimit tė Pasaktėsive, qė lidhet me tė dhėnat personale dhe notėn mesatare dhe nota e provimeve tė detyruara (D1, D2) dhe atyre me zgjedhje (Z1, Z2) tė ēdo maturanti. Ky formular ėshtė pėrgatitur pėr tė evidentuar korrigjimet e pasaktėsive qė duhen bėrė pėr njė maturant. Ai u jepet vetėm maturantėve qė kanė kontestime pėr tė dhėnat e tyre nė Librin e Transparencės. Secili maturant qė konstaton njė pasaktėsi, ka tė drejtė tė plotėsojė kėtė formular duke kėrkuar korrigjimin e pasaktėsisė. Nė Formularin e Korrigjimit tė Pasaktėsive ėshtė e detyrueshme tė plotėsohen tė dhėnat pėr Rrethin, Bashkinė/Komunėn, Shkollėn dhe ID e maturantit si dhe tė dhėna tė tjera. Kjo kėrkesė duhet tė konfirmohet zyrtarisht nga drejtoria e shkollės dhe Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore (DAR/ZA), pasi kėto institucione tė arsimit kanė tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė e verifikimit tė dokumentacionit shkollor. Tė dhėnat qė kanė lidhje me notat D1, D2, Z1, Z2 konsultohen nga ana e specialistėve tė APRIAL-it dhe AVA-s me bazėn e tė dhėnave dhe mė pas konfirmohen nga Drejtori i APRIAL-it. Pra, APRIAL-i, pėr secilin prej maturantėve disponon nė kompjuter jo vetėm tė dhėnat e gjeneraliteteve, notave, por dhe imazhin e formularit A2 si dhe imazhin e kėtij formulari, pėr ata qė e kanė plotėsuar.

Afati

Sipas afateve tė pėrcaktuara nga MASH-i, deri mė datėn 30 gusht u dorėzuan nė APRIAL formularėt e korrigjimit tė pasaktėsive. Bashkė me Librin e Transparencės pėr maturantėt u shpėrnda edhe formulari i Korrigjimit tė Pasaktėsive, i cili ėshtė plotėsuar nga tė rinjtė qė kanė pasur ankesa lidhur me vlerėsimin qė u ėshtė bėrė atyre pėr provimet e Maturės Shtetėrore. Pas shpalljes sė listės sė pikėve pėr maturantėt qė kanė plotėsuar ankesa APRIAL do tė nis punėn pėr pėrfundimin e procesit. Do tė jenė disa ditė pune pėr tė saktėsuar e pėrfunduar bazėn e tė dhėnave tė tė gjithė maturantėve kandidatė pėr studime nė universitete. Vetėm pas saktėsimit tė bazės sė tė dhėnave, do tė futet nė punė programi kompjuterik pėr tė pėrcaktuar fituesit nė tė gjithė programet e studimit tė universiteteve shqiptare. Pas kėsaj, APRIAL-i do tė pėrgatisė listat e fituesve pėr secilin program studimi dhe do t’i shpėrndajė ato nė formė elektronike nė tė gjitha universitetet.
















31 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos