Policia Gjyqėsore, ligji i ri pėr emėrimet, shkarkimet dhe pagat



Artan CENA
TIRANĖ - Oficerėt e Policisė Gjyqėsore do tė kenė trajtim tė ndryshėm tani e tutje, jo si mė parė. Me botimin nė Fletoren Zyrtare tė ligjit, tanimė pritet vetėm hyrja nė fuqi e tij, qė do tė bėhet nė datėn 10 shtator. Nė ligjin e miratuar nga Kuvendi, flitet pėr rritje pagash tė OPGJ-sė (Oficerėve tė Policisė Gjyqėsore), si dhe ndryshime nė sistemin e vlerėsimit tė tyre, lėvizjen nė rrethe, emėrimet dhe shkarkimet. Gjithashtu pėrcaktohen nė mėnyrė tė qartė dhe ndėshkimet qė do tė marrin oficerėt e Policisė Gjyqėsore nėse gjatė punės sė tyre u gjenden shkelje. Nė ligjin e miratuar janė pėrcaktuar qartė dhe kushtet kur njė oficer i Policisė Gjyqėsore mund tė tėrhiqet, tė heqė dorė nga njė ēėshtje. Ndėrkaq qė ėshtė qartėsuar dhe puna qė do tė bėjnė ata dhe mėnyra e saj.
Emėrimet dhe transferimet
Nė ligjin e ri ėshtė hequr numri i ngurtė i juristėve qė duhet tė pėrbėjnė Policinė Gjyqėsore, jo domosdoshmėrisht 1/4 e personelit. Ndryshimi tjetėr nė nenin 8 ka tė bėjė me shtimin e njė paragrafi pėr forcimin e pozicionit tė pjesėtarėve tė seksioneve gjyqėsore gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tyre, si njė garanci procedurale ndaj ndėrhyrjeve apo presioneve. Konkretisht, ata nuk mund tė hiqen nga veprimtaria e Policisė Gjyqėsore pėrveēse me pėlqimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe nuk mund tė zėvendėsohen apo tė hiqen nga hetimet qė u janė ngarkuar, pavarėsisht momentit procedural nė tė cilin ky hetim ndodhet, pėrveē me vendim tė drejtuesit tė prokurorisė. Njė nen i veēantė ėshtė pėr transferimin apo ngritjen nė detyrė tė agjentėve tė Policisė Gjyqėsore, si dhe marrjen e pėlqimit tė prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr kėto lėvizje. Janė pėrcaktuar, gjithashtu, edhe kushtet kur oficeri heq dorė apo hiqet nga njė hetim, si dhe kushtet e lirimit apo shkarkimit nga detyra. Nė ligj janė pėrcaktuar rastet e procedimit disiplinor tė punonjėsve tė Policisė Gjyqėsore kur konsiderohen shkelje, llojet e masave disiplinore, si dhe trajnimin e vazhdueshėm dhe tė detyrueshėm tė kėtyre oficerėve gjatė kohės qė ushtrojnė funksionin e oficerit apo agjentit tė Policisė Gjyqėsore.
Vartėsia dhe shkolla
Me ligjin e ri tė OPGJ-sė ruhet organizimi aktual, por duke shtuar nė tė specialistė tė fushave tė ndryshme, tė emėruar nga prokurori i Pėrgjithshėm, tė cilėt do tė kryejnė detyra ekspertize. Nė ligjin aktual, prokurori i Pėrgjithshėm kishte kompetencė emėrimin e personelit, ku njė e katėrta ishin juristė. Nė kėtė institucion, me ligjin e ri, tani pėrfshihen dhe ekspertė tė fushave tė ndryshme. Njė tjetėr pikė e rėndėsishme ėshtė dhe niveli i pėrgatitjes tė oficerėve tė Policisė Gjyqėsore krahasuar me ata tė emėruar nga Policia e Shtetit. Pėr kėtė qėllim ėshtė miratuar qė tė ketė trajnime tė detyrueshme. Gjithashtu, pėrcaktohet prerė qė varėsia e oficerit tė Policisė Gjyqėsore do tė jetė nga prokurori, i cili drejton dhe kontrollon veprimtarinė e saj duke disponuar personelin dhe duke shfrytėzuar ēdo shėrbim tė kėsaj policie. Nė Policinė Gjyqėsore do tė ketė oficerė dhe agjentė, tė cilėt i ndajnė gradat mes tyre. Njė OPGJ tani ka detyrimin pėr tė respektuar rregullat e legjislacionit nė fuqi pėr ndalimin e publikimit tė akteve qė dokumentojnė veprimet procedurale, si dhe tė ēdo informacioni qė rrjedh prej tyre.
Pagesat
Nė nenin 6 tė kėtij projektligji ka disa ndryshime tė pėrqasjes sė ligjit me sistemin e ri tė gradave dhe niveleve tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit. Kėshtu, sipas projektligjit, oficeri i Policisė Gjyqėsore i nivelit drejtues mė tė lartė pėr shėrbimin, pėrgjigjet para drejtuesit tė prokurorisė, nė kompetencėn territoriale tė tė cilit ndodhet qendra e shėrbimit tė Policisė Gjyqėsore. Nė nenin 7 ka njė riformulim tėrėsor tė tij, pasi krahasuar me dispozitėn aktuale, risia qė parashikohet nė kėtė ndryshim ka tė bėjė me ruajtjen e organizimit dhe hierarkisė sė shėrbimeve tė Policisė Gjyqėsore sipas strukturės sė institucionit publik ku bėjnė pjesė. Pėr ndjekjen e formave tė veēanta tė kriminalitetit, drejtuesi i institucionit pėrgjigjet dhe kujdeset pėr ngritjen dhe funksionimin e shėrbimeve tė posaēme tė Policisė Gjyqėsore.

Shkarkimi dhe lirimi
1. Oficeri/agjenti i Policisė Gjyqėsore lirohet nga detyra kur:
a) jep dorėheqjen;
b) mbush moshėn e pensionit;
c) bėhet i paaftė pėrgjithmonė pėr tė kryer detyrat zyrtare, pėr shkak tė kushteve shėndetėsore;
ē) dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės tė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale.
2. Oficeri/agjenti i Policisė Gjyqėsore shkarkohet nga detyra kur:
a) dėnohet me vendim gjyqėsor tė formės tė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale;
b) merret ndaj tij masa disiplinore e largimit nga detyra.

Emėrimi
1. Caktimi nė seksionet e Policisė Gjyqėsore bėhet bazuar nė njė procedurė konkurrimi, nga ministri, qė ka nė kompetencė forcėn policore ku bėn pjesė kandidati, ose nga prokurori i Pėrgjithshėm, nė rastin e juristėve dhe specialistėve tė fushave tė ndryshme tė ekspertizės.
2. Rregulla mė tė hollėsishme pėrcaktohen me udhėzim tė pėrbashkėt tė prokurorit tė Pėrgjithshėm, ministrit tė Brendshėm dhe ministrave pėrgjegjės qė kanė nė kompetencė forca policore.

Transferimi dhe ngritja nė detyrė e OPGJ-ve
1. Organi kompetent i forcės policore njofton dhjetė ditė pėrpara drejtuesin e prokurorisė
pranė gjykatės sė rrethit gjyqėsor nė rastet kur do tė ngrihen nė pėrgjegjėsi ose do tė transferohen oficerėt e Policisė Gjyqėsore nė varėsi tė tyre.
2. Nėse transferimi i oficerit tė Policisė Gjyqėsore mund tė ndikojė nė ecurinė e hetimeve paraprake tė njė ēėshtjeje komplekse, transferimi shtyhet/pezullohet deri nė pėrfundimin e hetimeve, me kėrkesė tė prokurorit tė Pėrgjithshėm, bazuar nė njoftimin e drejtuesit tė prokurorisė pėrkatėse.
3. Transferimi, qoftė edhe i pėrkohshėm, i oficerėve dhe agjentėve tė seksioneve tė Policisė Gjyqėsore bėhet sipas kėrkesės sė motivuar tė organit kompetent tė forcės policore, pasi tė ketė marrė mendimin paraprak dhe pėlqimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kundėrshtimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm duhet tė jetė i motivuar dhe nuk mund tė bėhet nė rastet e ngritjes nė detyrė, nė nivel ose gradė tė oficerėve dhe agjentėve tė Policisė Gjyqėsore.

Shkeljet disiplinore
1. Shkeljet e disiplinės sė punonjėsit tė Policisė Gjyqėsore ndahen nė:
a) tė lehta;
b) tė rėnda;
c) shumė tė rėnda.

Masat disiplinore
1. Masat disiplinore kundėr punonjėsit tė Policisė Gjyqėsore, qė jepen sipas rėndėsisė dhe nė raport me shkeljen disiplinore tė kryer, janė si mė poshtė:
a) vėrejtje me shkrim;
b) vėrejtje me paralajmėrim;
c) ulje nė detyrė me afat nga tre muaj gjer nė njė vit;
ē) pezullim nga detyra deri nė 6 muaj;
d) largim nga detyra.

Rritja e pagave OPGJ-ve
a) 2 pėr qind shtesė pagė pėr ēdo vit pune vjetėrsi nė detyrė;
b) 59 500 lekė tė rinj, paga bazė e oficerit tė Policisė Gjyqėsore, e barabartė me 70% tė pagės sė prokurorit tė rrethit;
c) 4760 lekė shtesa nė pagė pėr vjetėrsi muaj
11 900 lekė tė rinj nė muaj, shtesa maksimale e pagės pėr vjetėrsi pune pėr OPGJ nė Shkallėn e Parė;
ē) 115 oficerė nė Prokuroritė e Shkallės sė Parė nė rrethe;
d) 13 oficerė tė Policisė Gjyqėsore tė Krimeve tė Rėnda;
e) 5 oficerė tė Policisė Gjyqėsore nė prokuroritė e apeleve;
f) 20 oficerė tė Policisė Gjyqėsore nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.

Funksionet e Policisė Gjyqėsore
a) merr dijeni pėr veprat penale;
b) parandalon ose pengon pasojat e mėtejshme qė rrjedhin nga veprat penale;
c) kėrkon autorėt e veprave penale;
ē) kryen veprimet e nevojshme pėr tė siguruar burimet e provės dhe pėr tė grumbulluar gjithēka qė i shėrben zbatimit tė ligjit penal;
d) kryen ēdo hetim dhe veprim tė urdhėruar ose tė deleguar nga organi procedues;
dh) kryen veprime procedurale pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore penale;
e) kryen veprime nė kuadėr tė marrėdhėnieve juridiksionale penale me autoritetet e huaja brenda apo jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė;
ė) kryen veprimet nė zbatim tė Ligjit Nr. 10 192, datė 3.12.2009 “Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe trafikimit nėpėrmjet masave parandaluese kundėr pasurisė”;
f) kryen ēdo detyrė tė tjetėr tė parashikuar nė legjislacionin nė fuqi.



28 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos