Profesionet e rregulluara, ja tarifat pėr provimin e shtetit




Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėrcakton tarifat e provimit tė shtetit pėr profesionet e rregulluara. Nė rregulloren qė ky institucion ka nxjerrė pak kohė mė parė pėrcaktohet se kandidati ka tė drejtė ta japė provimin e shtetit 5 herė. Studentėt e diplomuar nė degėt Mjekėsi, Farmaci, Infermieri, Fizioterapi, Veterineri, Arkitekturė, Inxhinieri, Juridik ose nė ndonjė program tjetėr studimi qė njihet si profesion i rregulluar me ligj, duhet tė paguajnė tarifa nga 30 mijė deri nė 120 mijė lekė pėr tė dhėnė provimin e shtetit. Tarifat pėr provimin e shtetit, pėr kandidatin qė jep provimin pėr herė tė parė, ėshtė 30 mijė lekė, ndėrsa kur provimi jepet pėr herė tė dytė, tarifa rritet me 20 mijė lekė, duke shkuar nė 50 mijė lekė. Pėr kandidatėt qė u janė nėnshtruar dy herė provimeve dhe nuk kanė mundur tė kalojnė, tarifa pėr t’u futur pėr herė tė tretė nė provimin e shtetit shkon nė 80 mijė lekė. Jo pak, por plot 100 mijė lekė duhet tė paguajė njė kandidat qė futet nė provim pėr herė tė katėrt. Pėr herė tė pestė, personi qė do t’i nėnshtrohet provimit tė shtetit, pėrcaktuar nga Ministria e Arsimit, duhet tė paguajė tarifėn prej 120 mijė lekė.

Regjistrimi

Rregullorja e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr profesionet e rregulluara pėrcakton mėnyrėn se si do tė bėhet regjistrimi dhe pranimi nė provim i kandidatėve. Pranimi i kandidatėve nė provim ėshtė kompetencė vetėm e autoritetit kompetent. Ai pėrcakton datėn dhe qendrėn e zhvillimit tė provimit. Regjistrimi pėr provimin e shtetit mund tė bėhet menjėherė pas diplomimit, pranė Urdhrit Profesional (UP) pėrkatės. Kėrkesa bėhet me shkrim dhe e shoqėruar me dokumentacionin e kėrkuar duhet tė dorėzohet brenda datės 15 shtator. Kjo kėrkesė dėrgohet nga UP nė Ministri brenda 15 ditėve nga pėrfundimi i regjistrimeve. Pjesėmarrja nė provimin e shtetit me shkrim ose me gojė lejohet vetėm nėse kandidati ka marrė provimin e diplomės universitare.

Dokumentet
Rregullorja e MASH-it pėrcakton se kėrkesės pėr t’u regjistruar nė provimin e shtetit duhet t’i bashkėngjiten disa dokumente. Kandidati duhet tė dorėzojė kartė identiteti, certifikatė lindje dhe certifikatė familjare. Po kėshtu ai duhet tė disponojė njė vėrtetim tė provimit tė Maturės ose Dėftesė Pjekurie (pėr ata qė kanė mbaruar shkollėn para viti 2006), ose ēdo dokument qė provon se kandidati ka tė drejtė tė ndjekė arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė. Njė dokument tjetėr qė duhet tė paraqesė kandidati ėshtė diploma e studimeve, e cila mund tė jetė Master Profesional, ose Master i Shkencave, ose Diplomė e Integruar e Nivelit tė Dytė (DIND). Suplementi i diplomės, dėshmia e pjesėmarrjes nė praktikėn profesionale, lėshuar nga institucioni i autorizuar nga UP-ja, ėshtė njė tjetėr dokument qė kandidati duhet ta ketė nė dosjen e tij. Ndėrsa pėr kandidatėt e Mjekėsisė, Stomatologjisė, Farmacisė, Infermierisė, Mamisė dhe Fizioterapisė paraqiten dėshmitė e kursit tė Ndihmės sė Shpejtė. Nė dosjen e dokumenteve aplikuesi duhet tė dorėzojė gjithashtu njė raport mjeko-ligjor, dėshmi penaliteti, vėrtetim nga prokuroria qė nuk ėshtė nė ndjekje penale, si dhe faturėn e pagesės pėr provimin e shtetit.

Tarifat pėr provimin e shtetit

Tarifat pėr provimin e shtetit janė si mė poshtė:

a) Pėr kandidatin qė jep provimin pėr herė tė parė, 30 000 lekė

b) Pėr kandidatin qė jep provimin pėr herė tė dytė, 50 000 lekė

c) Pėr kandidatin qė jep provimin pėr herė tė tretė, 80 000 lekė

d) Pėr kandidatin qė jep provimin pėr herė tė katėrt, 100 000 lekė

e) Pėr kandidatin qė jep provimin pėr herė tė pestė, 120 000 lekė


Dokumentet qė duhet tė dorėzojė kandidati

a. kartė identiteti, certifikatė lindje dhe certifikatė familjare;
b. vėrtetimi i Provimit tė Maturės/Dėftesė Pjekurie (pėr ata qė kanė pėrfunduar shkollėn e mesme pėrpara vitit 2006) ose ēdo dokument qė provon se kandidati ka tė drejtė tė ndjekė arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė;
c. diploma e studimeve: Master Profesional ose Master i Shkencave ose Diplomė e Integruar tė Nivelit tė Dytė (DIND);
d. suplementi i diplomės (lista e notave e tė gjitha lėndėve tė parashikuara nė programin mėsimor tė lėshuar nga universiteti);
e. dėshmia e pjesėmarrjes nė praktikėn profesionale, lėshuar nga institucioni i autorizuar nga UP-ja pėr kryerjen e praktikės ku pėrcaktohet edhe kohėzgjatja. Pėr kandidatėt e Mjekėsisė, Stomatologjisė, Farmacisė, Infermierisė, Mamisė dhe Fizioterapisė paraqiten dėshmitė e kursit tė Ndihmės sė Shpejtė;
f. raportin mjeko-ligjor;
g. dėshmi penaliteti;
h. vėrtetim nga prokuroria qė nuk ėshtė nė ndjekje penale;
i. fatura e pagesės pėr provimin e shtetit.


Refuzimi i pranimit nė provim

Kandidati refuzohet nga pranimi nė provim nėse:
a. Nuk ka dorėzuar dokumentacionin e parashikuar nė nenin 4, deri nė momentin e aplikimit;
b. nėse ėshtė rrėzuar 5 (herė) nė provimin e shtetit;
c. nuk plotėson kriteret e parashikuara nė Ligjin Nr. 10171, datė 21.10.2009 “Pėr Profesionet e Rregulluara nga Republika e Shqipėrisė”, nė Urdhrin e Profesionit, nė dispozitat e kėsaj rregulloreje dhe nga autoritetet pėrkatėse.


Datat e provimeve

Provimi i shtetit me shkrim 15 tetor deri 15 nėntor tė ēdo viti
Provimet me gojė 15 ditė pas atyre me shkrim

Datat dhe oraret bėhen publike nga Komisioni i Provimit tė Shtetit pėr secilin kandidat

Programi orientues bėhet i njohur jo mė pak se 60 ditė pėrpara provimit me shkrim


Provimet me shkrim tė sė njėjtės fushė zhvillohen nė tė njėjtėn ditė

Kandidatėt pėr tė marrė licencė nė tė njėjtin profesion, tė cilėt janė regjistruar pėr t’iu nėnshtruar provimit me shkrim, do ta kryejnė atė nė njė ditė tė caktuar. Tė gjithė kandidatėt e kėsaj fushe kanė pyetje tė njėjta; ato janė mbi njohuri tė pėrgjithshme tė profesionit. Rregullorja e MASH-it pėrcakton se Komisioni i Provimit tė Shtetit, brenda 15 ditėve nga pėrfundimi i provimit, kryen vlerėsimin e kandidatėve. Nėse gjatė korrigjimit tė provimeve konstatohen gabime nė pyetje, ato nuk merren parasysh, madje nė kėtė rast rregullorja pėrcakton ulje tė numrit maksimal tė pikėve. Po kėshtu, nėse konstatohet se njė qendėr provimi, ai nuk ėshtė zhvilluar sipas rregullave, atėherė pėr kandidatėt e kėsaj qendre kjo pjesė e provimit duhet tė vlerėsohet si jo e kryer. Vendimi pėr kėtė ėshtė nė kompetencė tė autoritetit pėrkatės. Provimi me shkrim vlerėsohet si i kryer me sukses nėse kandidati merr jo mė pak se 40 pikė.

Nė provimin me gojė pyeten jo mė shumė se 20 kandidatė nė ditė

Komisioni i Provimit tė Shtetit, nė ditėn e provimit me shkrim, bėn publike listėn e kandidatėve qė do t’i nėnshtrohen provimit me gojė, si dhe cakton datėn nė tė cilėn do tė paraqitet nė provim. Provimi me gojė duhet tė zgjasė 20-30 minuta pėr ēdo kandidat. Rregullorja pėrcakton se nuk lejohen tė merren nė provim me gojė mė shumė se 20 kandidatė nė ditė. Nė rastet e provimit me gojė pėr Mjekėsinė, Stomatologjinė, Farmacinė, Infermierinė, Maminė dhe Fizioterapinė, kur kandidati ėshtė nė kontakt direkt me pacientin dhe ky i fundit shpreh dėshirėn qė vizita tė mos ndodh nė praninė e tė gjithė anėtarėve tė komisionit, kryetari mund tė vendosė qė nė kėtė rast provimi tė zhvillohet nėn mbikėqyrjen e kryetarit dhe njė anėtari. Rregullorja pėrcakton se kryetari i komisionit mund tė lejojė qė nė provim, gjatė pyetjes sė kandidatit, tė marrin pjesė si vėzhgues deri nė 5 studentė tė fushės pėrkatėse.

Marrja e licencės pėr profesionet, testimi i kandidatėve, nė shtator tė 2011-ės
Studentėt e diplomuar nė degėt Mjekėsi, Farmaci, Infermieri, Fizioterapi, Veterineri, Arkitekturė, Inxhinieri dhe Juridik dhe profesione tė tjera do t’i nėnshtrohen provimit tė shtetit vitin qė vjen. Zėvendėsministrja Nora Malaj thotė se procesi i testimit tė kandidatėve pėr profesionet e rregulluara pritet tė konkretizohet 15 shtatorin e vitit 2011. “Kandidatėt duhet tė kryejnė praktikėn pranė institucioneve tė autorizuara nga Urdhri Profesional, prandaj testimi i kandidatėve do tė vihet nė zbatim vitin qė vjen”, - shprehet Malaj. Sipas zėvendėsministres, provimi, i cili do tė realizohet sipas rregullores sė MASH-it, jep mundėsinė e testimit tė njohurive tė kandidatit, si dhe vlerėson specifikat e tij pėr ēdo profesion. “Personi duhet tė ketė kryer njė vit praktik, duhet tė ketė marrė diplomė Bachelor ose Master profesional apo shkencor”, - thotė Malaj. Kandidatėt, nė bazė tė rregullores, do tė kenė mundėsi tė konkurrojnė deri nė 5 herė pėr tė marrė provimin. Nė kėtė mėnyrė ata do tė pėrfitojnė licencėn si profesionist, nė tė kundėrt ata mund ta ushtrojnė profesionin thjesht nė nivelin e specialistit. Nėse kandidati skualifikohet herėn e parė nė bazė tė rregullores ai mund ta japė sėrish provimin. Ligji pėr profesionet e rregulluara, ku bėjnė pjesė rreth 25 profesione, u miratua nė vitin 2009, dhe vetėm pak kohė mė parė Ministria e Arsimit nxori njė rregullore pėr “Organizimin e provimit tė shtetit pėr profesionet e rregulluara nė Republikėn e Shqipėrisė”, ku pėrcaktohen procedurat, tarifat e provimit si dhe dokumentet qė duhen pėr t’u regjistruar.

Vlerėsimi i provimit tė shtetit
Pėr vlerėsimin e provimit me shkrim dhe me gojė pėrdoret shkalla e mėposhtme:
a. Kandidati vlerėsohet me notėn 10 (shkėlqyeshėm) nėse merr 95-100 pikė;
b. kandidati vlerėsohet me notėn 9 (shumė mirė) nėse merr 85-94 pikė;
c. kandidati vlerėsohet me notėn 8 (mirė) nėse merr 75-84 pikė;
d. kandidati vlerėsohet me notėn 7 (kėnaqshėm) nėse merr 65-74 pikė;
e. kandidati vlerėsohet me notėn 6 (mjaftueshėm) kur merr 55-64 pikė;
f. kandidati vlerėsohet me notėn 5 (kalueshėm) nėse merr 40-54 pikė;
g. kandidati vlerėsohet me notėn 4 (jokaluese) nėse merr mė pak se 40 pikė.






20 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos