Programi Erasmus ofron bursa studimi nė universitet e Ballkanit Perėndimor




Ēdo studentė qė dėshiron tė ndjek studimet nė Universitet e Ballkanit Perėndimor mund tė pėrfitojė nga programi Erasmus Mundus. Personat e interesuar duhet tė nisin aplikimet pėr tė studiuar, pėr tė ndjekur njė master apo pėr tė mbrojtur njė doktoraturė nė njė nga vendet e pėrfshira nė program. Aplikimi mund tė bėhet nė njė nga universitet nė vendet si; Bosnja & Hercegovina, ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia. Afati i fundit pėr dorėzimin e aplikimeve ėshtė data 15 tetor. Projekti parashikon qė kohėzgjatja e studimeve nė tė gjitha fushat tė jetė jo mė shumė se 48 muaj. Lėvizshmėria e studentėve dhe akademikėve nė universitet e vendeve tė Ballkanit mund tė zgjas pėr njė periudhė katėr vjeēare.
Aplikimet
Programi Erasmus Mundus parashikon dhėnien e bursave pėr studentėt nė nivel universitar 55-65 pėr qind tė totalit, pėr studentėt nė nivel Masteri 15-25 pėr qind dhe pėr Doktoraturat 1-10 pėr qind tė totalit. Pėr Post-doktoraturat ofrohet 1-10 pėr qind e financimeve ndėrsa pėr stafin akademi 5-15 pėr qind.
Pėr shembull mund tė pėrfitojnė doktoraturė nė Bosnje sipas grupit 1, 2 persona gjatė 7 muajve, 3 persona gjatė 11 muajve dhe 5 persona gjatė 20 muajve. Programi pėrcakton se mund tė aplikojnė studentėt apo pedagogėt e universiteteve partnere nė Ballkan si dhe shtetasit e rajonit tė regjistruar nė universitetet e njė prej 6 vendeve partnere, por qė nuk janė pėrfshirė nė programin “Join EU-SEE”. Po kėshtu mund tė aplikojnė shtetasit e rajonit qė kanė mbaruar studimet nė kėto universitete dhe punojnė nė sektorin privat apo administratėn publike. Shtetasit e vendeve tė rajonit qė kanė mbaruar studimet dhe pėrfshihen nė kategori tė tilla; si janė minoritarė, refugjatė, azil-kėrkues, janė tė sėmurė, apo kanė probleme ekonomike
Programi
Ēfarė ėshtė programi Erasmus Mundus dhe mundėsitė qė ofron
Erasmus Mundus ėshtė njė program bashkėpunimi dhe lėvizshmėrie nė fushėn e arsimit tė lartė dhe synon tė rrisė cilėsinė e arsimit tė lartė europian dhe tė promovojė dialog dhe mirėkuptim mes popujve e kulturave nėpėrmjet bashkėpunimit me vende jashtė BE-sė. Erasmus Mundus ofron kurse master dhe bursa studimi. Programi po zgjeron gjithnjė e mė shumė mundėsitė pėr tė rinjtė nga vendet e Ballkanit, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, qė tė studiojnė apo marrin tituj akademikė nė universitetet evropiane. Pėr tė garantuar tė drejtėn e studimit, pėrcaktohen njė sėrė kriteresh pranimi duke filluar qė nga paraqitja akademike. Konkretisht pėr studentėt kėrkohen rezultatet, ndėrsa pėr stafet akademike, ose jo, janė tė rėndėsishme eksperiencat e punės dhe publikimet shkencore. Po ashtu, nė konsideratė merret edhe letra e motivacionit, niveli i gjuhės, aktivitetet shtesė, etj. Pėr secilin nga kriteret e pėrcaktuar ka njė vlerėsim qė shkon nga 1–5 pikė dhe qė bėhet nga institucioni pritės.

Dhėnia e bursave

Studentėt nė nivel universitar: 55-65 % e totalit

Studentėt nė nivel Masteri: 15-25 % e totalit

Doktoraturat: 1-10 % e totalit

Post-doktoraturat 1-10 % e totalit

Stafi akademik: 5-15 % e totalit

Universitetet qė pėrfshin programi Erasmus Mundus

Universitetet e BE-sė
Universiteti i Gracit Austri
Universiteti Katolik i Luvenit Belgjikė
Universiteti Masaryk, Brno, Ēeki
Universiteti i Bolonjės Itali
Universiteti i Granadės Spanjė
Universiteti i Groningenit Hollandė
Universiteti i Lativas Latvia
Universiteti i Turkut Finlandė
Universiteti i Vilniusit Lituani

Universitetet e rajonit

Universiteti Teknik i Lindjes sė Mesme Turqi
Universiteti i Shkupit Maqedoni
Universiteti i Beogradit Serbi
Universiteti i Malit tė Zi Mali i Zi
Universiteti i Mostarit Bosnje
Universiteti i Novi Sadit Serbi
Universiteti i Prishtinės Kosovė
Universiteti i Sarajevės Bosnjė
Universiteti i Tiranės Shqipėri
Universiteti i Tuzlės Bosnjė



Konkurset e Arkitekturės do tė zhvillohen nė fund tė muajit gusht


Konkurset pėr degėn e Arkitekturės do tė zhvillohen nė fund tė muajit gusht. Universiteti Politeknik i Tiranės, ka bėrė tė ditur se konkursi do tė zhvillohet nė datat 27, 28 dhe 29 gusht, dhe pas kėsaj bėhet vlerėsimi. Kandidatėt kanė vetėm 9 ditė kohė pėr tu pėrgatitur. Konkursi parashikon tri faza, vizatim nė natyrė, vizatim teknik, njėkohėsisht dhe kompozim, qė janė specifika dhe tė degės sė Arkitekturės dhe nė total janė 65 pikė. Nė ditėn e parė tė konkursit kandidateve do t'i kėrkohet vizatimi i njė objekti arkitektonik. Ai parashikohet tė zgjasė rreth 4 orė, ndėrsa vlerėsimi maksimal, ėshtė nė masėn 25 pėr qind tė vlerėsimit total. Ndėrsa seanca e dytė, ku kandidatėt do tė testohen mbi njohuritė nė vizatimin teknik, do tė zgjasė gjithashtu 4 orė. Vlerėsimi do tė ketė 20 pėr qind peshė nė vlerėsimin total. Ndėrsa gjatė seancės sė tretė dhe tė fundit, kandidatet pėr arkitekte do tė testohen mbi njohuritė e tyre nė kompozimin arkitektonik, qė pėrbėn gjithashtu 20 pėr qind tė vlerėsimit total. Kuotat e pranimit nė kėtė fakultet, janė nė tė njėjtat shifra si dhe vitin e kaluar, 105 kuota. Studentėt e rinj tė Arkitekturės e tyre do tė paguajnė shumėn prej 30 mijė lekėsh nė vit. Thuajse tė gjithė kandidatėt qė zgjedhin tė aplikojnė pėr studime nė degėn e Arkitekturės gjatė gjithė vitit tė fundit paralelisht me studimet nė shkollat e mesme kanė frekuentuar edhe kurse private kryesisht me pedagogė tė kėsaj dege nė universitetin politeknik. Pėr t’u pranuar nė degėn e arkitekturės, kandidatėt duhet t’i nėnshtrohen konkursit special. Nė programin e studimit pėr arkitekturė raporti i rezultateve tė Maturės me konkursin ėshtė nė masėn 35 pėr qind me 65 pėr qind, ku peshėn kryesore do ta ketė konkursi i universitetit. Konkursi, i cili do tė ketė 65 pėr qind tė peshės sė vlerėsimit, do tė jetė i vėshtirė si dhe do tė bazohet nė talentin e kandidatėve. Konkursi do tė zhvillohet nė tri faza dhe baza e tij do tė jetė talenti i kandidatit nė kompozimin e njė objekti arkitektonik, njohuritė nė vizatimin teknik, si dhe vizatimi i njė objekti qė kandidati e krijon vetė.






18 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos