Drago, njė jetė e shkurtėr, njė emėr jetėgjatė

Drejtues i Shtėpisė "Naim Frashėrit", redaktor i emrave tė njohur tė letėrsisė shqipe dhe kritik origjinal. Drago Siliqi, njė intelektual i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė viteve 40-60, humbi jetėn nė njė aksident ajror nė Siberi. Ishte 33-vjeē


Nė verėn e kėtij viti, Drago Siliqi do tė festonte 80 vjetorin e lindjes, por pėr fat tė keq nuk e arriti kėtė moshė tė nderuar pėr sė gjalli. Jeta e tij u ndėrpre tragjikisht, kur sapo kishte mbushur 33 vjet, tamam nė vėrsėn e Krishtit. Njė koincidencė kjo, qė nė njė farė mėnyre sikur merr njė kuptim simbolik.


Sigurisht, Dragua s'kish asnjė pėrngjasim pėr nga idetė dhe pėrmasat e figurės madhore tė Krishtit. Por gjithsesi gjen tek ai njė tipar qė ta kujton atė, siē ėshtė dashuria e madhe qė kish pėr njerėzit. Ishte kjo dashuri, qė ka mbetur edhe sot e kėsaj dite nė kujtesėn e bashkudhėtarėve tė letėrsisė dhe veēanėrisht nė atė tė shokėve e miqve.


Ai vjen para syve tanė, edhe pas afro gjysmė shekulli nga ikja pa kthim, ashtu siē ishte, me pamjen e tij tė papėrsėritshme, shtatlartė e fytyrėmbėl, me ato tipare sa rinore aq dhe burrėrore, me ata sy plot dritė sa tė gjallė aq dhe meditativė, njė njeri qė rrezatonte mirėsi dhe pėrzemėrsi, bukuri shpirtėrore dhe menēuri.


Por, nė kėtė pėrvjetor, nuk ėshtė vetėm kujtimi i imazhit tė tij, qė na zgjon nostalgji. Pas kujtimit qėndron personaliteti i Dragos, qė pėrmbledh e pėrfaqėson emrin e tij tė nderuar.


Poet e kritik, pėrkthyes e publicist, editor e mbi tė gjitha njeri me gėrma tė mėdha. Vlera kėto qė u pėrftuan dhe fituan qytetarinė brenda njė harku kohor prej 15 vitesh. Vite pėrpjekjesh, lufte dhe pune, kohė pėrmbysjesh dhe transformimesh, nė tė cilat Dragua hodhi shtat fizik dhe shtat intelektual.


Ai erdhi nga rrugėt e pėrgjakura tė luftės, e nisi si korrier dhe partizan, plot ėndrra dhe kėngė liridashėse nė buzė, pėr tė hedhur hapat e para nė jetėn letrare e gazetareske, si njė nga nismėtarėt e shtypit tė fėmijėve, drejtues i gazetave "Trimi i vogėl", dhe "Pionieri" dhe bashkėpunėtor aktiv i shtypit tė rinisė.


Njė emėr qė tėrhoqi vėmendjen e lexuesve me vjershat, skicat, tregimet e tij dhe fitoi respektin sidomos tė brezit tonė. Ėshtė kjo koha kur unė e njoha Dragon, me tė cilin mė vonė u lidha me njė miqėsi jete. Koha kur akoma ishim gjimnazistė, por qė Dragua, ndryshe nga ne tė tjerėt, edhe studionte edhe punonte.


Bile ai do tė printe nė ballė tė brezit tonė letrar, duke treguar talent dhe pjekuri tė parakohshme. Kėsisoj ai jo rastėsisht shkoi nė Moskė dhe kryeu studimet e larta nė Institutin "Gorki" dhe u kthye mė pas midis nesh me njė staturė tjetėr, mė tė lartė e mė tė respektuar. Dhe qe fat pėr kulturėn tonė qė Dragua u vu nė krye tė sė vetmes shtėpi botuese, qė mbante emrin "Naim Frashėri".


Them kėshtu, sepse ai e meritonte dhe e pėrligjte kėtė detyrė me pėrgjegjėsi, si njė krijues me emėr dhe si kuadėr i pėrgatitur, me kulturė e horizont tė gjerė, njohės i gjithanshėm i letėrsisė dhe procesit letrar.


Pėr afro gjashtė vjet qė drejtoi kėtė institucion, Shtėpia Botuese "Naim Frashėri" shėnoi njė kthesė tė admirueshme nė punėn e saj. Unė e tė tjerė, qė ishim nė stafin e tij, qemė dėshmitarė tė asaj atmosfere pune dhe besimi qė u krijua, tė klimės sė bashkėpunimit dhe si pasojė tė bumit tė botimeve.


Dhe kjo ndodhi nė radhė tė parė falė vlerave intelektuale dhe cilėsive njerėzore dhe organizative tė Dragos, tė kurajės dhe taktit, tė mirėsisė dhe frymės sė bashkėpunimit qė zgjonte e nxiste ai. Si asnjėherė deri atėherė iu hapėn dyert shkrimtarėve tė tė gjithė brezave nga A. Asllani e M. S. Gurra e deri te I. Kadare e D.


Agolli. Iu ngjall besimi dhe iu ēmua puna ashtu siē e meritonin, mjeshtėrve tė pėrkthimit, si M. Kuteli, L. Poradeci, S. Caci e V. Kokona, etj. Letėrsia botėrore njohu njė shpėrthim tė paparė, jo vetėm se u zgjerua harta e saj gjeografike, por u sollėn nė gjuhėn shqipe vepra nga epokat dhe drejtimet kryesore letrare, veēanėrisht ato tė letėrsisė bashkėkohore.


Lexuesi shqiptar u njoh pėr herė tė parė me krijimtarinė e Gollsuorthit, Drajzerit, Hemingueit, Eluarit, Remarkut e sa e sa tė tjerėve. Gjithė kjo pasuri artistike mban vulėn nė radhė tė parė tė mendimit, formimit dhe guximit tė Dragos.


Nga ana tjetėr, shtėpia jonė botuese nė kėtė periudhė u kthye nė njė laborator tė vėrtetė tė pasurimit dhe tė pėrpunimit artistik tė fjalės shqipe, vatėr diskutimesh krijuese, pėrmes aktivizimit tė bashkėpunėtorėve cilėsorė, tė nxitjes morale e materiale dhe besimit ndaj autorėve dhe pėrkthyesve.


Ishte kjo njė klimė e shėndetshme pune qė krijoi vlera tė shėnuara e qė zėnė vend nė bibliografinė e librit shqip tė viteve 50-60 tė shekullit tė kaluar. S'ka dyshim se ideatori, projektuesi dhe drejtuesi i kėsaj veprimtarie tė hovshme botuese prapė ishte Dragua.


"Ai, - shkruante mė vonė Mitrush Kuteli, - kish artin e madh tė fitojė zemrėn e bashkėpunėtorėve tė tij, tė ngrejė lart kėtė zemėr pėr tė kryer detyrat, tė zotėrojė kėtė zemėr nėpėrmjet asaj ndjenje tė madhe dashurie. Dhe ai qė vepron nė kėtė mėnyrė mban ēelėsin e sekretit ... Dragua ynė ishte i dashur, Dragua ynė ishte i ēiltėr."


Nuk u tregua vetėm drejtues tepėr i suksesshėm, por dhe profesionist. Ai ishte shėmbėlltyra e redaktorit serioz e kėrkues, dashamirės e tepėr i hapur.


Dhe kjo, falė pėrgatitjes solide, koncepteve tė qarta estetike, njohjes sė laboratorit tė artit, sensit tė hollė tė gjuhės, ndjeshmėrisė sė lartė artistike. Dragua dinte tė punonte profesionalisht sa me poetėt aq dhe me prozatorėt, sa me pėrkthyesit aq dhe me studiuesit, gjithnjė kompetent dhe i mirėkuptueshėm.


Kam parasysh punėn e imtė dhe durimin qė tregonte kur kish tė bėnte me natyra tė vėshtira, si L. Poradeci apo S. Luarasi. Mė kujtohet inkurajimi dhe ndihma konkrete qė i dha V. Kokonės pėr romanin "Me valėt e jetės", qė nuk ish pa probleme.


Aq i lidhur e i kujdesshėm tregohej me autorėt, sa romanin e P. Markos "Njė emėr nė mes katėr rrugėve", kur u nis pėr udhėtimin e fundit e mori me vete ta redaktonte. Po kėshtu punė serioze bėri me romanet "Kali i mbretit dhe kalorės tė rinj" i Q. Buxhelit apo "Kėneta" i F. Gjatės.


Ai do tė merrej dhe me poezinė e I. Kadaresė, D. Agollit e F. Arapit. Nė qoftė se me dy tė parėt gjeti mirėkuptim, me tė tretin i ndodhi e kundėrta. "Ishim pėrplasur disa herė, - kujton Fatosi, - por Dragua ish nga ata tė pakėt me tė cilėt pėrplasja ia vlente. Ishte i sinqertė dhe guximtar." Dragua ishte ndoshta i vetmi qė kish fituar besimin e I.


Kadaresė, aq sa ky i hapej pėr gjithė sa shkruante. Dihet tanimė qė Dragua e inkurajoi dhe e ndihmoi tė shkruante "Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur", i dha idenė dhe i mbushi mendjen qė ta kthente nga novelė nė roman.


Edhe unė e kisha Dragon redaktor tė librit tim tė parė, novelės "Dashuria e Mimozės" dhe e provova ē'ishte nė gjendje tė bėnte njė redaktor si ai.Puna e editorit nė Shtėpinė Botuese i dha emrit tė Dragos njė dimension tė ri, ajo i shėrbeu dhe e ushqeu talentin e tij si kritik letrar.


Kishte dėshmuar prej kohe se kishte brumin e njė kritiku, por periudha e Shtėpisė Botuese shėnoi njė hap tė madh drejt pjekurisė dhe konsolidimit tė pozitės sė tij nė kėtė fushė tė vėshtirė e delikate.


Dragua u afirmua si kritik me individualitet tė vetin qė dallonte nga tė tjerėt pėr nga problematika dhe formimi teoriko-estetik, pėr ndjeshmėrinė dhe intuitėn artistike. Akoma student i Institutit "Gorki", ai, me artikujt qė botonte, sillte mendime dhe trajtime tė reja pėr probleme kyēe tė letėrsisė shqipe tė kohės.


Mbaj mend jehonėn qė bėnė nė qarqet tona letrare artikujt "Pėr unin tim dhe tėndin" apo "Shėnime letrare" (1955), ku ngrinte me kurajė probleme delikate e komplekse mbi konfliktin nė art, mbi lirikėn dhe subjektivitetin, mbi traditėn dhe epigonizmin, apo mbi kritikėn dhe subjektivitetin.


Por mendimi dhe gjykimi letrar i Dragos njohu njė stad pjekurie gjatė viteve pėrmbyllėse tė jetės sė tij.


Nė kėtė periudhė ai u bė njė zė autoritar i kritikės sonė pėrmes njė profili origjinal, nga gama e ēėshtjeve qė ngrinte, mėnyra se si i trajtonte dhe nga argumentet qė sillte e, ē'ėshtė mė e rėndėsishme, pėr analizat dhe sintezat serioze, tė cilat dalloheshin pėr objektivitet shkencor, larg sloganeve dhe retorikės politike tė ditės.


Ishte kjo njė frymė guximtare nė kohėn tonė, e cila nuk kaloi pa u vėnė re e pa u vlerėsuar. Tė tillė qenė artikujt e tij studimorė, si "Nė kėrkim tė sė resė", "Pėr njė poezi lirike tė thellė" apo "Mbi ndikimet dhe fytyrėn personale", tė cilėt u mirėpritėn dhe ngjallėn interes tė madh nė mjediset letrare dhe artistike.


Edhe pse brenda kornizave ideopolitike tė kohės, nė themel tė tyre shtrohej nevoja imperative pėr njė frymėmarrje mė tė gjerė tė letėrsisė, ndjeheshin nota tė njė fryme liberale, sado tė pėrmbajtur. Dragua sillte nė njė farė mėnyre jehonėn e erėrave tė reja qė frynin nė letėrsinė e kontinentit.


Ai ishte pėr njė letėrsi novatore e moderne, pėr njė fytyrė kombėtare, por tė ēliruar nga tradicionalizmi anakronik, pėr njė mirėkuptim brezash letrarė, dhe pėr t'i hapur rrugėn brezit tė ri. Ai ngulte kėmbė dhe e quante jetike pėr artin evidentimin dhe inkurajimin e individualiteteve krijues, larminė e tyre, pa tė cilėn s'ka art tė vėrtetė.


Ndaj dhe besimin dhe shpresat e tij nė radhė tė parė i kishte te brezi i ri i letrarėve qė po vinte suksesshėm nė kapėrcyell tė viteve 60. Dhe nuk ishte e rastit mbėshtetja e madhe qė ai i dha krijimtarisė sė Kadaresė, vlerėsimi serioz qė u bėri talenteve tė shquara, si D. Agolli, F. Arapi, Dh. Qiriazi, V. Skėnderi etj. Sigurisht nė vėshtrimin kritik tė Dragos pėrfshiheshin edhe veprat e brezave pararendės, si ato tė P. Markos, Dh. Shuteriqit, F. Gjatės, Q. Buxhelit etj.


Ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se njė nga shtyllat kryesore tė mendimit tė Dragos ishte hetimi, hulumtimi, evidentimi dhe studimi i proceseve e prirjeve tė brendshme tė letėrsisė bashkėkohore, vėshtruar si nė rrafshin e pėrmbajtjes dhe nė atė tė trajtės artistike.


Duke nėnvizuar karakterin kombėtar dhe frymėn popullore tė letėrsisė, ai shtronte nevojėn e thellimit tė realizmit, tė tipizimit e pėrgjithėsimit artistik, tė karaktereve dhe tė motivimit psikologjik, tė gjuhės shqipe me vlera emocionale dhe figurative.


Tė gjitha kėto nė luftė kundėr skematizmit dhe uniformitetit, retorikės dhe deklaratizmit, rrafshimit tė karaktereve, shmangies sė konflikteve dhe mungesės sė dramės, aq jetike pėr artin.


Njė veēori e Dragos kritik ishte ndėrtimi i raporteve tė drejta me autorėt, etika, dashamirėsia dhe transparenca. Ai tregohej kėrkues dhe i sinqertė, gjė qė e dallonte nga kolegėt e tjerė. Prandaj dhe ka mbetur e dashur dhe e nderuar figura e tij nė kujtimet e bashkėkohėsve.


Drago Siliqi kish debutuar nė letėrsi menjėherė pas ēlirimit. Djalė i vjershėtorit B. Siliqi dhe nip i poetit tė Rilindjes, R. Siliqi, ai ishte mėkuar dhe rritur nė njė mjedis ku lėvrohej poezia dhe ndjehej bukuria e fjalės shqipe. Kjo rrethanė fatlume pėrshpejtonte formimin e tij dhe bėri tė shfaqej qė herėt nė shtypin letrar pėrmes vjershash premtuese.


Nė moshėn 20 vjeēare botoi librin e parė, pėrmbledhjen poetike pėr fėmijė nėn titullin "Zgjimi i pranverės" (1950), qė u mirėprit nga lexuesit dhe kritika. Ishte njė nga veprat qė pėruronin letėrsinė e re shqipe pėr tė vegjėl.


E pasur me motive dhe psikologji tė moshės fėminore, me frymė gazmore, me njė gjuhė tė thjeshtė e varg tė rrjedhshėm, ajo njohu disa botime deri nė kohėn tonė dhe vjershat mė tė mira kanė mbetur antologjike. Por Nuk u mjaftua vetėm me poezinė pėr fėmijė.


Te lirika qytetare e rinore ndjehej talenti, zotėrimi i vargut, njė patos i sinqertė djaloshar. Mė tej, ai u hodh te poema, siē ishin dy vepėrzat poetike "Brigadierja" dhe "Nė prag tė jetės", qė shėnuan sukses nė krijimtarinė e tij. Nuk u ngut t'i pėrmblidhte vjershat nė njė vėllim tė dytė, ndonėse kish kaluar ndėrkaq njė dekadė e tėrė.


Ai ishte rritur si poet dhe intelektual dhe kish kėrkesa ndaj vetes, ndaj, siē do tė mė thoshte, priste njė kohė tė pėrshtatshme pėr t'i ripunuar njė pjesė e pėr t'i botuar sėbashku.


Por ajo kohė nuk erdhi dhe kjo trashėgimi poetike doli nė dritė e postume nė vėllimet "Ēdo ditė agimet zbardhėllojnė" dhe "Kur zemra flet". Po ndėrkaq, brenda tij kėndonte poezia dhe ne qė punonim me tė, ia ndjenim potencialin krijues qė ai e shfaqte nė raste e mėnyra nga mė tė ndryshmet.


Ndaj dhe nuk mė erdhi e papritur kur njė ditė mė tha se po shkruante njė poemė, mė foli pėr subjektin dhe ndau me mua disa shqetėsime dhe probleme qė i kishin dalė. Kjo vepėr, tė cilėn ai e quante mė tė rėndėsishmen, i kushtoi kohė dhe punė deri sa e kreu dhe ma dha pėr ta lexuar. Mbaj mend qė e lexova me njė frymė.


Kish krijuar njė poemė tė bukur, tė ndjerė. Njė novelė nė vargje, me temėn e kurbetit, qė ngėrthente njė nga dramat e sė kaluarės, por vėshtruar e trajtuar nga njė kėnd origjinal e bashkėkohor.


E botuar nėn titullin "Kėngė e re pėr dashurinė e vjetėr" (1960), (ku pata kėnaqėsinė, bashkė me R. Brahimin, tė jem redaktor i saj) ajo u nderua me ēmimin e parė nė konkursin kombėtar tė 15 vjetorit tė Ēlirimit. Mbaj mend qė Dragua u gėzua fort dhe e pėrjetoi si njė ngjarje tė shėnuar nė krijimtarinė e tij, tė cilėn kish kohė qė, duke u marrė me kritikė letrare, e kish spostuar nė njė farė mėnyre.


U shkruan disa artikuj kritikė, nga D. Agolli, M. Gurakuqi, D. Shapllo etj, ku shpaloseshin vlerat e poemės, qė nga fabula dhe situatat dramatike, trajtimi dhe hetimi psikologjik, individualizimi i personazheve, e deri te rrėfimi i shtruar e i besueshėm. Nga ana tjetėr, kritika ēmonte frymėn e thellė lirike, bukurinė e figurave, gjuhėn emocionale dhe thjeshtėsinė poetike sugjestionuese.


Por ai, sado qė gėzohej pėr kėtė arritje, mendonte pėr vepra tė tjera dhe fakti ėshtė se pas kėsaj, ai pėrgatitej tė shkruante njė poemė pėr Qemal Stafėn dhe njė cikėl lirikash, qė ishin fusha e tij e preferuar.


Ndėrkohė, shqipėronte poemėn "Mciri" tė M. Lermontovit dhe poemėn tjetėr "Vasil Tjorkini" tė poetit rus Tvardovski, si dhe pėrgatitėm sėbashku Antologjinė e poezisė ruse-sovjetike etj. Tė gjitha kėto nė njė kohė kur mbante mbi vete barrėn e rėndė tė drejtimit tė Shtėpisė Botuese. Por ai nuk dinte tė ankohej e t'i bėnte hile kėsaj detyre.


I kujtoj qartėsisht si tani muajt e tij tė parė tė vitit 1963, kur pėrgatisnim disa nga veprat pėr t'i dėrguar nė shtyp dhe merreshim me njė projekt afatgjatė tė letėrsisė sė huaj. Dhe tamam nė kėtė kohė, kur po punonim njė pasdreke nė zyrėn e tij, i erdhi njė zarf me ftesėn zyrtare pėr njė varg vizitash pune nė Kinė, Kore dhe Vietnam.


E kam parasysh fytyrėn e tij pak tė ngrysur dhe fjalėt qė mė tha, pasi mė zgjati letrėn: "Prapė larg!" Ai s'kish shumė kohė qė ishte kthyer nga Kuba dhe i duhej tė nisej rishtazi pėr rrugė tė largėta. Dhe vėrtetė, pas disa ditėsh u nis.


Njė natė pėrpara u takuam si zakonisht dhe kuptova se s'kish kurrfarė entuziazmi. Kėshtu, tė nesėrmen ai fluturoi pėrsėri, kėsaj here ēuditėrisht me njė peng, sikur tė kish njė parandjenjė fatale.


Mua mė mbeti nė mendje kjo, aq mė tepėr kur udhėtimi i tij zgjati disa muaj dhe u zvarrit nga njė vend nė tjetrin. Kėtė ma pėrforconin dhe letrat qė dėrgonte prej andej, i mėrzitur, i lodhur, mezi priste tė kthehej pranė familjes, shokėve, punės. Dhe sikur tė vėrtetohej parandjenja, ndodhi e pabesueshmja dhe e paimagjinueshmja. Nė vend qė tė vinte ai, erdhi lajmi kobzi.


Dragua kish humbur jetėn nė njė katastrofė ajrore nėn qiellin siberian, nė aeroportin e Irkuckut. Kish ndodhur ajo qė vetė ai do ta kish parandjerė dhe kish shkruar kėto dy vargje: "Ka zogj qė tėrė jetėn fluturojnė / dhe vdesin duke fluturuar." Ishte kjo njė bombė qė tronditi mbarė opinionin publik shqiptar, veēanėrisht shkrimtarėt dhe artistėt, intelektualėt, lexuesit. Njė vdekje e hidhur dhe e dhimbshme.


Vėshtirė tė gjej njė rast tė ngjashėm, qė tė lėndonte zemrat e kaq njerėzve pėr njė jetė qė u ndėrpre nė mes tragjikisht dhe qė kish fytyrėn e Dragos. Janė tė shumta shkrimet tė botuara ato ditė, homazhe e kujtime, deri dhe vjersha nga personalitete tė letėrsisė e tė kulturės sonė, tė shkruara nga Sh. Musaraj, Dh Shuteriqi, Ll. Siliqi, B. Dedja, A. Cerga etj.


E kujtonin me respekt e dhimbje prekėse L. Poradeci, M. Kuteli, P. Marko etj. "Andrrat e tua Drago nuk kanė vorr!" shprehej nė njė elegji Ll. Siliqi. Kurse I. Kadareja botoi poezinė "Vjershė ndarje", ku nė mes tjerash thoshte: "Ti kaq' e deshe kėtė tokė / S'do mundesh tė ecėsh mė nė tė / Je nisur tė vish e s'ke tė sosur / N'udhėtim na mbete pėrgjithnjė." Edhe A. Ēaēi nė njė vjershė thoshte: "Poetėt s'vdesin / Ata ndėr vite mbesin / Nga jeta ata / As vdekja s'mund t'i ndajė."


Mitrush Kuteli gjithė gjėmėn qė ndodhi e pėrmblodhi nė kėto fjalė: "Pikėllimi na mbledh zemrėn. S'dijmė ē'tė pėrkujtojmė e ē'tė qajmė mė parė. Tė rinė plot optimizėm, poetin zemėrhapur, patriotin, luftėtarin, njeriun e dhembsur, tė ēiltėr, tė drejtė, tė hovshėm. Pėrgjithnjė i menēur, ēmonjėsin e punės, tė njeriut. Tė gjitha kėto i kishte Drago Siliqi." Petro Marko, momentin kur mori lajmin, e kujtoi kėsisoj: "Mora njė stol dhe dola nė ballkon.


Mė rridhnin lotėt sikur isha fėmijė. Humba njė shok e mik tė dashur." Mė vonė, kur erdhėn hollėsi nga ngjarja e largėt, Petrua shkruan: "Nė ēantėn e Dragos u gjetėn dy palė kėpucė tė vogla pėr vajzat e tij tė mitura dhe midis sendeve tė tjera ishin shpėrndarė nėpėr aerodrom dhe faqet e romanit tim, tė cilat i mblodhėn tė pranishmit dhe ia sollėn familjes."


E pra, ky ishte Drago Siliqi, qė u nda nga jeta nė njė moshė fort tė re, po qė mbeti nė analet e viteve 40-60 tė kulturės shqiptare. Njė jetė e shkurtėr, e ndėrprerė dhimbshėm e dhunshėm, njė nga shėmbėlltyrat e rralla tė brezit tė tij, qė la pas gjurmė tė njė poeti e tė njė mendimtari, tė njė intelektuali tė vėrtetė. Dhe janė kėto arsye qė na motivojnė shpirtėrisht dhe mendėrisht qė ta kujtojmė e nderojmė Dragon pėrjetėsisht 33-vjeēar nė 80 vjetorin e lindjes sė tij.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos