Nga lufta e klasave, komunistėt po pjellin njė opozitė plot me zombie

Po kalojnė 15 ditė dhe Edi Rama ende s’ka dhėnė prova tė njimendėta se e ka mendjen tek Partia Socialiste apo tek ofrimi i alternativave politike. Por kur ėshtė fjala pėr t’u gjendur gjithmonė tek llogorja e keqpėrdorimit, tek llogorja e prishjes sė imazhit tė vendit, mungesa e Edvinit s’ndikon shumė; ca, pėr shkak se sms-tė e anulojnė kėtė problem, por nė shumicė pėr shkak se ka njė orientim tė vjetėr tė rekrutėve tė mesėm pėr t’i trajtuar tė gjitha ēėshtjes sipas parimit tė luftės sė klasave. Ky parim i fortė e me shumė dėm nė tė shkuarėn po shėrben kėto kohė si njė busull udhėheqėse pėr njė hordhi opozitare qė s’e di se ku e ka kryetarin, por qė ka kujtesėn e dėmeve tė vjetra dhe intuitėn pėr t’u pėrballur edhe me forcat e reja qė kėrkojnė demokraci e standarde. E gjithė struktura e kėsaj hordhie angazhohet pėr tė rrėfyer mesazhin e rremė se stina turistike ka dėshtuar, se strukturat shtetėrore s’bėnė sa duhet pėr tė shpėtuar jetėn e Apostol Gumės apo pėr tė kapur dorasin e kėsaj vrasjeje, se shteti s’figuron nė disa zona tė jugut tė vendit apo se nė pėrgjithėsi, strukturat e shtetit s’janė hiē popullore pėr shumicėn e shqiptarėve. Tė gjitha janė deklarata qė e kanė burimin tek spekulimi i pamundėsisė pėr tė testuar realisht nė kėtė segment kohor, por mbi kėtė spekulim, busulla e luftės sė klasave shėrben si katalizator. Lufta e klasave ėshtė njė mesazh qė mban tė bashkuara mbeturinat e strukturave tė vjetra, qė thith sipas njė valence dėshpėruese trashėgimtarėt e brezit tė dytė dhe qė gjen tek kryetari qė ėshtė shpallur nė kėrkim, njė personalitet tė fortė tė njerėzve pa pikė morali dhe qė i paguhen prurėsit mė tė parė. Rigjallėrimi i luftės sė klasave – shyqyr Zotit – po ndodh nė njė periudhė dėshpėrimi pėr mbeturinat e diktaturės dhe po has nė rezistencėn e njė valence tė lartė, nga ana e strukturave shtetėrore. Ish-tė pėrndjekurit politikė s’ka pse tė ndihen tė tulatur nga agresioni mediatik qė po shoqėron problematikėn e vėshtirė tė dėmshpėrblimit, ish-pronarėt s’ka pse tė tulaten nga aleatėt e rinj e tė paparashikueshėm qė po gjen lufta e klasave edhe tek institucionet kushtetuese, kurse rinia dhe tė eturit pėr meritokraci e karrierė s’ka pse tė fajėsojnė mosarritjet momentale direkt e shkurt me strukturat shtetėrore. Pėr fat tė keq, rigjallėrimi i ndjesisė sė luftės sė klasave ka sjellė edhe rigjallėrimin e disa strukturave kapilare bolshevike, qė bėjnė dėm ku u vjen rasti. Opozita e hienave ėshtė rasti mė domethėnės, kur kėto struktura kapitale shndėrrohen nė njė forcė penguese pėr t’u marrė nė konsideratė. Ende s’jam i qartė se si duhet zgjedhur mėnyra e eliminimit - a tė paktėn - e intimidimit tė kėtyre hordhive, por keqpėrdorimi i rastit tė Himarės duhet tė shėrbejė pėr tė na treguar se duhet njė vijė sjelljeje e re ndaj kėsaj opozite tė mbushur me zombie, qė s’ka shanse tė ketė sukses, por qė duket se ėshtė e vendosur tė shkaktojė dėme.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos