Shkollat profesionale ku do tė hapen degėt e reja TIK





Ministria e Arsimit dhe Shkencės nė Udhėzimin pėr mbarėvajtjen e vitit tė ri shkollor 2010-2011 nė arsimin profesional e teknik ka pėrcaktuar programet mėsimore tė lėndėve tė kulturės sė pėrgjithshme dhe tė lėndėve profesionale nė sistemin APT. Ministria ka kėrkuar nga drejtoritė arsimore rajonale krijimin e kushteve, klasave, laboratorėve, dhe pėrzgjedhjen e specialistėve nė 12 shkollat ku do tė hapen degėt e reja.
Shkollat
Shkollat ku do tė hapet dega e reja tė Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit (TIK) pėr vitin shkollor 2010-2011, janė shkolla “Nazmi Rushiti” nė Dibėr; “Sali Ceka” nė Elbasan; “Stiliano Bandilli” nė Berat dhe nė shkollėn “Petro Sota” nė Fier. Po kėshtu degėt e reja tė TIK do hapet nė Kukės nė shkollėn “Havzi Nela”, nė Lezhė nė shkollėn “Kolin Gjoka”, nė Gjirokastėr nė shkollėn “Thoma PANO”, si dhe nė shkollėn “Bujqėsore Kamzė” nė Tiranė-Qark. Gjithashtu nė Kavajė do jetė shkolla “26 Marsi”; “Mekanike Bujqėsore” nė Lushnjė, nė Sarandė shkolla “Antoni Thanas” dhe nė Pogradec “Enver Qeraxhi” . MASH sė bashku me DAR-et dhe shkollat profesionale me mbėshtetjen e Agjencisė sė Arsimit dhe Formimit Profesional zhvilloi projektin e hapjes sė degėve TIK pėr herė tė parė nė kėto shkolla profesionale tė rretheve tė vendit tonė. Aktualisht, degė tė tilla kanė vetėm nė 5 shkolla nga 49 shkolla profesionale nė shkallė vendi. MASH u ka kėrkuar drejtorive arsimore rajonale tė bėjnė sigurimin dhe pėrshtatjen e mjediseve pėr klasa mėsimore dhe laboratorėt. Programet mėsimore nė arsimin profesional do tė jenė tė njėjta me ato tė vitit tė kaluar. Nė degėt e reja TIK, sipas udhėzimit duhet tė krijohen klasa me jo mė pak se 25 nxėnės. Do tė bėhet pėrzgjedhja e nxėnėsve qė regjistrohen nė kėtė degė si dhe e specialistėve, mėsues e instruktorė qė do tė zhvillojnė lėndėt teknike. Mėsuesit dhe instruktorėt e degėve tė reja tė Teknologjisė sė Informacionit dhe Komunikimit,qė do tė zhvillojnė lėndėt dhe praktikat profesionale nė kėtė degė do tė trajnohen gjatė gjithė vitit.
Arsimi
Ministria e Arsimit dhe Shkencės i ka dhėnė prioritet Arsimit Profesional. Sipas Zėvendėsministres Nora Malaj, tendencė pozitive kėtė vit ėshtė arsimi profesional, dhėnia e stimulit pozitiv pėr nxėnėsit qė regjistrohen nė degėt profesionale. Stimuli ka tė bėjė me dhėnien e bursės, transportit apo trajtimeve tė veēanta pasi po punohet pėr rritjen e numrit tė tė rinjve nė degėt e arsimit profesional. Tė gjithė nxėnėsit qė zgjedhin tė frekuentojnė shkollat e mesme profesionale, do tė trajtohen me bursa nga shteti. Ky ėshtė stimulimi qė do tė pėrdoret nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, me qėllim "thithjen" e njė numri tė konsiderueshėm nė kėto shkolla. Bursat janė parashikuar pėr disa kategori. Sipas Planit tė Integruar tė Ministrisė sė Arsimit, objektivat janė qė tė mbėshteten me bursa tė gjithė nxėnėsit nga 16 rrethe tė vendit, qė zgjedhin tė regjistrohen nė arsimin profesional. Njė stimul i tillė do tė jepet edhe pėr nxėnėsit qė mėsojnė nė profilet bujqėsi, veterinari, ndėrtim dhe pyje. MASH synon ta ēojė frekuentimin nė arsimin profesional nė masėn 24 pėr qind. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka deklaruar se synon futjen e sistemit tė kualifikimit tė para-punėsimit pėr specialistėt e arsimit profesional dhe social-kulturor. Gjithashtu, premtohet zhvillimi dhe fuqizimi i arsimit profesional dhe social-kulturor nė varėsi tė nevojave tė tregut tė punės.

Arsimi Profesional e Teknik, 45 specialitete kryesore
Nxėnėsit nė shkollat Profesionale e Teknike pėrgatiten pėr rreth 45 specialitete. Nga tė dhėnat e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės rezulton se aktualisht nė shkallė vendi funksionojnė rreth 70 shkolla tė arsimit tekniko–profesional dhe social-kulturor, tė ndara nė kėto fusha kryesore: Elektro-mekanike, Ekonomike, Ndėrtim-mobilierie, Bujqėsi, Pyje dhe Veterinari, Gjuhė tė huaja, Art, Sport dhe Pedagogji. Numri i nxėnėsve tė regjistruar nė kėto shkolla pėrbėn rreth 20 pėr qind tė numrit tė nxėnėsve qė pėrfundojnė arsimin bazė. Nė vend numėrohen rreth 41 shkolla tė arsimit teknik e profesional, si dhe 33 shkolla social - kulturore (5 nga tė cilat janė bashkė me shkolla tekniko - profesionale), tė shpėrndara nė 22 rrethe tė vendit. Nė zonat rurale funksionojnė 3 shkolla tė mesme profesionale, me drejtim kryesor bujqėsi-agrobiznes. Shkollat e arsimit parauniversitar Profesional e Teknik janė tė ndara nė 4 fusha kryesore. Nė fushėn elektro-mekanike pėrfshihen 19 shkolla, nė atė ekonomike 9 shkolla, nė ndėrtim-mobilieri 4 shkolla dhe nė fushėn bujqėsi, pyje, veterinari funksionojnė 9 shkolla.
Programet mėsimore tė lėndėve nė Arsimin Profesional
Ministria e Arsimit udhėzon qė nė kuadėr tė reformimit tė Arsimit Profesional e Teknik, nė vitin shkollor 2010-2011, nė klasat e para dhe tė dyta tė shkollave profesionale tė punohet me skeletkurrikulat e nivelit tė parė (2-vjeēar). Programet mėsimore tė lėndėve tė kulturės sė pėrgjithshme dhe tė lėndėve profesionale nė sistemin APT. Programet mėsimore tė lėndėve tė kulturės sė pėrgjithshme pėr shkollat e Arsimit Profesional e Teknik, do tė zhvillohen sipas planeve mėsimore tė miratuara nga MASH, tė cilat bazohen nė programet e gjimnazit, duke bėrė ndryshimet dhe pėrshtatjet pėrkatėse. Kėto programe janė nė njė botim tė veēantė tė IZHA-s tė publikuar njė vit mė parė, i cili do t’u shėrbejė drejtuesve dhe mėsuesve pėr organizimin dhe drejtimin e punės nė shkollat pėrkatėse. Pjesė pėrbėrėse tė skeletkurrikulave pėr ēdo drejtim mėsimor janė, Lėndėt e kulturės profesionale, modulet e praktikave profesionale tė detyruara dhe modulet e praktikave profesionale me zgjedhje tė detyruar. Pėr profilin Instalues Hidrosanitar, MASH udhėzon shkollat tė punojnė me skeletkurrikulėn pėrkatėse pėrgatitur me mbėshtetjen e specialistėve tė Programit Zviceran AlbVet, nė bazė tė cilit drejtoritė e shkollave, sė bashku me departamentet e lėndėve profesionale, tė pėrgatisin kurrikulin shkollor tė klasės sė dytė.



14 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos