Rivarrimi i eshtrave tė Isa Boletinit nė janar 2011

Mitrovicė, 13 gusht-Rivarrimi i eshtrave tė Isa Boletinit do tė bėhet nė janar tė vitit tė ardhshėm, nė kullėn e tij nė Boletin. Kėtė lajm e ka barė tė dituar tė premten, ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, Lutfi Hazari, nė vendlindjen e Heroit Kombėtar, nė fshatin Boletin.
“Qėllimi i vizitės ishte rivarrimi e eshtrave tė heroit kombėtar Isa Boletini, qė do tė bėhet nė janar tė vitit tė ardhshėm”, ka thėnė Haziri, pas vizitės dhe bisedės qė ka zhvilluar me kryetarin e Mitrovicės, Avni Kastrati dhe familjes sė Isa Boletinit.
“Ky angazhim do tė jetė nė kuadėr tė vlerave tė mėdha tė Isa Boletinit dhe Qeveria e Kosovės ka buxhet tė mjaftueshėm pėr tė bėrė tė mundur realizimin e rivarrimit”, ka thėnė Haziri.
Nė anėn tjetėr,  Xhavit Boletini ka theksuar se ka besim tek Qeveria e Kosovės se do tė realizojė rivarrimin e Heroit Kombėtar.
Mė pas ministri Haziri, Kastrati dhe nipi i Isės – Xhavit Boletini, kanė vizituar edhe hoxhėn Mulla efendi Asllan Murati, person ky i cili ėshtė i vetmi deri tani qė di vendin ku janė tė varrosur eshtrat e Isa Boletinit nė varrezat e fshatit Zhabar i Ulėt i Mitrovicės.  Sipas efendi Muratit, eshtrat e Isės njė grup i aktivistėve tė Mitrovicės, para luftės nė Kosovė, i kanė zhvarrosur nė Mal tė Zi dhe i kanė sjellė nė Mitrovicė, pėrkatėsisht nė fshatin Zhabar. Sipas tij, pėr arsye tė panjohura deri mė tani nuk ėshtė bėrė rivarrimi i
eshtrave tė Isės nė vendlindjen e tij nė Boletin.
Nė kuadėr tė vizitės nė Mitrovicė, Haziri ka vizituar edhe Ansamblin e Mitrovicės, si dhe disa objekte sportive, pėr tė cilat  ka premtuar se do tė ketė investime nga Qeveria e Kosovės. Do tė kėtė investime edhe nė stadiumin olimpik nė Mitrovicė, me qėllim qė tė pėrgatitet dhe tė plotėsojė tė gjitha standardet pėr gara ndėrkombėtare, ka thėnė ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sportit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Ditore

Publikuar nga: Koha Ditore

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos