ISSH: Shembujt si tė plotėsoni formularėt e tatimeve Biznesi i vogėl, dokumentet pėr pagesat e kontributeve

Afatet dhe mėnyra e plotėsimit tė dokumenteve pėr tė derdhur kontributet pėr pension i kanė kushtuar deri nė gjobė biznesit tė vogėl. ISSH shpjegon nė manualet e saj procedurat, dokumentet dhe mėnyrėn e plotėsimit tė formularėve nga biznesi i vogėl. Gazeta boton tė plotė shembujt e institutit.

Dokumentet pėr pagesat e kontributeve
Pėr tė realizuar pagesėn e kontributeve, fillimisht duhet tė merrni dhe tė plotėsoni formularėt tip, qė janė:
1. “Listėpagesa e sigurimeve shoqėrore, shėndetėsore dhe tatimi mbi tė ardhurat nga punėsimi”, - E-SIG 025/a2, e cila vendoset vetėm nė faqen e prapme tė kopjes sė tretė, tė formularit tė plotėsuar tė deklarimit dhe pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore.
2. “Formular i deklarimit dhe pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe sigurimeve shėndetėsore”, - E-SIG 011-012/a, i plotėsuar nė tri kopje.
3. Kėta formularė mund t’i tėrhiqni pas datės 5 tė muajit qė pason mbylljen e ēdo tremujori kalendarik, nė organin pėrkatės tatimor. Sė bashku me formularėt janė edhe udhėzimet pėr plotėsimin e tyre (pra, udhėzimi pėr plotėsimin e listėpagesės dhe udhėzimi pėr plotėsimin e formularit tė deklarimit dhe tė pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe sigurimeve shėndetėsore. Fillimisht do tė plotėsohet listėpagesa dhe mė pas mbėshtetur nė tė dhėnat e saj do tė plotėsohen tre formularėt e deklarimit.
Pėr subjektet e biznesit tė vogėl
Formulari E-Sig 025/a.2 – “Listėpagesa e Sigurimeve Shoqėrore dhe Shėndetėsore dhe Tatimi mbi tė Ardhurat nga Punėsimi” e vendosur nė faqen e prapme tė kopjes sė tretė tė formularit tė deklarimit, dorėzohet nė bankė ose nė Postėn Shqiptare sh.a., jo mė vonė se data 20 e muajit tė parė pas pėrfundimit tė ēdo tremujori kalendarik. Pra, jo mė vonė se datat 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar.
Formulari E-Sig 027/a – “Pasqyra e tė punėsuarve pėr herė tė parė e atyre rishtazi si dhe e tė larguarve nga puna”, qė dorėzohet nė organin tatimor tė paktėn 48 orė pėrpara fillimit tė punės sė tė punėsuarve, tė cilėt fillojnė punė pėr herė tė parė, apo janė tė punėsuar rishtazi, si dhe brenda 10 ditėve pėr tė larguarit nga puna.
Formulari E-SIG 011-012/a - “Formuar i deklarimit tė pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore”, i plotėsuar nė tri kopje dorėzohet nė bankė ose nė Postėn Shqiptare sh.a. Nė kopjen e tretė tė formularit tė deklarimit, nė faqen e prapme tė tij, vendoset dhe plotėsohet listėpagesa E-SIG 025/a2.
Formulari E-SIG 046/a – “Pasqyrė deklarimi me tė dhėnat pėr pagesėn e kontributeve tė Sigurimeve Shoqėrore, Shėndetėsore dhe Tatimi mbi tė ardhurat nga punėsimi” – dorėzohet vetėm nga subjektet qė bėjnė dorėzimin e deklarimeve nė format elektronik.
Kujdes! Formulari i deklarimit dhe pagesės sė kontributeve, si dhe listėpagesa e pasqyrat e tjera duhet tė plotėsohen nė pėrputhje me shėnimet pėrkatėse tek secila prej tyre. Kopja e formularit tė deklarimit tėrhiqet nga subjekti pranė organeve tatimore, ose shkarkohet nga faqja zyrtare e Internetit e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve www.tatime.gov.al, pėr ēdo periudhė tatimore, pėrpara datės sė deklarimit.
Por kėto formularė mund t’i gjeni duke i shkarkuar nga faqja zyrtare e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve www.tatime.gov.al.
Plotėsimi i listėpagesės dhe i formularit tė deklarimit.
Mbani listėpagesėn pėrpara, ndėrkohė qė lexoni kėto udhėzime pėr plotėsimin e saj:
-Tė dhėnat nė kėtė formular do tė plotėsohen me dorė. Nė krye tė listėpagesės, sipas radhės, do tė plotėsohen vizat qė janė lėnė bosh duke filluar me NIPT-in e tij, emrin dhe mbiemrin, vitin dhe tremujorin, statusin qė ėshtė person fizik pa punėmarrės, veprimtarinė qė nė shumicėn e rasteve ėshtė aktivitet shitje dhe rrethin ku ushtroni aktivitetin.
-I vetėpunėsuari, nė kolonėn me numėr 5) Numri i sigurimit shoqėror do tė hedhė numrin e sigurimit shoqėror, qė ndodhet nė kartėn e identitetit tė tij.
-Nė kolonėn me numėr 6) Emri mbiemri hedh emrin dhe mbiemrin e tij.
-Nė kolonėn pa numėr, detyra, funksioni, profesioni, apo puna qė ka kryer do tė hidhet shėnimi “I vetėpunėsuar”.
-Nė kolonėn me numėr 7) Numri i kategorisė sė tė punėsuarve pėr kontributet do tė shėnoni numrin “6”, i cili ėshtė numri qė pėrfaqėson personin fizik.
-Kolona me numėr 8) Ditė kalendarike pa punuar gjatė muajit ka lidhje me punėmarrėsit dhe nuk plotėsohet pėr personin fizik tė vetėpunėsuar, i vetėm.
-Kolona me numėr 9) Ditė kalendarike tė punuara tek subjekti gjatė muajit ka lidhje me punėmarrėsit dhe personin fizik tė punėsuar nė subjektin e tij, ku duhet tė vendoset numri i ditėve tė muajit, duke zbritur ditėt e diela.
-Nė kolonėn me numėr 10) Paga bruto - gjithsej do tė shėnoni shifrėn 16 820, qė i pėrgjigjet pagės minimale mujore prej 16 820 lekėsh nė muaj pėr pagesat e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, qė ka hyrė nė fuqi mė datė 1.7.2010.
-Nė kolonėn me numėr 11) Paga bruto - mbi tė cilėn llogariten kontributet shėnoni pėrsėri 16 820, pasi nė rastin e tė vetėpunėsuarit kėto dy kolona kanė tė njėjtin kuptim.
-Kolona me numėr 12) Kontributet pėr sigurimet shoqėrore - gjithsej ėshtė shuma e kolonave qė vijojnė me numėr 13, 14 dhe 15, por nė rastin e tė vetėpunėsuarit kjo kolonė ėshtė e barabartė me kolonėn qė vijon me numėr 13.
-Ndėrsa nė kolonėn me numėr 13) Punėdhėnėsi, do tė shėnoni kontributin e sigurimit shoqėror pėr veten tuaj, tė barabartė me 3 869, qė ėshtė shumėzimi i pagės minimale 16 820 x 23%.
-Kolonat 14 dhe 15 nuk plotėsohen.
-Kolona me numėr 16) Kontributet pėr sigurimet shėndetėsore - gjithsej do tė shėnoni kontributin e sigurimit shėndetėsor pėr veten tuaj, tė barabartė me 1 177, qė ėshtė shumėzimi i pagės minimale 16 820 x 7%.
-Kolonat 17 dhe 18 nuk plotėsohen, pasi i vetėpunėsuari nuk paguan tatim mbi tė ardhurat nga punėsimi.
Listėpagesa ka tre muaj tė njėpasnjėshėm tė tremujorit, tė cilėt plotėsohen njėlloj si nė muajin e parė dhe shumat e kolonave nė fund tė listėpagesės do tė jenė si mė poshtė:
-Kolona nr.10 e barabartė me 50 460
-Kolona nr.11 e barabartė me kolonėn me nr.10, e barabartė me 50 460
-Kolona nr.12 e barabartė me 11 606
-Kolona nr.13 e barabartė me kolonėn me nr.12, e barabartė me 11 606
-Kolona nr.16 e barabartė me 3 532

Plotėsimi i formularit tip “Formular i deklarimit dhe pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe sigurimeve shėndetėsore Duhet tė keni pėrpara listėpagesėn dhe formularin e deklarimit pėr tė bėrė plotėsimin e tij.
Formulari i deklarimit bėhet pasi plotėsohet listėpagesa, sepse tė dhėnat qė do tė hidhen nė kėtė formular merren nga listėpagesa. Plotėsimi i tij fillon pas shėnimit deklarim pėrmbledhės, pra nga pika 9 e kėtij formulari.
- Pika (9) Totali i pagave mbi tė cilėn paguhen kontributet ėshtė 50 460 dhe merret nga kolona nr. 11 e listėpagesės - totali pėr tremujorin.
- Pika (10) Kontributet pėr sigurimet shoqėrore nga punėdhėnėsi ėshtė 11 606 dhe merret nga kolona nr.13 e listėpagesės - totali pėr tremujorin.
- Pika (11) dhe pika (12) do tė shėnohen zero “O”.
- Pika (13) Kontributet pėr sigurimet shoqėrore gjithsej ėshtė 11 606 dhe merret nga kolona nr.12 e listėpagesės - totali pėr tremujorin.
- Pika (14) Kontributet pėr sigurimet shėndetėsore gjithsej ėshtė 3 532 dhe merret nga kolona nr.16 e listėpagesės - Totali pėr tremujorin.
- Pika (15) Totali pėr t’u paguar ėshtė 15 138, si shumė e pikave 13 dhe 14 e kėtij formulari.
- Pika (16) Numri gjithsej i personave qė duhet tė paguajnė kontribute sipas listėpagesės ėshtė 3, sepse listėpagesa dhe formulari i deklarimit ėshtė pėr periudhėn tremujore.
- Pika (17) Numri i personave qė paguajnė kontribute nė nivelin e pagės minimale sipas listėpagesės ėshtė 3, sepse listėpagesa dhe formulari i deklarimit ėshtė pėr periudhėn tremujore dhe ju i paguani kontributet nė nivelin minimal.
- Kini kujdes tė vendosni datėn, emėr mbiemėr dhe firmėn, me shkronja tė vogla dhe dukshme mbi vizėn e pėrcaktuar pėr kėtė qėllim.
- Mė poshtė, nė pjesėn e pagesave, nuk duhet tė hidhni tė dhėna apo tė plotėsoni kuadratin shuma e paguar. Kėto shėnime bėhen nga punonjėsi i bankės apo i postės nė tė cilėn kryhet pagesa.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos