Shqipėria, vendi me ēmimet mė tė shtrenjta tė biletave tė udhėtimit




Ashtu si nė produktet e konsumit, Shqipėria mban njė rekord ēmimesh edhe nė shėrbimet e udhėtimeve tė ndryshme ajrore ose detare. Kulmi arrihet sidomos gjatė kėtyre muajve, ku fluksi i udhėtarėve qė lėvizin nė drejtim tė Shqipėrisė, por dhe nga vendi ynė pėr jashtė shtetit, ėshtė mė i madhi. Pikėrisht kjo kohė shėnon edhe “fushatėn” korrjes sė fitimeve nga kompanitė e udhėtimit, sidomos nga ato shqiptare qė pėrpiqen tė pėrfitojnė pa marrė parasysh kushtet dhe tė drejtat e udhėtarėve. Fjala ėshtė pėr kompanitė e ndryshme tė udhėtimit, veēanėrisht pėr ato ajrore dhe detare, tė cilat janė shumė herė mė tė shtrenjta se homologet e tyre qė qarkullojnė nė vendet e tjera tė rajonit. Pėrveē kėsaj, edhe shėrbimi dhe cilėsia qė ofrohet nga kėto tė fundit lė mjaft pėr tė dėshiruar dhe ēdokujt qė i takon tė udhėtojė shpesh, i ndodh tė vėrejė ndryshimet drastike qė ekzistojnė midis linjave qė mbulojnė Shqipėrinė dhe atyre qė veprojnė nė BE apo mė gjerė. Tragetet, por dhe avionėt qė kompanitė e ndryshme detare dhe ajrore pėrdorin pėr linjat me Shqipėrinė, janė pa dyshim tė cilėsisė mė tė dobėt pėrsa i pėrket shėrbimit. Edhe pse shtetasit shqiptarė paguajnė mė shtrenjtė nga tė gjithė fqinjėt e tyre apo shtetasit e tjerė europianė pėr tė udhėtuar, ata pėrsėri kanė shėrbimet mė tė kėqija tė kėtyre udhėtimeve. E meritojnė apo jo, kjo mbetet pėr t’u parė.
Tregu monopol
Mjafton qė tė bėsh njė xhiro tė shkurtėr nė disa prej zyrave tė agjencive tė udhėtimit nė Tiranė, qofshin ato tė huaja apo shqiptare, pėr tė kuptuar tregun monopol tė biletave tė udhėtimit. Kjo ėshtė mė e dukshme nė udhėtimet ajrore, ku biletat e avionėve tė kompanive tė huaja dhe shqiptare, madje edhe atyre “lloid coste” (me kosto tė ulėt), janė mė tė shtrenjta pėr linjat me dhe nga Shqipėria. Nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve dy udhėtime nga dy vende tė ndryshme tė BE-sė tė kushtojnė mė lirė se njė udhėtim nga Tirana pėr nė njė shtet apo anasjelltas. Vetėm dy javė mė parė, ndėrsa po kėrkoja njė biletė fluturimi nga Tirana pėr nė Milano, vura re se, sė paku tri kompani ajrore zotėrojnė njė monopol virtual nė destinacionet e para, si Vjena, Budapesti apo Roma. Kėrkova nė faqet web tė kėtyre kompanive dhe vėrejta se njė udhėtim nga Tirana nė Vjenė, vajtje-ardhje, mund tė kushtojė 450 euro, nėse nuk arrin tė kapėsh njė biletė tė kuqe; ndėrsa po tė udhėtosh Tiranė-Vjenė-Bruksel, ēuditėrisht bileta kushton mė lirė, rreth 447 euro. Nėse udhėton nė linjėn Tiranė-Vjenė-Londėr (dy udhėtime dhe njė distancė tri herė mė e madhe sesa linja Tiranė-Vjenė), bileta mund tė kushtojė 424 euro, ose shumė mė lirė sesa tė udhėtosh vetėm pėr nė Vjenė. E njėjta gjė ndodh po tė shohėsh ēmimet e ofruara nga kompanitė “Malev” apo “Alitalia”. Pėr tė udhėtuar pėr nė Budapest, kushton 303.9 euro, ndėrsa po tė udhėtosh pėr nė Bruksel, kushton 329 euro. Dukshėm, kėto kompani shfrytėzojnė situatėn monopol nė tė cilėn operojnė nė udhėtimet me njė destinacion, ndėrsa konkurrenca duket se shtohet vetėm kur bėhet fjalė pėr destinacionet e dyta, ku nė lojė hyjnė pa dyshim edhe kompani tė tjera.

Mungesa e konkurrencės
Mungesa e konkurrencės sė qartė nė linjat e udhėtimit qė mbulojnė hapėsirat shqiptare detare dhe ajrore, ėshtė edhe shkaku qė ēdo udhėtari shqiptar qė i takon tė udhėtojė jashtė vendit i takon tė paguajė shumė mė tepėr sesa paguajnė shtetasit e tjerė europianė. Sipas ekspertėve tė Transportit, shoqėritė e kėtyre lloj transporteve shfrytėzojnė edhe “favorin” qė u krijohet atyre nga mbulimi i hapėsirave shqiptare nga njė numėr i madh kompanish udhėtimi si ajrore, ashtu edhe detare. Gjithashtu, logjikisht pėr tė udhėtuar pėr nė Itali me avion, duhet tė zgjedhėsh njė linjė direkte, por praktikisht mund tė kursesh para duke i rėnė nga Gjermania. Kur kompania gjermane e fluturimeve “Lufthansa” erdhi nė Shqipėri disa vite mė parė, njoftoi se do tė ofronte ēmime konkurruese pėr njė numėr tė madh destinacionesh nė Itali, pėrmes Munihut. Nėse e shikon nė hartė, ėshtė e lehtė tė thuash se ėshtė absurde qė tė udhėtosh 3 mijė kilometra, por nė realitet tė kushton mė lirė sesa po tė udhėtosh vetėm 700 kilometra, pra Tiranė-Romė. Nėse kėrkon tė udhėtosh nga Tirana nė Romė, bileta mund tė tė kushtojė edhe 450 euro. Por nėse bėn njė xhiro dhe i bie nga Vjena, tė kushton 410 euro. Konkurrenca pėr linjat italiane ėshtė e ashpėr, veēanėrisht pėr faktin se Italia zė mė shumė se gjysmėn e destinacionit ajror tė Shqipėrisė.

Autoriteti Konkurrencės nuk heton dot pozitat monopol tė kompanive ajrore

Nėse midis kompanive ajrore dhe agjencive tė udhėtimit nė vend ėshtė vendosur njė pozitė monopol, pėrsa i pėrket ēmimit tė shtrenjtė tė biletave tė udhėtimit, kėtė mė mirė se kushdo duhet ta dijė Autoriteti i Konkurrencės. Por ky i fundit nuk ėshtė nė gjendje tė hetojė shkeljen e konkurrencės nė udhėtimet ndėrkombėtare, pėr shkak se ky aktivitet kryhet jashtė kufijve tė Shqipėrisė, ndėrsa vendimet e AK kanė vlerė ligjore vetėm brenda territorit shqiptar. Kjo e bėn situatėn tė pashpresė, sepse teorikisht, njė shkelje tė tillė konkurrence duhet ta shqyrtojė Autoriteti Evropian i Konkurrencės, i cili nuk vepron dot, gjithashtu, pėr shkak se Shqipėria nuk ėshtė pjesė e BE-sė. Tregu i fluturimeve ajrore nė Shqipėri shėnoi mė shumė se 1.5 milionė klientė gjatė vitit tė kaluar. Xhiroja totale vlerėsohet me mbi 350 milionė euro nė vit. Tregu i fluturimeve ajrore nė tė gjithė botėn ka qenė i prekur nga monopoli ose oligopoli, pėr shkak se fluturimet ndėrkombėtare rregulloheshin pėrmes marrėveshjeve dypalėshe tė komplikuara dhe tė kushtueshme. Kėshtu, nėse njė kompani italiane vendos tė udhėtojė drejt Tiranės, njė kompani shqiptare duhet tė kryejė tė njėjtin numėr fluturimesh. Por gjatė viteve tė fundit, BE-ja dhe SHBA-tė kanė punuar pėr liberalizimin e kėtij tregu, duke hequr kufizimet ligjore tė reciprocitetit dhe duke ulur ēmimet. Qė nga viti 1994, kur BE-ja hapi kufijtė, njė numėr i madh kompanish me kosto tė ulėta mbuluan pjesėn mė tė madhe tė tregut tė kontinentit. Nė janar tė vitit 2007, BE-ja nėnshkroi marrėveshjen “Pėr Hapjen e Qiejve” edhe me vendet e Ballkanit, pėrfshirė Shqipėrinė. Pėr pasojė, nuk ka mė kufizime nė transportin ajror. Megjithatė, konkurrenca nuk duket gjėkundi.




Ēmimet mesatare tė udhėtimeve ajrore nga Tirana pėr nė destinacionet kryesore

Destinacioni/vajtje Ēmimi nė euro/personi
Tiranė-Romė 179 euro
Tiranė-Bolonja 190 euro
Tiranė-Firence 180 euro
Tiranė-Milano Malpensa 159 euro
Tiranė-Budapest 303.9 euro
Tiranė-Bruksel 329 euro
Tiranė-Vjenė 424 euro
Tiranė-Stamboll 230 euro
Tiranė-Paris 219 euro
Tiranė-Londėr 370 euro

(Ēmimet e biletave tė avionėve ndryshojnė nė varėsi tė kompanive, klasit, numrit tė personave, orareve tė fluturimit dhe ditėve)


Kompanitė ajrore, si veprojnė nė mėnyrė preferenciale me ēmimet

Kompanitė ajrore kanė njė sistem tė veēantė pėr shitjen e biletave. Bėhet fjalė pėr ndarjen e vendeve nė disa kategori. Kjo lidhet ngushtė me ēmimin e biletave. Njė punonjėse pranė njė zyre pėr shitje biletash tregon mekanizmin e kėtij sistemi. Sipas saj, nė kategorinė e parė, qė njihet si "Red Tickets", vendosen disa vende me ēmim tė lirė, nė kategorinė e dytė "economy" ēmimet fillojnė tė rriten dhe pjesa tjetėr qė mbetet pėrfshihet nė kategorinė e biletave "economy flexible", tė cilat shiten me ēmim maksimal kundrejt kėrkesės dhe ofertės. "Ky ėshtė njė mekanizėm kundrejt tė gjitha ligjeve tė cilin e aplikojnė kompanitė ajrore. Ajo qė nuk dihet ka tė bėjė me numrin e vendeve qė pėrfshihen nė ‘Red Tickets‘ nga ku edhe nisin ēmimet", thotė punonjėsja. Rritjen e ēmimeve gjatė sezonit tė verės ajo e konsideron si tė lidhur ngushtė me kėrkesėn e madhe pėr bileta nga shqiptarėt, gjė qė nė ekonominė e tregut pėrdoret maksimalisht nga kompanitė ajrore pėr tė pėrfituar.


11 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos