Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim mbetet pa kryetar

Prishtinė, 10 gusht – Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim ka mbetur pa kryetarin e saj shumėvjeēar Smajl Latifi. Zyrtarėt e kėsaj lėvizjeje, tė martėn, pėrmes njė konference pėr media kanė njoftuar se kanė aprovuar dorėheqjen e tashmė ish-kryetarit Latifi dhe kanė vendosur qė tė emėrojnė Fadil Fazliun si ushtrues detyre tė kryetarit, deri nė kuvendin e ardhshėm zgjedhor.
Arsye e dorėheqjes se ish-kryetarit Smajl Latifi ėshtė thėnė se ka qenė mundėsia qė ai tė kandidohet pėr kryetar nė Komunėn e Rahovecit, me ndonjė parti tjetėr. 
Para dy viteve Latifi kishte kandiduar pėr kryetar tė Komunės sė Rahovecit me partinė e tij LKēK, por nuk ia kishte arritur qė tė zgjidhej. Pas kėsaj ai ka vendosur qė tė ndėrrojė partinė pėr tė fituar postin e kryetarit tė Rahovecit. “Gjithkush ka tė drejtė me shku ku tė donė, ose me dhanė dorėheqje”, ka thėnė u. d. i kryetarit, Fadil Fazliu.
Fazliu ka thėnė se LIB-i me gjithė dorėheqjen e kryetarit tė saj, Ismail Latifi, vazhdon punėn dhe aktivitetin e  vet me tė gjitha degėt dhe nėndegėt, si dhe aktivet e saja.
“Ne punojmė prapė dhe angazhohemi pėr tė fuqizuar idenė dhe konceptin tė cilin e ka Lėvizja pėr Integrim dhe Bashkim, si trashėguese e LKēK-sė”, ka thėnė Fazliu.
Fazliu ka deklaruar se ēdokush ka tė drejtė tė japė dorėheqje, ndėrsa ka shtuar se nuk e di se me cilėn parti do tė kandidojė tani ish-kryetari Latifi, pėr kryetar tė Rahovecit, por e rėndėsishme, sipas tij, ėshtė se LIB-i ia ka miratuar dorėheqjen.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Ditore

Publikuar nga: Koha Ditore

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos