Korriku boshatis bankėn e gjaku, Qendra Kombėtare e Dhurimit tė Gjakut apel pėr tė dhuruar gjak



Lizeta Duro

Aksidentet e shumta tė muajit korrik dhe tė sėmurėt kronikė qė kanė nevojė tė pėrhershme pėr gjak kanė boshatisur bankėn e gjakut. Pėr shkak tė shtimit tė numrit tė aksidenteve nė muajt e verės kėrkesat pėr gjak janė shumė tė larta. Ndodh shpesh, kur ka njė rast emergjent, aksident apo i sėmurė kronik qė kėrkesa pėr gjak tė plotėsohet nga familjarėt e pacientit. Drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Dhurimit tė Gjakut nisur nga rezervat e pakta tė gjakut dhe kėrkesat e larta pėr gjak, ėshtė detyruar t’iu bėjė apel tė gjithė qytetarėve qė e ndiejnė veten tė shėndetshėm pėr tė dhuruar gjak, tė kontribuojnė duke shpėtuar jetė njerėzish. Pak ditė mė parė pėr tė njėjtin problem reagoi dhe Ministria e Shėndetėsisė, e cila me urdhėr tė vetė ministrit Vasili mori masa duke “detyruar” pėr tė dhuruar gjak, personelin e qendrave Shėndetėsore nė tė gjithė vendin. Ndėrkohė qė drejtoresha Qėndro tha se tė gjitha kėto masa por edhe sensibilizimi i shumė personave tė tjerė, numri i tė cilėve po vjen duke u rritur ēdo vit ndihmoi qė tė pėrballoheshin me sukses tė gjitha kėrkesat pėr gjak tė muajit korrik. Duke qenė se nė muajin gusht numri i aksidenteve pritet tė jetė mė i lartė dhe se nevoja pėr gjak nė spitale do tė ritet Qėndro apelon qė tė gjithė njerėzit t’i pėrgjigjen kėrkesės pėr gjak. "Numri i dhurimeve gjatė periudhės sė verės bie, dhe shkaku pse bėhet e vėshtirė vera ėshtė sepse ka njė rritje tė numrit tė aksidenteve. Ato aksidente qė kanė qenė gjatė periudhės sė korrikut, kanė arritur tė pėrballohen. Vėshtirėsi ka pasur nė furnizimin me gjak tė pacientėve me grupe tė rralla. Pėr kėtė arsye mungesat nė gjak ndihen mė shumė gjatė gushtit dhe shtatorit", thotė drejtoresha e qendrės sė transfuzionit tė gjakut. Stafi i Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut dhe ai i Kryqit tė Kuq Shqiptar ka dhuruar gjak nė mėnyrė vullnetare. Gjithashtu, pėr tė pėrballuar kėrkesat pėr gjak, tė dy kėto institucione kanė zhvilluar fushatė sensibilizuese nė spitalin ushtarak, ku kanė dhuruar gjak punonjėsit e kėtij spitali. Sekretari i Kryqit tė Kuq, Zamir Muca tregon se edhe pse gjatė sezonit veror, kur kėrkesa pėr gjak ėshtė e lartė dhuruesit janė mė tė paktė nė numėr, por qė krahasuar me vitet e tjera numri i dhuruesve vullnetarė ėshtė nė rritje, kemi rreth 2500 tė tillė. Iniciativat e marra nga institucionet kompetente tė mbėshtetura dhe nga Qendra e Dhurimit tė Gjakut po sensibilizojnė ndjeshėm shoqėrinė duke rritur kėshtu numrin e dhuruesve vullnetarė. "Gjithmonė dhe mė shumė qytetarėt i pėrgjigjen thirrjes pėr dhurimin e gjakut. Kjo tregon qė ne jemi njė shoqėri qė po rritet, njė shoqėri qė shkon drejt humanizmit dhe altruizmit ėshtė njė shoqėri qė rritet dhe ėshtė fakt qė qytetarėt kėtu gjithmonė e mė shumė i pėrgjigjen thirrjes pėr dhurimin vullnetar tė gjakut", tha Qėndro. Megjithatė, mungesa e gjakut nė kėto ditė tė nxehta vere ėshtė mė problematike se kurrė prandaj dhe drejtoresha apelon pėr ndihmė.



Ministria e Shėndetėsisė u bėn apel qytetarėve:” Shmangni alkoolin gjatė qėndrimit nė plazh”

Konsumimi i alkoolit nė doza tė mėdha gjatė sezonit veror, jo vetėm qė ėshtė shkak pėr aksidentet rrugore, por edhe dėmton shėndetin e personave qė e konsumojnė atė. Sipas Drejtorit tė Shėndetit Publik nė Ministrinė e Shėndetėsisė Gazmend Bejtja, pijet alkoolike duhet tė shmangen nė mėnyrė kategorike, veēanėrisht gjatė qėndrimit nė plazh. “Konsumi apo abuzimi me substancat, konkretisht me alkoolin pėrbėn njė rrezik madhor pėr jetėn e shtetasve shqiptarė.” u shpreh Bejtja. Sipas tij, moskonsumi i alkoolit do tė thotė reduktim tė aksidenteve nė 20 pėr qind, pasi nga tė dhėnat e policisė rezulton se shkaku kryesor i aksidenteve muajt e fundit ka qenė pėrdorimi i pijeve alkoolike. Ministria e Shėndetėsisė i ka kėrkuar qytetarėve tė bėjnė kujdes nė marrjen e rrezeve tė diellit dhe nė pėrdorimin e ushqimit i cili duhet tė jetė i pastėr dhe mundėsisht i gatuar me kujdes. Sipas drejtorit Bejtja helmimi ushqimor apo ekspozimi ndaj rrezeve tė dėmshme mbeten probleme mjaft shqetėsuese pėr kėtė periudhė. Bejtja kėshilloj qytetarėt qė tė shmangin ekspozimin nė diell nė orėt mė tė papėrshtatshme dhe kryesisht nga ora 11 deri nė 15. Mė tė rrezikuar nga rrezatimi ultraviolet janė personat tė cilėt kanė njė ngjyrė mė tė hapur tė lėkurės, sy bojėqielli dhe sidomos fėmijėt. “Nė rast kur shtetasit vėnė re qė nė ambientet ku shėrbehet ushqim ka papastėrti, ka insekte duhet padyshim qė tė shmangen nga ky ambient,” theksoi Bejtja. Gjatė sezonit turistik ėshtė rritur ndejshėm dhe numri i qytetarėve qė paraqiten tek mjeku pėr shkak se neglizhojnė kujdesin si ndaj pijeve alkoolike ashtu edhe kujdesit ndaj ushqimit apo rrezeve tė diellit. Apeleve tė shumta tė mjekėve dermatologė pėr kujdesin nga rezet e diellit dhe mjekėve infeksionistė pėr kujdesin ndaj ushqimit iu ėshtė bashkuar dije dhe drejtori i Shėndetit Publik nė ministrinė e Shėndetėsisė Gazmend Bejtja. Bejtja u bėri apel sidomos pushuesve tė shumtė nė tė gjithė vijėn bregdetare nė Shqipėri tė kenė kujdes me alkoolin, ekspozimin nė diell dhe produktet ushqimore qė konsumojnė. Drejtorit tė shėndetėsisė nė MSH, ashtu siē shprehen dhe specialistėt, rreziku mė i madh i helmimeve ėshtė ai me orgjinė ushqimore, prandaj duhet shumė kujdes me produktet ushqimore nė kėto ditė tė nxehta. Ashtu siē sipas tij pėrbėn rrezik pėr shkaktimin e aksidenteve konsumi i alkoolit dhe pėr dėmtimin e lėkurės ekspozimi nė diell. Kujdes tė veēantė duhet tė kenė tė sėmurėt kronikė, personat me probleme kardiovaskulare, tė moshuarit dhe sidomos fėmijėt, tė cilėt janė mė pak rezistentė ndaj diellit dhe kanė lėkurė mė delikate.


7 Gusht 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos