Pranimet nė universitete, pikėt shpallen nė fund tė gushtit




Avushe Zhuka
Shpallja e pikėve pėr pranimet nė shkollat larta do tė pėrfundojė nga fundi i muajit gusht. Ministria e Arsimit dhe Shkencės bėn tė ditur se pikėt e pranimeve nė shkollat e larta do tė shpallen nė fund tė gushtit. “Ende nuk mund tė flitet pėr njė datė tė saktė tė publikimit tė rezultateve me pikėt qė kanė fituar kandidatėt pėr nė universitet, por duke iu referuar eksperiencės sė njė viti mė parė, shpallje e rezultateve tė pranimeve nė shkollat e larta do tė bėhet pas njė muaji”-shprehen burime nga MASH. Specialistė tė kėsaj ministrie tregojnė procedurėn qė do tė ndiqet pas plotėsimit tė Formularit A2. Pas pėrfundimit tė plotėsimit tė kėtij formulari, do tė bėhet mbledhja e tyre nga shkollat nė drejtoritė e rretheve pėrkatėse dhe mė pas tė gjithė formularėt do tė ēohen nė APRIAL, ku do tė bėhet mbledhja e pikėve nga specialistėt. Ashtu si edhe njė vit mė parė, Agjencia Kombėtare e Pranimeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė do tė realizojė pėrcaktimin e fituesve sipas parimit Meritė – Preferencė, sipas tė cilit, parimi i meritės pėrcaktohet sipas pikėve tė grumbulluara nė bazė tė rezultateve tė shkollės sė mesme dhe tė provimeve tė Maturės Shtetėrore. Parimi i preferencės pėrcaktohet nga vullneti i kandidatėve, i shprehur nėpėrmjet preferencės mė tė lartė tė zgjedhur prej tyre. Kjo procedurė mund tė zgjatė rreth 3 javė, pasi bėhet fjalė pėr tė gjithė tė rinjtė qė kanė kandiduar pėr tu bėrė pjesė e shkollave tė larta. Listat paraprake tė kandidatėve fitues, nė formė tė shkruar dhe elektronike do t’u dorėzohen Institucioneve publike tė Arsimit tė Lartė, sipas programeve pėrkatėse tė studimit. Mė pas do tė bėhet afishimi i listave pranė fakulteteve. Pranimet Pranimet nė shkollat e larta do tė bėhen sipas kuotave tė pėrcaktuara pak kohė mė parė me vendim qeverie. Nė tė 11 programet e studimit nė gjithė universitetet e vendit do tė pranohen 23534 studentė tė rinj. Numrin mė tė lartė tė pranimeve pėr kėtė vit ka Universiteti i Tiranės, i cili njėherėsh rezulton tė jetė edhe mė i preferuari nga vetė nxėnėsit e shkollave tė mesme. Megjithatė, nė preferencat e tė rinjve qė duan tė bėhen pjesė e universiteteve nuk mbeten pas Universiteti Politeknik dhe as Universiteti Bujqėsor. Po ashtu, rritje tė kuotave tė pranimeve janė aprovuar edhe pėr universitetet e rretheve Shpallja e kuotave tė pranimit pėr ēdo degė nė universitet, u jep mundėsi maturantėve tė bėjnė vetė llogaritė pėr shanset qė do tė kenė pėr tu bėrė pjesė e shkollave tė larta. Maturantėt do tė kenė kohė tė bėjnė vet llogaritė para se tė shpallet lista zyrtare e studentėve fitues nė ēdo universitet.
Afati
Maturantėt kanė edhe dy ditė kohė pėr tė plotėsuar formularin A2, nga ku do tė bėjnė pėrzgjedhjen e degėve ku ata do tė studiojnė. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka bėrė tė ditur se afati i fundit i dorėzimit tė kėtij formulari ėshtė data 2 gusht. Por pėr maturantėt qė u njohėn disa javė mė vonė se nxėnėsit e tjerė me notat e provimeve tė lėndėt me zgjedhje MASH ka vendosur tė bėj lėshime duke e shtyrė afatin e dorėzimit tė A2. Rregullorja e Maturės Shtetėrore parashikon se maturantėt kanė njė afat kohor prej dy javėsh pėr plotėsimin dhe dorėzimin e formularėve. Maturantėt pėrzgjedhin, dhjetė preferenca nė formularin A2, ku janė tė listuara mė shumė se 225 programet qė do tė ofrojnė universitetet publike pėr vitin e ri akademik, e njėjta procedurė si vitin e kaluar. Kandidatėt qė do tė respektojnė profilin e shkollės sė mesme nė pėrcaktimin e degėve mund tė grumbullojnė mė shumė pikė, sesa po tė listojnė degė tė profilit tė kundėrt. Sipas rregullores sė provimit, pėrcaktohet se mundėsia pėr tė mbledhur mė shumė pikė krijohet jo vetėm nga zgjedhja e programeve tė afėrta tė studimit, por dhe nga lloji i koeficientit

boc
Formula e pėrllogaritjes sė pikėve

Pėrllogaritja e pikėve pėr pranimet nė universitet do tė bėhet duke u bazuar nė kėtė formulė qė Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka bėrė publike.

D1 ėshtė nota e shkallėzuar e provimit tė parė tė detyruar,Letėrsi
D2 ėshtė nota e shkallėzuar e provimit tė dytė tė detyruar, Matematikė
Z1 ėshtė nota e shkallėzuar e provimit tė parė me zgjedhje
Z2 ėshtė nota e shkallėzuar e provimit tė dytė me zgjedhje
MES ėshtė nota mesatare e marrė nga Formulari A2
KSH ėshtė koeficienti i shkollės (i pari nė treshen e koeficienteve nė librin e transparencės)
KZ1, KZ2 janė koeficientet e lėndėve me zgjedhje(i dyti dhe i treti nė treshen e koeficienteve nė librin e transparencės)
KD1 dhe KD2 janė dy koeficiente tė vendosur me Udhėzimin e Ministrit tė Arsimit Nr. 12, datė 11.03.2008 pėr shkollat profesionale dhe social kulturore
%MAT ėshtė pėrqindja qė zėnė pikėt e Maturės nė programet e studimit me konkurse
PKNX janė pikėt qė ka fituar kandidati
PKMAX janė pikėt maksimale qė mund tė merren nė konkurrim
%KONK ėshtė pėrqindja qė zė konkursi nė Maturėn Shtetėrore.
KONK vendoset 1 kur llogariten pikėt nė programet e studimit me konkurs dhe 0 pa konkurs
ND qelizė ndihmėse ku vendoset 1 (nuk duhet ndryshuar)


Provimet e Maturės, maturantėt nė kaos pėr rezultatet

Pėrgjigjet e provimeve tė maturės shtetėrore janė vonuar pėr mė shumė se dy javė nė shumė shkolla tė vendit, duke krijuar njė situatė tensioni mes tė rinjve qė presin tė mėsojnė rezultatet dhe fatin e tyre nė garėn pėr nė universitete. Zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit thonė se shkak i vonesės ka qenė fakti se nė shumė raste ata kanė siguruar prova pėr kopjimin masiv tė nxėnėsve. Provimet e maturės shtetėrore nuk janė administruar mirė nga mėsuesit nė tė paktėn 20 shkolla, ku ėshtė konstatuar se njė pjesė e madhe e maturantėve kanė kopjuar. “Nė provime dyshohet pėr kopje dhe gjatė kontrollit janė verifikuar kopje. Pavarėsisht se kėto shkolla kanė mijėra nxėnės, jo tė gjithė dyshohen pėr kopje”, ka deklaruar Arben Fagu. Mėsohet se nuk flitet pėr pėrpjekje individuale tė nxėnėsve pėr tė kopjuar, por pėr shpėrndarjen e tezės nė mėnyrė tė organizuar nga mėsuesit qė duhej tė mbikėqyrnin provimin. Ekspertėt kanė zbuluar se dhjetėra nxėnės kanė dhėnė nė mėnyrė rigoroze tė njėjtėn pėrgjigje. Pėr kėtė arsye maturantėt tė cilėt kanė kopjuar janė penalizuar, duke ia ulur pikėt pėr pyetjen qė kanė kopjuar, ndėrsa pėr mėsuesit do tė ketė penalizime mė tė rėnda. “Janė raste si Fieri, Elbasani e Pogradeci, ku mė shumė pėrgjegjėsi kanė mėsuesit. Natyrisht nė kėto shkolla do tė merren masa”, ka shtuar Fagu. Drejtori sqaron se ka ende disa dhjetėra maturantė pėr tė cilėt nuk ėshtė dhėnė rezultati, pasi janė konstatuar probleme nė sekretimin e testit dhe probleme tė tjera teknike.



31 Korrik 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos