Certifikata, Albana Vokshi fėmjė me Arian Tartarin

Zbulohet dokumenti zyrtar pėr biznesmenin qė deputetja tha qė nuk e ka burrė dhe pėrjashtohet nga deklarimi I pasurisė


Arian Tartari, biznesmeni I privelegjuar I qeverisė Berisha rezulton tė jetė babi I fėmive tė Albana Vokshit. Megjithėse deputetja e partisė Demokratike u pėrpoq tė mohonte ēdo lidhje me tė, nė zyrtat e gjėndjes civile ekziston ēertifikata zyrtare qė e pėrfshinė anėtar tė familjes Vokshi.


Certifikata e lėshuar nga insitucionet shtetėrore, vetėm tre ditė mė parė vėrteton ligjėrisht lidhjen e Vokshit me personin qė ajo e quajti thjesht biznesmen nė deklaratėn e saj publike.


E shkruar e bardhė mbi tė zezė thuhet se Arian Tartari ėshtė babai I fėmijės sė deputetes Vokshi e cila ka ardhur nė jetė pikėrisht dhe nė kohėn kur firmat e tij pėrfitoni koncesione me vendime tė Kėshillit tė Ministrave.


Ēertifikata


Nuk e kam burrė ndaj dhe nuk jam e detyruar ligjėrisht tė deklaroj pasurinė e Arian Tartarit. Ishte kjo qė deklaroi pak ditė mė parė, deputetja e Partisė Demokratike Albana Vokshi duke u pėrpjekur tė pėrgėnjeshtronte faktet e publikuara mbi pasurinė e saj.


Duke iu referuar ligjit nr.9367, datė 07.04.2005 "Pėr Parandalimin e Konfliktit tė Interesave nė Ushtrimin e Funksioneve Publike", Vokshi tha se biznesmeni Arjan Tartari nuk ėshtė bėri I saj ndaj nuk kishte detyrime pėr deklarim nė Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Por nė ēertifikatėn e gjėndjes civile biznesmini Tartari rezulton tė jetė anėtar I trungut tė famijes sė deputetes Vokshi.


Emri I tij rezulton si babai I vajzės dy vjeēe, Emi, e cila ka ardhur nė jetė nė tetor tė vitit 2008. Pikėrisht nė kėtė kohė rezultojnė qė disa nga firmat ku biznesmeni Tartari ėshtė I pėrfshirė tė kenė pėrfituar dhe koncesione me vendime tė Kėshillit tė Ministrave.


Ndėrkohė qė pak ditė mė parė, znj Vokshi tha se "Deklaroj nė pėrgjegjėsinė time tė plotė, qė ēdo deklarim i pasurisė sime, qė nga viti 2006 e deri mė sot ėshtė bėrė nė respektim tė plotė tė ligjit". Dhe sa e ka respketuar deputetja e Partisė Demokratike ligjet mjafton tė shohėsh ēertifikatėn e trungut tė saj familjar.


Ndėrkohė qė nga Inspektoriati I Lartė I Deklarimit tė Pasurive bėhet me dije se do tė nisin hetimet mbi pasurinė e deklaruar prej saj. . Nė tre faqe tė deklarimit tė pasurisė, znj.


Vokshi nuk ka shkruar asnjė rrjesht pėr tė ardhurat nga kompania e bashkėshortit tė saj, qė vitet e fundit operon me fonde tė dhėna dhe nga shteti shqiptar. Arian Tartari sot ka nė pronėsinė e tij 6 milione aksione ose 10% tė vlerės sė kompanisė "STREAM OIL & GAS LIMITED", tė cilat bazuara nė vlerėn e aksioneve nė bursen e Toronto Stock Exchange vlejnė 3,78 milione dollarė.


Megjithėse znj. Vokshi nuk deklaron asnjė kacidhe nga kėto tė ardhura, kjo pasuri ėshtė e deklaruar nė insitucionet e qeverisė Kanadeze ku ekziston dokumentacioni I plotė I shoqėrisė "STREAM OIL & GAS LIMITED". Biznesmeni qė znj. Vokshi tha se nuk ėshtė e martuar me tė rezulton tė jetė njeriu mė I sukseshėm nė vend gjatė qeverisjes sė partisė Demokratike. Babai I fėmijės sė znj.


Vokshi rezulton tė tė jetė aksionier nė 5 shoqėri tė ndryshme, shoqėri kėto kryesisht tė ngritura pas ardhjes nė pushtet tė partisė Demokratike. Nėse behet fjalė pėr biznesin e arit tė zi, ndėr shoqėritė thuajse monopol nė kėtė treg, aksioner do tė jetė patjetėr babai I fėmijės sė znj. Vokshi.


Po kėshtu nisur nga dokumentacioni Arian Tartari rezulton tė jetė pėrfaqėsues edhe nė shoqėri ndėrtimi apo dhe tė eksport importit ku pėr tė marrė ekzluzivitetin nė treg nuk kanė munguar as VKM- e kryeministrit pėr shoqėritė ku z. Tartari ėshtė aksioner.


Por pėr tė gjithė kėtė aktivitet qė pėrfshinė pothuajse tė gjitha fushat e ekonomisė shqiptare, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjė tė ardhur pėrsa I pėrket bashkėshortit tė saj. Ndėrkohė nė deklaratėn e saj tė pasurisė, ajo qė tė vret suyn ėshtė vakti se si pjesė e tė ardhurave tė znj. Vokshi ėshtė dhe pencioni I babait tė saj.


Shoqėritė qe menazhohen nga Arian Tartari


Po pėrveē shoqėrisė "STREAM OIL & GAS LIMITED" qė me vendim tė kėshillit tė ministrave ka ekzluzivitetin e pėrpunimt dhe pėrpunimit tė hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton tė jetė aksioner dhe nė 4 shoqėri tė tjera qė ēuditėrisht po me vendime tė kėshillit tė minsitrave pėrfitojnė koncesione nga qeveria shqiptare.


Ajo qė bie nė sy ėshtė fakti qė tė gjitha kėto shoqėri janė krijuar gjatė qeverisjes sė Partisė Demokratike ky aksioner janė njerėz tė pėrfolur si tė afėr me familjen kryeministrore. Kėshtu z. Tartari rezulton tė jetė pėrfaqėsues I shoqėrisė "VISION CONSTRUCTION". Kjo kompani ėshtė krijuar nė vititn 2007 dhe operon nė fushėn e ndėrtimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallarash tė ndryshėm etj.


Njė tjetėr kompani ky z. Tartari behet aksionet vetėm njė vit mė vonė ėshtė "TREVI Group" dhe ka objekt tė punės sė saj punime dheu, sistemime, ndėrtime civile, vepra arti, tregti artikuj tė ndryshėm. Duket se jashtė vėmendjes sė z. Tartari nuk janė as ndėrtimi i ujėsjellėsave dhe kanalizimet.


Referuar dokumentacioneve bashkėshorti i znj. Vokshi rezulton tė jetė i pėrfshirė dhe nė shoqėrinė "ART - CONSTRUCTION", ky ky objekti kryesor i veprimtarisė sė saj ėshtė pikėrisht kjo fushė. Njė tjetėr shoqėri e krijuar po gjatė qeverisjes sė PD-sė dhe ky z. Tartari rezulton tė jetė aksioner ėshtė "ALBAENERGIAPLUS" sh.p.k.


Megjithėse ishte njė vit e krijuar, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave kjo shoqėri e pėrfaqėsuar nga babai I fėmijės sė znj. Vokshi arrin tė pėrfitojė marveshje koncesionare nė ndėrtimin e hidrocentraleve nė vend.


Koncesionet


TIRANĖ- Arian Tartari, biznesmeni qė deputetja Albana Vokshi thotė se nuk e ka zyrtarisht burrė, ka pėrfituar nė koncesion nafte qė i jep tė drejtėn e shfrytėzimit tė vendburimeve tė naftės nėn emrin e njė kompanie kanadeze. Falė vendimit tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave, Tartari posedon tė drejtėn e shfrytėzimit tė vendburimeve tė naftės nga Ballshi e deri nė Devoll.


Por edhe pse kompania ėshtė prezantuar si kanadeze, ajo rezulton qė tė jetė nėn drejtimin e Arjan Tartarit dhe njė shtetasi grek qė si zyrė ka Ishujt Kajman, njė zonė e njohur pėr ngritjen e firmave fantazmė pasi legjislacioni fiskal ėshtė shumė liberal.


Bėhet fjalė pėr shoqėrinė "STREAM OIL & GAS" ku mė 23 gusht tė 2009 qeveria shqiptare miraton marrėveshjen e koncesioni me kėtė kompani pėr shfrytėzimin e vendburimeve kryesore nė vend. Njė tjetėr mabrveshie konēesionare qė z. Tartari ka pėrfituar ėshtė ajo e ndėrtimit tė hidrocentralėve.


Nė korrik tė vitit 2007-tė, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, miratohet marrėveshja pėr dhėnien nė koncesion tė ndėrtimit tė hidrocentraleve. Kanė qenė vendime maratonė tė kryeministrit kėto, ku ndėrmjet tyre ėshtė dhe ndėrtimi i hidrocentralit nė Suha.


Firma fituese e koncesionit shpallet "Albanergiaplus" Sh.p.k. Aso kohe, marrėveshja u reklamua si sukseset e radhės sė qeverisė dhe se projekti do tė ulte ndjeshėm importimin e energjisė elektrike.


Nė fakt, mė shumė se sa zbutja e krizės sė energjisė elektrike, bie nė sy fakti se si firma arrin tė fitojė kėto koncesione. Nė kėtė kohė qė ėshtė firmosur marrėveshja, znj. Vokshi kryente detyrėn e kėshilltares sė kryeministrit pėr ēėshtjet ekonomike.


Referuar tė dhėnave zyrtare tė regjistrit tė shoqėrive zyrtare, bėhet me dije se kjo shoqėri ėshtė krijuar mė 4 prill tė vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari qė vetėm njė vit mė pas tė fitojė njė marrėveshje koncesioni, qoftė nė sektorin e prodhimit tė energjetikės nė vend dhe atė tė pėrpunimit tė naftės.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos