Publikohen notat e 3 mijė maturantėve

U bėnė publike dje, pas 11 ditėsh, rezultatet e 3 mijė maturantėve qė nuk gjenin emrat nė listat e notave tė provimeve me zgjedhje.

Kjo ėshtė konfirmuar nga drejtoritė e shkollave tė mesme dhe nga vetė maturantėt e pėrfshirė nė kėtė problem.

Listat e dyta tė rezultateve tė testeve me zgjedhje nuk u publikuan nė faqen zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, siē ka ndodhur zakonisht me zbardhjen e notave tė provimeve tė tjera.

Kėsaj radhe, emrat, atėsitė, mbiemrat dhe notat pėrkatėse tė maturantėve, tė munguar nė listat e para, janė postuar nė drejtoritė e shkollave tė mesme.

Fill pas kėsaj janė njoftuar nxėnėsit, tė cilėt pasi kanė dalluar kodin e tyre, kanė mėsuar edhe notat me tė cilat ishin vlerėsuar nė lėndėt qė ata kishin pėrzgjedhur me dėshirėn e tyre.

Ndryshe nga pėrvojat e provimeve tė tjera tė maturės shtetėrore, procesi i korrigjimit dhe i afishimit tė notave tė testeve me zgjedhje nuk ka qenė aq i suksesshėm.

Edhe pse kaluan plot 11 ditė qė nga publikimi i kėtij problemi qė shkaktoi ankth dhe shqetėsim te maturantėt, instancat pėrgjegjėse nuk dhanė asnjė deklaratė publike apo reagim nė lidhje me problemin dhe mėnyrėn e zgjidhjes, penalizimet pėr pėrgjegjėsit dhe detaje tė tjera teknike.

Sipas maturantėve, kjo ēėshtje ka mbetur nė heshtje, pasi prek drejtpėrdrejt seriozitetin e procesit tė maturės shtetėrore 2010.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Top Channel

Publikuar nga: Top Channel

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos