Financuesit e fondacionit tė Liri Berishės

TIRANƋ- Liri Berisha, gruaja e kryeministrit shqiptar, prej kohėsh ka nisur njė sfidė personale pėr tė ndihmuar fėmijėt nė nevojė dhe pėr kėtė gjė ka marrė jo pak ndihmė nga bota e medias dhe ajo e biznesit. Fondacionit "Fėmijėt shqiptarė", nė ndihmė tė fėmijėve autikė, nuk i mungojnė as paratė e as propaganda mediatike.


Falė edhe statusit social, bashkėshortja e kryeministrit Sali Berisha, ka arritur qė tė sigurojė donacione nga 84 biznese qė veprojnė nė Shqipėri. Tashmė ajo ėshtė e fokusuar tėrėsisht nė kėtė fondacion pasi ka dalė nė pension dhe nuk ka asnjė angazhim tjetėr.


Sponsorizimet


Sipas tė dhėnave zyrtare tė publikuara nga vetė fondacioni, gjatė vitit tė kaluar ai ėshtė sponsorizuar nga 84 biznese, individė edhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik. Nė listėn e gjatė tė sponsorizuesve ndodhen nga njerėz tė thjeshtė e deri tek banka tė fuqishme apo kompani tė mėdha ndėrtimi.


Tė gjithė kanė dhėnė para pėr vepra humanitare.
Nė fakt, tė dhurosh para pėr aktivitete bamirėsie ėshtė mė shumė se njė akt altruist. Dhe duket se zonja Berisha ia ka dalė mė sė miri nė drejtimin e fondacionit tė saj.


Kjo pėr faktin e thjeshtė, se jo mė shumė kohė pėrpara, tė ardhurat e kėtij fondacioni kanė qėnė me pikatore. Madje ky fondacion ėshtė themeluar nga njė kontribut modest nga zoti Domenick Scaglione.


Por edhe pse ky fondacion ka pasur mbėshtetjen e personaliteteve tė ndryshme shqiptare, fondet e dhuruara pėr tė kanė qenė gjithmonė me pikatore. Fondacioni "Fėmijėt Shqiptarė" kishte pasur edhe ndihmėn e ish-zonjės sė parė, Lidra Meidani, por asnjėherė nuk ka qenė kaq i sponsorizuar dhe me njė veprimtari kaq tė suksesshme sa nėn drejtimin e Liri Berishės.


ashkėshortja e kryeministrit ėshtė emėruar nė krye tė kėtij fondacioni nė vitin 2006, kur Sali Berisha nuk kishte as edhe njė vit qė ndodhej nė krye tė qeverisė shqiptare.


Dhe tashmė duket se falė punės sė saj, fondacioni jo vetėm qė shėnon njė rekord sponsorėsh por dhe ka mundur tė zgjerojė aktivitetin e tij humanitar, siƧ ishte dhe hapja e qėndrave pėr fėmijėt autistė.


Fondacioni


Krijimi i fondacionit "Fėmijėt Shqiptarė" pėrkon me qeverisjen e parė tė Partisė Demokratike. Nė kohėn kur kryeministri i sotėm, Sali Berisha, ishte President i vendit, nė vitin 1996, z. Domenick Scaglione me paratė e tij krijon kėtė fondacion, misioni i tė cilit ishte tė ndihmojė fėmijėt nė nevojė, pavarėsisht pėrkatėsisė fetare apo etnike si dhe tė mbėshtesė institucionet tė cilat asistojne ne ndihmė tė kėtyre fėmijeve.


Nga viti 1998 deri nė tetor tė vitit 2006 ky fondacion drejtohej nga Znj. Karin Roncari. Por pėrgjatė kėsaj kohe, zor se i ėshtė dėgjuar ndonjėherė zėri kėsaj zonje, edhe pse ishte presidente e kėtij fondacioni bamirės.


Deri nė emėrimin e zonjės Liri Berisha, ky fondacion mbahej nė kėmbė kryesisht nga financimet e huaja. Por pas vitit 2006 raporti i financimeve nga donatorė shqiptarė ka ndryshuar krejtėsisht. Rreth 90 pėr qind e aktiviteteve tė kėtij fondacioni mbėshteten nga donatorė shqiptarė.


Falė kėtyre financimeve, fondacioni pėrmėnd si arritje tė tij qė 40 fėmijė janė dėrguar jashtė shtetit pėr kurim. Njė tjetėr projekt i kėtij fondacioni ėshtė "Qėndra e Kėrkimeve pėr Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik". Projekti ka kushtuar 300,000 dollarė.


LISTA E FINANCUESVE

Intermed SHPK
Panorama Group
ABA(American Bank of Albania)
Bankers Petroleum Albania LtD
Elisabeta Zaloshnja
KALO Associates Shpk
Genc Boga
DEKA SHA
Unioni Financiar i Tiranes
Institute of Contemporary studies
EHW Shpk
Ledina Agolli
Hope of Albania
Wolf Thessis
H.L. Group SHpk
TIrana Bank
HUngarian Embassy
Interalbanian Sha
Bloja SHa
Edil AL It Shpk
Vista Group Shpk
Palmir Shpk
Maryse Daviet X
Credins Bank SHa
Albanian American enterprise Fund
gezim Ceka
Drita Hoxha
Vala Goxhi
Posta Shqiptare
Greek embassy
Embassy of Switzerland
Lyela Rama
Ten Group services Ltd
Ma.Di.Sh
Eagle Mobile SHa
Francesko, Dasha, S.Guxholliu
elfrida Zefi
Energji SHkp
Novartis SHPK aktivitet kulturor
Eurosig SHA
JON SHPK, Dhurate
Kompleksi GJanica@ Koza Besnik Kapllanaj
Qeveria e Nxėnėsve Gjirokastėr, Silvana Kekezi
Ministria e KUlturės, Rinisė dhe Sporteve
Derveni SHPK
SIGMA SHA
Intermed Pharma
Albatrade
Taci Oil Company
Atlantik SHA
Novartis Pharma Service Inc
Hoffman La Roche SHPK
YAPS
Idea Vlore
French Embassy
Cavalier Rrahim Cota
Universiteti Kristal
Hope for the World
Panorama Group
Alba Pigs SHPK
Adelini SHPK
Komiteti Olimpik i Marsejės
KOINONIKH STHRIJI Chorhgia
Perparim Gropa; Ndėrtim Impo-Expo
Intesa San Paolo Staff
SOYA Group;Mika Mori, Japoni
Firot Investment Bank
VILOIL SHA
EKO A2 SHPK
Birra Korca SHPK
FLORYHEN SH.P.K.P.O.B.Nr.8
ALCATEL ITALIA SPAFiliali SHqiperi pobox 2910
B.B.INTERNATIONAL GROUP
YLDON SHPK
STUDIO EKONOMIKE K2F
RIRA SHA
FASSA AND BERBERI TIRANE
AMFORA SHPK
ALB-BUILDING
AGNA Group
MONDIAL SHPK
POLYECO Greece


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos