Treni i linjės Durrės-Tiranė pėrplas fuoristradėn e policisė

Aksidenti

Njė fuoristradė policie “i ka zėnė pritė” trenit tė linjės Durrės-Tiranė. Ngjarja e pazakontė ka ndodhur mbrėmjen e djeshme, rreth orės 21:00, nė segmentin hekurudhor tė Gėrdecit, kur automjeti i Policisė sė Shtetit i ka zėnė udhėn trenit tė linjės dhe pėr pasojė ėshtė tėrhequr zvarrė pėr disa metra. Burime nga vendi i ngjarjes bėjnė tė ditur se mjeti i transportit hekurudhor ka ndeshur papritur me makinėn e policisė dhe makinisti nuk ka mundur tė frenojė nė moment, por vetėm disa metra mė tutje. Nė momentin e ngjarjes, nė automjet udhėtonin tre policė, tė cilėt fatmirėsisht nuk kanė pėsuar lėndime. Tė njėjtat burime pohojnė se sapo treni ka frenuar, drejt makinistit ėshtė drejtuar njė prej uniformave blu, i cili ka kėrkuar llogari pse nuk ka frenuar nė kohė mjetin e tonazhit tė rėndė. Mes drejtuesve ka nisur sherri dhe policėt kanė kėrkuar ndėrhyrjen e ekspertėve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Transporteve pėr tė pėrcaktuar “fajin”. Por derisa nė vendin e ngjarjes tė mbėrrinin ekspertėt, pasagjerėt qė udhėtonin nė orėt e vona tė mbrėmjes janė detyruar tė presin nė mes tė rrugės, ose tė udhėtonin me mjete tė rastit drejt kryeqytetit.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos