Vrasja e Franc Konomit, zbardhen pėrplasjet e dy grupeve nė Spanjė

Vjen nė Shqipėri dosja e ekzekutimit tė bujshėm nė njė sallė lojėrash fati

Interpoli sjell nė Shqipėri dosjen e njė sėrė shqiptarėsh qė kanė aktivitet kriminal nė Spanjė, mes tė cilėve edhe persona qė dyshohen pėr vrasjen e Franc Konomit. Bėhet fjalė pėr njė grup, i cili merret me trafikun e drogės dhe jo mė larg se njė vit mė parė kanė kryer njė vrasje nė njė lokal lojėrash fati nė Spanjė. Pėr kėtė ngjarje, Policia e Spanjės ka pasur tė dyshuar disa shqiptarė, ku edhe viktima ka qenė bashkėkombės.

Burimet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit bėjnė tė ditur se informacionet sekrete kanė ardhur me kėrkesėn e palės shqiptare, pasi edhe dyshimet pėr vrasjen e Franc Konomit, ekzekutimi i tė cilit u bė mė 8 korrik tė kėtij viti, lidhen me shtetin e Spanjės, pavarėsisht se familja ka mohuar disa herė se 42-vjeēari nuk ka qenė asnjėherė nė kėtė vend. Nė lidhje me vrasjen e Tiranės, policia shpjegon se ngjarja mund tė ketė zanafillėn me krimin e ndodhur nė Spanjė. Sipas dosjes hetimore, ku nuk janė bėrė publike shumė tė dhėna, pėr shkak tė ruajtjes sė sekretit, mėsohet se bėhet fjalė pėr njė ngjarje, ku janė pėrfshirė dy grupe shqiptarėsh. Hetimet tregojnė qė ngjarja ka ndodhur nė njė lokal lojėrash fati, ku kanė qenė dy grupet shqiptare, tė cilėt mendohet se po bėnin pazare pėr trafik droge. Nė negociata e sipėr, gjakrat janė nxehur, ku nuk dihen arsyet reale, dhe njė person ka nxjerrė njė pistoletė 15-she, duke vrarė njė anėtar tė grupit tjetėr dhe duke plagosur tė dytin. Mė pas, autori i dyshuar i ngjarjes, qė mendohet se ėshtė shqiptar, ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes. Por nga grupi tjetėr, njė person ka vdekur me tri plumba, ndėrsa i plagosuri qė ka marrė katėr plumba ka shpėtuar, pavarėsisht se asnjėherė nuk ėshtė zbėrthyer pėr tė treguar se kush e kishte kryer kėtė krim.

Pas kėsaj ngjarje, nė Spanjė kanė ndodhur edhe disa krime tė tjera, ku dyshimet bien mbi njė grup shqiptarėsh, qė e kanė shtrirjen e tyre deri nė Francė. E pikėrisht pėr shkak tė kėtyre konflikteve, dyshohet se hakmarrja ka ardhur nga Spanja. Policia ka ngritur dyshime shpeshherė se Franc Konomi ka qenė i lidhur me trafikun e drogės, por asnjėherė nuk ėshtė arritur qė tė faktohet njė veprimtari e tillė. E nga kėto dyshime, grupi hetimor i ka shtrirė hetimet deri nė Spanjė. Nė lidhje me autorin e dyshuar tė krimit qė ka ndodhur nė Spanjė, policia tha se ai ndodhet ende atje, por miq tė tij, lidhje qė dihen prej vitesh, kanė ardhur nė Shqipėri. Gjithashtu, nė kėtė konflikt tė ashpėr mendohet se ka marrė pjesė edhe njė i njohur i Franc Konomit. Tė dy kėta persona, si i njohuri i Konomit dhe i dyshuari pėr vrasje, kanė biznese nė Tiranė.

Sipas tė dhėnave policore, ditėn e krimit, pikėrisht mė datė 8 tė kėtij muaji, dy personat me motor kanė bėrė disa xhiro nė rrugėn “Luigj Gurakuqi”, pranė sheshit “Avni Rustemi”, ku u ekzekutua 42-vjeēari Konomi. Ata janė vėnė re nga disa njerėz, e madje ėshtė menduar se mos do tė kryenin ndonjė grabitje nė dyqanet e kėmbimit tė valutės. Madje, disa prej tyre e kanė fiksuar plotėsisht atė, sidomos persona qė i njohin mirė motorėt. Sipas hetimeve, motori ka qenė i llojit “Trans alt”, me ngjyrė tė zezė. Madje, njė tjetėr dėshmitar ka deklaruar se ishte me targa greke. Ndėrsa e veēanta e motorit ėshtė se ka njė serbator ngjyrė jeshile. Burimet nga grupi hetimor shpjegojnė se dy personat qė kanė kryer krimin mendohet tė jenė tė moshės 25-30 vjeē dhe atė ditė kanė qenė tė veshur me xhupa motori, ngjyrė blu dhe xhins. Nė kokė mbanin kaskat. Megjithatė, motori i veēantė ka mbetur nė mendjen e disa personave, qė tashmė janė marrė nė pyetje edhe nga oficerėt e policisė qė po hetojnė vrasjen e Franc Konomit.

Duke u bazuar mbi kėto fakte, dėshmitarė tė ndryshėm tregojnė se njė motor i tillė ėshtė parė afėr banesės sė Franc Konomit. Nuk dihet pse ai ka lėvizur nė kėtė lagje, qė ndodhet pranė Shkollės sė Kuqe, por dyshimet janė se mund tė jetė i njėjti motor i pėrdorur nė fillim tė kėtij muaji pėr tė kryer vrasjen mafioze. Burimet policore thanė se aktualisht nėn hetim kanė vėnė disa persona pėr kėtė ngjarje, ku pėrfshihen edhe tė njohur tė Franc Konomit, por nuk janė publikuar shumė detaje, pėr shkak tė ruajtjes sė sekretit. Sipas tė dhėnave tė mbledhura nga gazeta “Shqip”, motori ėshtė parė nė lėvizje ditėn e martė dhe u ka bėrė pėrshtypje shumė njerėzve, tė cilėt nuk ishin nė dijeni pėr karakteristikat e tij dhe nuk e kishin fiksuar mė parė njė motor tė tillė.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos