Universitetet, hapat pėr tė zgjedhur degėt e duhura

21/07/2010 Publikohet formulari A-2, propozohen rreth 264 programe tė ndryshme studimore

Maturantėt duhet tė tregohen tė kujdesshėm, fillimisht tė sigurohen pėr degėt, pastaj ti renditin

Kandidatėt pėr nė universitetet, duke filluar nga dita e nesėrme, duhet ti drejtohen shkollave ku kanė mbaruar arsimin e mesėm pėr tė tėrhequr formularin A-2, nė tė cilin do tė listojnė dhjetė preferencat se ku duan tė vijojnė studimet e larta pranė universiteteve publike. Burimet zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit bėjnė tė ditur se tashmė po shkon drejt fundit procesi i shpėrndarjes sė kėtyre formularėve pranė drejtorive arsimore tė ēdo rrethi si dhe shkollave pėrkatėse. Sipas pėrcaktimeve tė bėra gjithsej janė 264 programe studimore, tė cilat janė shpėrndarė sipas llojit dhe vendndodhjes konkrete tė universitetit. Me anėn e formularit A-2 merren tė dhėnat pėr notėn mesatare tė shkollės sė mesme tė maturantit dhe 10 preferencat e tij pėr programet e studimit nė institucionet e arsimit tė lartė. Nė renditjen e dhjetė preferencave nga mė e pėlqyera deri te mė pak e pėlqyera, duhet treguar kujdes me vendosjen e kodeve identifikuese, nė tė kundėrt mund tė ngatėrrohet dega e studimit ku maturanti do tė shpallet fitues. Nė kuadratin pranė programit tė studimit duhet tė vendosni numrin e preferencės. Kodi i programit tė studimit i shėnuar tek tabela e preferencave duhet tė jetė e njėjtė me atė ku ėshtė shėnuar numri i preferencės nė formular. Edhe kėtė vit maturantėt do tė zgjedhin 10 programet e studimit, tė renditura sipas preferencave. Ashtu si dhe njė vit mė parė, Agjencia Kombėtare e Pranimeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė (APRIAL) do tė realizojė pėrcaktimin e fituesve sipas parimit meritė–preferencė, sipas tė cilit “parimi i meritės pėrcaktohet sipas pikėve tė grumbulluara nė bazė tė rezultateve tė shkollės sė mesme dhe tė provimeve tė Maturės Shtetėrore, ndėrsa parimi i preferencės pėrcaktohet nga vullneti i kandidatėve, i shprehur nėpėrmjet preferencės mė tė lartė tė zgjedhur prej tyre”. Megjithatė, kandidatėt duhet tė tregojnė kujdes veēanėrisht nė renditjen e preferencave dhe degėve, pėrbri tė cilave duhet tė vendosen kodet e duhura identifikuese, siē janė pėrcaktuar nė renditjen pėrkatėse tė formularit. Pėr tė shmangur plotėsimin e formularit me gabime ėshtė e kėshillueshme qė kopja origjinale qė maturanti do tė tėrheqė tė fotokopjohet dhe aty tė ushtrohet dora disa herė. Specialistėt kanė zgjedhur kėtė periudhė pėr shpėrndarjen e formularit A-2, pasi sipas tyre maturantėt, duke ditur notat e katėr provimeve tė maturės dhe notėn mesatare tė shkollės sė mesme, mund tė bėjnė njė pėrllogaritje se me sa pikė do tė hyjnė nė garė pėr nė shkollat e larta. Gjithashtu duke iu referuar edhe pikėve minimale me tė cilat ėshtė ulur nė auditor fituesi i fundit gjatė vitit akademik 2009-2010 pėr tė gjitha degėt e universiteteve publike, ata do tė mund tė bėjnė njė pėrzgjedhje mė tė saktė tė 10 preferencave nė formularin A-2.

Si plotėsohet formulari A-2

Me anėn e formularit A-2 merren tė dhėnat pėr notėn mesatare tė shkollės sė mesme tė maturantit dhe 10 preferencat e tij pėr programet e studimit nė institucionet e arsimit tė lartė. Pėr tė marrė formularin A-2 nxėnėsi duhet tė ketė bėrė pagesėn prej 2000 lekėsh nė njė bankė ose nė Postėn Shqiptare dhe tė paraqesė faturėn e pagesės.

Hapi 1

Maturantėt mund ta fotokopjojnė kėtė formular pėr tu praktikuar, por duhet tė dorėzojnė formularin origjinal tė plotėsuar. Ata duhet tė lexojnė me kujdes udhėzimin pėr plotėsimin e formularit A-2.

hapi 2

Nė fillim mėsuesi kujdestar bashkė me maturantin plotėsojnė mesataren e shkollės sė mesme me numra dhe me fjalė.

Hapi 3

Pasi ėshtė vendosur pėr programet e studimit tė preferuara dhe renditjen e tyre, vihet kodi i programit tė studimit pėr secilėn preferencė, nga preferenca 1 deri nė preferencėn e 10.

Hapi 4

Pas kėsaj nė kuadratin pranė programit tė studimit do tė vendoset numri i preferencės. Kodi i programit tė studimit, i shėnuar tek tabela e preferencave, duhet tė jetė i njėjtė me atė ku ėshtė shėnuar numri i preferencės pėrkatėse. Pėr shembull, nėse nė preferencėn 1 ėshtė shėnuar programi i studimit 015, atėherė nė kuadratin pranė programit tė studimit 015 duhet tė shėnohet numri 1.

Hapi 5

Maturanti, mėsuesi kujdestar dhe drejtori i shkollės duhet tė plotėsojnė emrin, mbiemrin dhe tė firmosin formularin A-2.

Si ti rendis preferencat?

• Para se tė renditni preferencat, duhet tė bėni njė llogaritje tė pėrafėrt tė pikėve qė keni grumbulluar nga rezultatet e mesatares sė shkollės sė mesme dhe provimeve tė detyruara: gjuhė-letėrsi dhe matematikė.

• Pas kėsaj konsultoni te guida e Maturės Shtetėrore 2009 pikėt minimale pėr ēdo progrm studimi qė kanė bėrė fitues kandidatėt e njė viti mė parė.

• Ju tashmė keni njė ide se ēfarė programe studimi duhet tė zgjidhni brenda 10 tė mundshmeve.

• Pas kėsaj formoni njė listė, ku programet e studimit i renditni jo vetėm sipas preferencave, por dhe sipas mundėsisė qė keni pėr tė fituar nė kėto preferenca. Pra, e para (programi i parė) do tė jetė dega qė preferoni mė shumė dhe e dyta ajo qė preferoni, nėse nuk do tė fitoni nė preferencėn e parė, e kėshtu me radhė deri te preferenca 10.













 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos