Ushtarakėt, rruga pėr tė fituar pensionin e plotė nė gjykatė

Pėrgatitja e dosjes pėr ta dėrguar nė Gjykatė. Dokumentet dhe ligjet Mėnyra e rillogaritje sė pensioneve sipas shembujve konkret

Dr. Kujtim Cako*

Njė nga tė drejtat dhe liritė themelore tė ushtarakėve nė pension tė parakohshėm apo tė plotė pleqėrie ėshtė e drejta pėr tė jetuar, pėr tė pėrfituar njė pension tė llogaritur drejt, jo sipas standardeve tė NATO-s apo vendeve tė zhvilluara perėndimore. Ushtarakėt kėrkojnė zbatimin e kuadrit ligjor tė vendit tonė; kėrkojnė zbatimin e skemės llogaritėse ligjore tė pensionit qė qėndron nė fuqi prej 20 vitesh, qysh nga statusi i parė i ushtarakut qė daton mė 3 korrik 1991 dhe deri nė ditėt e sotme.
Duke iu referuar praktikės sė deritanishme, rezulton njė qėndrim stoik, kundėrshtues nga organet e Sigurimeve Shoqėrore ndaj kėrkesave tė ushtarakėve nė pension, lirim apo rezervė, pėr tė pėrfituar kėtė tė drejtė, pėr tė rillogaritur pensionin, ashtu siē bėn dhe vendos gjykata dhe kryen pagesat Zyra Pėrmbarimore. Nė shumicėn dėrmuese tė rasteve, gjykatat, me vendimet e tyre, i kanė dhėnė tė drejtė ushtarakėve deri nė kohėt e fundit, kur Gjykata Kushtetuese, me vendimin Nr. 33, datė 24.06.2010, hoqi kufizimet e paligjshme nė llogaritjen e pensionit. Nė kėtė kuptim, kėrkesa ligjore e ēdo ushtaraku qė ka fituar kėtė tė drejtė, ka qenė e detyruar nga pėrgjigja e prerė e organeve tė Sigurimeve Shoqėrore, me pėrmbajtje: “Drejtojuni gjykatės!”. Mbėshtetur nė veprimet e kundėrligjshme, tė bėra nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore, lidhur me masėn e trajtimit me pension tė parakohshėm, nė nenin 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 13.03.1996, i ndryshuar, qė pėrcakton: - “Ankimimet kundėr vendimeve pėr pėrfitime nga ky ligj bėhen nga gjykata, e cila zgjidh ēėshtjen pėrfundimisht”, - ushtaraket i janė drejtuar Drejtorisė Rajonale tė Sigurimeve Shoqėrore dhe drejtorisė sė Pėrgjithshme tė ISSH-sė, tė cilat, nė pėrgjigjet e tyre, pretendojnė se kanė zbatuar ligjin, ndėrkohė qė e kanė shkelur atė dhe kanė mohuar tė drejtat qė i takon ushtarakut me ligj.
Ėshtė paradoks mungesa e transparencės nga organet e Sigurimeve Shoqėrore, qė, edhe nė rastet kur njė ushtaraku i duhen dokumentet pėr ta ndjekur tė drejtėn e tij nė rrugė gjyqėsore, tė mos i jepet dokumenti i llogaritjes sė pensionit tė tij, metodika e llogaritjes sė pensionit, por, apriori, i regjistrohet vetėm masa e pensionit tė cunguar nė librezėn e pensionit dhe, nė mjaft raste, nuk i jepet as paga referuese mbi tė cilėn ėshtė llogaritur ose duhet tė llogaritet pensioni.
Argumenti ligjor pėr ēdo ushtarak ėshtė dhėnė nė mėnyrė koncize nė ēdo objekt padie, i cili ėshtė pothuaj i njėjtė pėr tė gjithė ushtarakėt. Natyrisht, masa e sė drejtės sė fituar, shuma e papaguar e pensionit nuk ėshtė e njėllojtė sepse rillogaritja e pensionit ėshtė individuale dhe diferencuar. Ajo bėhet nė pėrputhje me pagėn referuese, pra, pagėn bazė pėr funksion dhe shtesat, si pėr gradė ushtarake, e tė tjera, dhe me vjetėrsinė nė shėrbim ushtarak qė ndryshon pėr ēdo ushtarak. Ndėrsa metodika e llogaritjes ėshtė e njėjtė. Vlen tė theksohet se vendimet e gjykatės kanė njė pėrmbajtje afėrsisht: “Tė rillogaritet pensioni sipas dispozitės ligjore nė fuqi dhe tė paguhen nga drejtoritė Rajonale tė Sigurimeve Shoqėrore pagesat e pensionit tė papaguara nė afat, qysh nga momenti i lindjes sė pėrfitimit tė kėsaj tė drejte”. Duke iu referuar procedurave ligjore, mundet nė mėnyrė analitike tė bėhet mė e qartė dhe mė e kuptueshme praktika ligjore e sė drejtės pėr ēdo ushtarak, si njė e drejtė juridike qė shtrihet nė fushėn morale, sociale, ekonomike dhe financiare, me efektet pėrkatėse pozitive nė nivelin jetėsor tė kėtij grupi social.

Objekti i padisė dhe baza juridike

Nė dhjetėra gjyqe, objekti i padisė i ushtarakėve ėshtė pothuajse i njėjtė dhe modeli i formulimit ėshtė nė dy aspekte; rillogaritje pensioni dhe indeksimi i tij sipas koeficienteve tė miratuar pėr ēdo vit. Njė objekt i tille ka pėrfshirė detyrimin e drejtorisė Rajonale tė Sigurimeve Shoqėrore pėr sa vijon:

1 – Rillogaritjen e masės sė pensionit pėr vjetėrsi shėrbimi, sipas nenit 11, germa “a” e “b” tė ligjit Nr. 8087, datė 13.03.1996, i ndryshuar, duke njohur atė si masė pėrfundimtare dhe pagimin e diferencės; pėr shembull, qė nga data 01 01 1999.
Datimi i saktė pėr ēdo ushtarak para kėsaj date tė llogaritjes pėr herė tė parė tė pensionit, ose pas saj, ėshtė data individuale e ushtarakut, e daljes nė lirim apo rezervė.
Mbi kėtė bazė do tė llogaritet diferenca e pensionit tė papaguar pėr tėrė periudhėn e pėrfitimit, qė i takon ēdo ushtaraku, si njė drejtė e pa parashkrueshme; qė nuk humbet. Kjo shumė pėrfaqėson njė borxh tė ligjshėm nė likuiditete ( CASH) tė organeve tė Sigurimeve Shoqėrore ndaj ēdo ushtaraku.

2- Indeksimin e masės sė pensionit pėr vjetėrsi shėrbimi, llogaritjen e shtesės sė pensionit qė duhet t`i shtohet shumės, sipas rillogaritjes qė rezulton, sipas pikės sė parė pėr t`u paguar nga data qė ka lindur e drejta e pėrfitimit; si pėr shembull, nga data 01. 01. 1999. Kjo datė saktėsohet pėr ēdo ushtarak, si datė individuale e ushtarakut e daljes nė lirim, nė rezervė, pension tė parakohshėm apo pension tė plotė pleqėrie.

Baza ligjore pėr kėtė ėshtė mjaft bindėse, solide, pa ekuivoke, pa interpretime dhe skemė mjaft e qėndrueshme nė gati dy dekada si:
- Kodi i Procedurės Civile nė fuqi: - Nenet: 31, 32/a, 153, 154.
- Ligji Nr. 8087, datė 13 03 1996 “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakut tė Forcave tė Armatosua tė Republikės sė Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit”, i ndryshuar: - Neni 11.
- Ligji Nr. 9210, datė 23 03 2004 “Pėr statusin e ushtarakut tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, - Neni 49, dhe pėr periudhėn e mėparshme, statusi i 3 korrikut tė vitit 1991.
- Ligji Nr. 9481, datė 16 02 2006 “Pėr disa ndryshime nė ligjin Nr. 9418, datė 20.05.2005 “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakut tė Forcave tė Armatosua tė Republikės sė Shqipėrisė”: - neni 4, pika 2.
- Ligji Nr. 9377, datė 21 04.2005 “Pėr disa shtesa e ndryshime nė ligjin Nr. 7703, datė 11.05.1993 “Pėr sigurimin shoqėror nė Republikėn e Shqipėrisė”: - Neni 20.
- Vendimi Nr. 60, datė 18 01 2005; Nr. 19, datė 28 01 2005 i Gjykatės sė Lartė.

Natyrisht, gjykata kėrkon nga ēdo ushtarak tė jepen gjeneralitete si; arsimi ushtarak e civil, zotėsia e plotė juridike ose jo, i padėnuar ose i dėnuar, i vetė-pėrfaqėsuar nė gjyq, me detyrė si ushtarak i shėrbimit aktiv, me status ushtarak nė lirim, nė pension tė parakohshėm ose pleqėrie pėr vjetėrsi shėrbimi.
Nė datėn e caktuar me urdhėr tė Ministrit tė Mbrojtjes, Nr… datė…,ēdo ushtarak ėshtė titulluar, oficer aktiv. Qė prej kėsaj date e deri mė datėn e lirimit ka shėrbyer dhe ka kryer detyra tė ndryshme nė reparte tė ndryshme tė FA tė Republikės sė Shqipėrisė. Mė datėn e caktuar, me urdhėr ministri; Nr.. datė …pėr shkak tė reformės nė FA tė RSH, ėshtė nxjerrė nė rezervė. Prej datės 01 01 1999, mbi bazėn e nenit 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 13.03.1996 “Pėr Sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakut tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, i ndryshuar, fillon trajtimi me pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi nga drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore Tiranė. Midis trajtimit faktik qė ėshtė bėrė e bėhet dhe formulės sė pėrcaktuar pėr fitimin e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, nga neni 11 i ligjit Nr. 8087, datė 13 03 1996 “Pėr Sigurimin Shoqėror Suplementar tė Ushtarakut tė Forcave tė Armatosua tė Republikės sė Shqipėrisė”, i ndryshuar, konstatohet se nuk ėshtė vlerėsuar dhe llogaritur drejtė pensioni nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore.
Ne nenin 11 tė kėtij ligji shprehet: “Ushtarakėt e shėrbimit aktiv tė pėrhershėm, qė kanė dalė nė rezervė…pėrfitojnė pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, kur plotėsojnė vjetėrsinė e shėrbimit: 12 vjet pėr gratė dhe 15 vjet pėr burrat dhe tė kenė mbushur moshėn: gratė 42 vjeēe dhe burrat 47 vjeē.
Masa e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi do tė jetė;
a. 50% tė pagės referuese mbi tė cilin ėshtė derdhur kontributi.
b. pėr ēdo vit tė vjetėrsisė sė shėrbimit mbi pėrcaktimin e mėsipėrm, masa e pensionit shtohet me 2% tė pagės referuese, por jo mė shumė se masa e pensionit maksimal tė pleqėrisė nė shkallė vendi”. Ky pėrcaktim nuk lė vend pėr keqinterpretim. Ai njeh si kohė minimale shėrbimi pėr tė pėrfituar pensionin e parakohshėm 12 vite pėr femrat dhe 15 vite pėr meshkujt. Pėr kėtė kohė minimale garanton njė masė pensioni 50% tė pagės referuese tė ēastit tė lindjes sė tė drejtės sė trajtimit me kėtė pension. Mbi kėtė vjetėrsi tė masės minimale tė pensionit, shton 2% tė pagės referuese pėr ēdo vit tjetėr. Germa “b” shpreh qartė se: Masa e pensionit, e caktuar sipas saj, i shtohet masės sė pensionit tė caktuar nė germėn “a”. Vet shprehja “i shtohet”, bėn fjalė pėr diēka tej asaj ekzistuese, pra, tej 50 pėrqindėshit pėr 12 vitet e vjetėrsisė pėr femrat dhe 15 vitet pėr meshkujt.

Kėshtu, pėr argument, po japim disa vendime tė Gjykatės sė Apelit Tiranė: Vendimi Nr. 179, datė 29 01 2008 dhe 899, datė 08 05 2008, i Gjykatės sė Apelit Tiranė ka vendosur prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, pranimin e kėrkesėpadisė dhe detyrimin e palės sė paditur, DRSSH Tiranė qė tė paguajė pensionin e parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, sipas nenit 6 tė ligjit Nr. 8521, datė 30 07 1999.
Vendimi Nr. 905, datė 08 05 2008; Nr. 1932, datė 03 12 2008, ka lėnė nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė qė detyron DRSSH Tiranė tė rillogarisė dhe paguajė pensionin e parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, nė zbatim tė nenit 6 tė ligjit Nr. 8521, datė 30 07 1999. Kėtyre u shtohen edhe vendimet: Nr. 783 datė 27 04 2010; Nr. 961, datė 26 05 2010 si dhe njė sėrė vendimesh tė tjera, qė detyrojnė rillogaritjen sipas nenit 11 tė Ligjit Nr. 8087, datė 13 03 1996, i ndryshuar; pagimin e diferencave dhe indeksimin e masės sė pensionit.
Disa Vendime tė Gjykatės sė Lartė qė mund tė japim si argumente janė: Vendimi Nr. 60, datė 18 01 2005 i Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė, vendos mospranimin e rekursit tė paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore Kukės, qė kėrkon prishjen e vendimit Nr. 55, datė 30 03 2004 tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Kukės dhe vendimit Nr. 173, datė 16 07 2004 tė Gjykatės Apelit Shkodėr;
Vendimi Nr. 14, datė 28.01.2005 i Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Lartė, vendos refuzimin e kėrkesės sė paraqitur nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore Kukės pėr pezullimin e ekzekutimit tė vendimit tė formės sė prerė Nr. 55, datė 30 03 2004 tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Kukės dhe vendimit Nr. 173, datė 16 07 2004.
Tė gjitha kėto detyrojnė ēdo ushtarak tė kėrkojė: rillogaritjen dhe pagimin e masės sė pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, nė pėrputhje tė plotė me nenin 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 1303 1996 “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakut tė Forcave tė Armatosua tė Republikės sė Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit”.
2. Ēdo ushtarak, nė mėnyrė mjaft transparente, mundet tė njohė metodikėn dhe tė bėjė rillogaritjen e pensionit dhe indeksimin e tij, sipas tė drejtės ligjore tė fituar.

Sipas skemės ligjore tė llogaritjes qė ėshtė nė fuqi gjatė njė kohe shumė tė gjatė, qysh nga 3 07 1991 mund tė japim njė shembull shumė kuptimplotė dhe tė qartė llogaritjeje pėr njė ushtarak qė paga referuese e tij ka qenė 30.650 lekė nė muaj dhe ka pasur njė vjetėrsi shėrbimi 21 vite punė.
Nė kundėrshtim me ē’ka jep e garanton neni Nr. 6 i kėtij ligji, 50% e pagės referuese 30.650 lekė ėshtė e barabartė me 15 325 lekė, pėr 15 vjet, plus 12% pėr 6 vjet mbi 15 vjet tė pagės referuese 30 650 del 3 678 lekė; Gjithsej, sipas germės “a” dhe “b” gjithsej 19 003 lekė nė muaj. Sipas kėsaj, Drejtoria Rajonale e Sigurimit Shoqėror duhet tė paguajė si pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi mė datėn 01 01 1999, masėn e pensionit maksimal tė pleqėrisė nė shkallė vendi; 8 000 lekė: Me kėtė, pensioni i lidhur nuk zbaton asnjė nga elementėt e skemės sė trajtimit me pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi. Ai rrėzon dhe mohon plotėsisht kriteret bazė tė llogaritjes; si vlerėn e vjetėrisė sė shėrbimit dhe pagėn referuese.
Nga kufizimi i gjithė masės sė pensionit nė masėn 8 000 lekė, sa pensioni maksimal i pleqėrisė nė shkallė vendi, ėshtė mohuar e drejta pėr tė marrė pension qė ushtarakut i takon:
- sipas germės “a”, 50% tė pagės referuese 30 650 lekė nė muaj, pėr 15 vjet vjetėrsi shėrbimi, baraz me 15 325 lekė, pra (30650 lekė X 50 % ).
- sipas germės “b”, pėr ēdo vit shėrbimi, mbi 15 vjet, 2% tė pagės referuese 30 650 lekė, pra, pėr 6 vjet, e cila arrin nė 12%, ( 6 vjet x 2 %), e barabartė me 3 678 lekė pra (30 650 lekė x 12 %).
Atėherė, nė total, pensioni, sipas skemės sė pėrfitimit, do tė ishte 15. 325 + 3.678; gjithsej 19 003 lekė nė muaj, nė mbėshtetje dhe pėr zbatim tė nenit 6 tė ligjit Nr. 8521, datė 30 07 1999 “Pėr disa ndryshime nė ligjin Nr. 8087, datė 13 03 1996 ...”. Si rrjedhim, diferencės 11.003 lekė (19.003 - 8.000) tė papaguar, duhet shtuar edhe rritja mujore e pensioneve nė shumė absolute, qė ėshtė bėrė ēdo vit, sipas vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave.
Argumenti juridik vazhdon si nga data14 maj 2004, kur ka hyrė nė fuqi ligji Nr. 9210, datė 23 03 2004 “Pėr statusin e ushtarakut tė FA tė RSH”, i cili, me nenin 49 tė tij ka ndėrhyrė drejtė pėr sė drejti nė nenin 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 13 03 1996 i ndryshuar, shprehja "por, jo mė shumė se masa e pensionit maksimal tė pleqėrisė nė shkallė vendi" nuk ekziston. Kjo vėrtetohet nga pėrcaktimi i kėtij neni se: “…shprehja "por jo mė shumė se masa e pensionit maksimal tė pleqėrisė nė shkallė vendi" nė shkronjėn "b" tė nenit 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 13 3 1996 "Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, tė ushtarakėve tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Shėrbimit Informativ Shtetėror", i ndryshuar, si dhe tė gjitha aktet ligjore dhe nėnligjore, qė janė nė kundėrshtim me kėrkesat e kėtij ligji, shfuqizohen.”. Me kėtė, ajo qė ka mbetur nė fuqi pėr zbatim nga neni 11 ėshtė: “Ushtarakėt e shėrbimit aktiv tė pėrhershėm qė kanė dalė nė rezervė apo lirim pas datės 03 07 1991 deri nė plotėsimin e kushteve pėr pension pleqėrie, sipas ligjit Nr. 7703, datė 11 05 1993 ”Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, pėrfitojnė pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi, kur plotėsojnė vjetėrsinė e shėrbimit si ushtarak nė masėn 12 vjet pėr gratė dhe 15 vjet pėr burrat dhe tė kenė mbushur moshėn: gratė 42 vjeēe dhe burrat 47 vjeē.












Pensioni i ushtarakėve si bėhet indeksimi sipas viteve

Shuma e parave qė iu detyrohet ISSH-ja ushtarakėve nė pension
AKUSH kėrkon unifikimin e vendimeve nga Gjykata e Lartė


Masa e pensionit tė parakohshėm

Masa e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi do tė jetė:
a. 50% tė pagės referuese mbi tė cilėn ėshtė derdhur kontributi;
b. pėr ēdo vit tė vjetėrsisė sė shėrbimit mbi pėrcaktimin e mėsipėrm, masa e pensionit shtohet me 2% tė pagės referuese”. Por, edhe pas kėtij realiteti tė ri, pala e paditur nuk ndryshoi qėndrim. Pėr rrjedhojė, masa e pensionit qė mė jepet nuk ka ndryshuar.
Bazuar nė kėto, ēdo ushtarak mund tė kėrkojė nga Gjykata e Rrethit Gjyqėsor pėrkatės, qoftė nė Tiranė apo rrethet e tjera, vendimin pėr trajtimin me pension tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore Tiranė e gjetkė; nė zbatim tė germave, “a” dhe “b”, sė bashku dhe nenit 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 13 03 1996, i ndryshuar dhe detyrimin e saj pėr tė rillogaritur dhe pagimin e diferencave tė pensionit sipas shembullit tė marrė nga data 01 01 1999. Rillogaritja e pensionit sipas ligjit mund tė paraqitet sipas pasqyrės qė vijon:

XXXXXXXXXXXX

Nė kolonėn e parė jepet periudha e pėrfitimit, nė kolonėn e dytė, pensioni qė ka dhėnė Drejtoria e Sigurimeve Shoqėrore, nė vijim, rritja nė pėrqindje, por qė nuk aplikohet mbi shifrėn e pensionit tė dhėnė, sepse veprohet me shifrėn pasardhėse nė shumė absolute tė pėrcaktuar, sipas vendimeve tė Kėshillimi tė Ministrave: kolona ”Pensioni qė i takon” ushtarakut “XY” ėshtė rezultat i rillogaritjes sė mėsipėrme sipas ligjit nė fuqi. “Masa pėr kthim” ėshtė diferenca e pensionit tė papaguar qė shumėzuar me muajt qė e pėrfiton, jep shumėn 33.009 lekė, pra ( 11. 003 x 3 muaj). Nė rreshtin e dytė dhe deri nė fund llogaritet “Masa e pensionit pėr kthim”, si rezultat i shumės sė “pensionit qė i takon” plus “rritjen e pensionit” qė ėshtė bėrė nė 1 maj tė vitit pasardhės (2000). Kjo do tė thotė: 19. 003 + 1.900, e barabartė me 20.903 lekė pensionin qė ushtarakut i takon dhe kėshtu, me radhė, veprohet pėr ēdo vit. Nė kėtė mėnyrė mund tė llogaritet efekti financiar nga rillogaritja pėr ēdo vit dhe shuma pėr tėrė periudhėn deri nė datėn e vendimit tė gjykatės, qė nė kėtė rast, kjo do tė ishte rreth 2. 457 mijė lekė (shih shumėn totale tė pasqyrės sė mėsipėrme).
Faktori i indeksimit, llogaritja e tij, sjell njė rritje tjetėr tė pensionit tė ushtarakut.
Kjo do tė thotė qė kėsaj shifre e cila rezulton nga faktori i parė, rillogaritja e pensionit qė ushtarakut i takon sipas ligjit (shifra e pasqyrės sė parė) duhet t`i shtohet edhe efekti financiar i faktorit tė dytė qė vjen si rezultat i indeksimit.
Neni 18 i ligjit Nr. 8087, datė 13 03 1996, “Pėr sigurimin shoqėror suplementar tė ushtarakėve tė FA tė RSH”, i ndryshuar, me pėrcaktimin: “Pėrfitimet suplementare tė pensioneve indeksohen sa herė indeksohen pensionet e pleqėrisė”, detyron indeksimin e pensionit tė parakohshėm pėr vjetėrsi shėrbimi. Kjo kėrkesė e ligjit nuk ėshtė zbatuar nga sigurimet shoqėrore, duke e konsideruar indeksimin si tė realizuar me rritjen e masės sė pensionit, sipas pėrqindjeve tė pėrcaktuara me vendimet e Kėshillit tė Ministrave. Siē dihet, indeksimi bėhet ēdo 1 maj tė ēdo viti, nė bazė tė koeficienteve qė pėrcaktohen me vendim qeverie. Mosindeksimi ėshtė nė kundėrshtim me nenin 20 tė ligjit Nr. 9377, datė 21 04 2005, pasi pensionet indeksohen pėr tė pėrballuar pasojat e ēmimeve tė mallrave dhe shėrbimeve, tė zgjedhura pėr nivelin minimal tė jetesės. Nisur nga kėto tregues, duhet kėrkohet, qė nga data 01.01.2006 tė bėhet indeksimi i masės sė pensionit dhe tė paguhet shuma qė rezulton pėr gjithė periudhėn.

- Neni 27 i ligjit Nr. 9418, datė 20 05 2005, pėrcakton: “Pėrfitimet suplementare tė pensioneve dhe pagesa kalimtare indeksohen sipas indeksimit tė pensioneve, tė pėrcaktuara nė ligjin Nr. 7703, datė 11 05 1993 “Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”. Indeksimi sipas nenit 20 tė ligjit Nr. 9377, datė 21 04 2005 qė ndryshon nenin 61 tė ligjit Nr. 7703, datė 11 05 1993 “Pėr sigurimin shoqėror nė RSH”, nuk ka tė bėjė me rritjen nė masėn sė pensionit nė pėrqindje tė pėrcaktuar me vendimin e Kėshillit tė Ministrave, por, me pėrballimin e rritjes sė ēmimeve pėr mallrat e shėrbimet jetike. “Pensionet e pleqėrisė, invaliditetit, dhe ato familjare indeksohen ēdo vit, pėr tė pėrballuar pasojat e ēmimeve tė mallrave dhe tė shėrbimeve, tė zgjedhura pėr nivelin minimal tė jetesės…”, - thuhet nė njė nga nenet e ligjit.
Pėr tė bėrė kėtė indeksim ėshtė pėrcaktuar qė koeficienti, sipas pasqyrės qė vijon:

Pasqyra e Koeficienteve tė Indeksimit, sipas viteve 1999 deri 2010
- pėr vitin 1999 koeficienti ėshtė 1.09
- pėr vitin 2000 koeficienti ėshtė 1.07
- pėr vitin 2001 koeficienti ėshtė 1.14
- pėr vitin 2002 koeficienti ėshtė 1.09
- pėr vitin 2003 koeficienti ėshtė 1.10
- pėr vitin 2004 koeficienti ėshtė 1.12
- pėr vitin 2005 koeficienti ėshtė 1.02
- pėr vitin 2006 koeficienti ėshtė 1.04
- pėr vitin 2007 koeficienti ėshtė 1.00
- pėr vitin 2008 koeficienti ėshtė 1.00
- pėr vitin 2009 koeficienti ėshtė 1.00,
- pėr vitin 2010 koeficienti ėshtė ende i panjohur

Zbatimi i kėtyre koeficienteve tė indeksimit qė nė shumicėn e rasteve tė pėrllogaritjes sė masės sė pensionit nuk figuron nga organet pėrkatėse, por duhet pasur parasysh deri nė zyrat e Pėrmbarimit, do tė sjellė njė shtesė pensioni tė caktuar, qė, pėr shembullin e pasqyrės Nr. 1 ėshtė afėrsisht me njė efekt financiar mbi 200 mijė lekė tė reja.

Si konkluzion, ēdo ushtarak kėrkon tė drejtėn ligjore tė fituar, pra, pagimin e diferencave tė pa paguara nė afat, dhe nė kėtė rast, nga data 01 01 1999 ose edhe mė pėrpara pėr kėto arsye:
- Sipas nenit 11 tė ligjit Nr. 8087, datė 13 03 1996, tė ndryshuar, masa e pensionit ėshtė 50% e pagės referuese pėr 12 vjet femrat e 15 vjet meshkujt, duke i shtuar kėsaj mase pėr ēdo vit tjetėr vjetėrsie 2% tė pagės referuese, (po me kusht qė kjo shtesė tė mos kalojė masėn e pensionit maksimal tė pleqėrisė nė shkallė vendi).
- Nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqėrore Tiranė, ėshtė dhėnė njė pension i barabartė, sa pensioni maksimal i pleqėrisė nė shkallė vendi, qė nė fillim ka qenė 8000 lekė.
- Pėr shkak tė diferencės qė ekziston midis masės sė pensionit, sipas ligjit dhe masės sė pensionit tė dhėnė, bazuar nė pikė 3 tė nenit 31 tė ligjit Nr. 9418, datė 20 05 2005 “Pėr sigurimin shoqėror tė ushtarakėve tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, i ndryshuar qė pėrcakton: “3. Pėrfitimet e caktuara, por tė paguara mė pak, jepen nė ēdo kohė.”
Nisur nga kjo bazė ligjore, kėrkohet qė t`i paguhet ēdo ushtaraku nė pension pėr shkak tė reformės nė Forcat e Armatosura apo tė pleqėrisė, diferenca qė rezulton nga rillogaritja plus indeksimin pėr tė gjithė periudhėn, nga data e fillimit tė trajtimit me pension e deri mė sot
Kėtė kėrkesė e bazojmė edhe nė vendimin Nr. 783, datė 27 04 2010 tė Kolegjit Civil tė Gjykatės sė Apelit Tiranė, i cili shprehet se: “...askujt nuk mund t’i mohohet njohja e tė drejtave tė sanksionuara nga Kushtetuta dhe ligji specifik, pėr shkak tė mosveprimit tė organeve shtetėrore kompetente nė marrjen e masave me karakter financiar pėr realizimin e kėtyre tė drejtave”.

Kjo rrugė gjyqėsore, relativisht e gjatė, qė zgjat mesatarisht mbi 1 vit pėr ēdo ushtarak, do tė zėvendėsohej shumė mirė me njė vendim unifikues nga Gjykata e Lartė, tė cilin shoqata “Aleanca Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė” e ka kėrkuar zyrtarisht dhe siē e kemi theksuar edhe njė herė do tė kursehen miliona lekė buxhetit tė shtetit, duke pasur parasysh, minimalisht rreth 10.000 gjyqe tė kėsaj natyre qė mund tė zhvillohen pėr tė njėjtin objekt padie, siē theksohet mė lart. Pse duhet tė merren akoma mė tej zyrat pėrmbarimore pėr pagesėn dhe pse organet e Sigurimeve Shoqėrore nuk mbajnė parasysh dhe tė bėjnė freskimin e kartelave tė pensioneve, aktualizimin, sipas vendimeve tė formės sė prerė tė gjykatave dhe titujve ekzekutiv?!

*President i shoqatės “Aleanca Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė”

Marrja e pensionit sipas ligjeve, njė udhėzim pėr ushtarakėt

Nė numrin e sotėm gazeta “Albania” sjell njė udhėzim tė plotė dhe tė detajuar pėr tė gjithė komunitetin e ushtarakėve nė pension tė parakohshėm dhe tė plotė nė mėnyrė qė tė marrin shumėn e parave qė iu takon sipas ligjit. Doktori i Shkencave Ekonomike, Kujtim Ēako ka pėrgatitur materialin qė sqaron skemėn e pėrllogaritjes sė masės sė pensionit sipas vjetėrsisė sė punės, duke u ndalur nė shembuj konkret dhe bazėn ligjore ( Statusi, ligjet, udhėzimet dhe vendimet e gjykatave tė shkallėve tė ndryshme). Ēdo ushtarak qė konstaton se i ėshtė bėrė pėrllogaritja e gabuar e masės sė pensionit nga ISSH-ja, kėtu gjen udhėzimin e duhur pėr tu pėrgatitur nė rrugėn gjyqėsore nė mėnyrė qė tė pėrfitojė ajo qė ka derdhur kontributet gjatė viteve tė punės. Po ashtu, nė kėtė material jepen tė dhėna pėr mėnyrėn e gabuar tė pėrllogaritjes sė pensioneve tė ushtarakėve qė nga viti 1999 dhe shumat e parave qė iu detyrohet shteti. Prej disa kohėsh Aleanca e Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė ka kėrkuar nga Gjykata e Lartė qė tė bėjė unifikimin e vendimeve pėr pensionet e ushtarakėve, pasi njė gjė e tillė do tė kishte pėrfitime, qoftė pėr ushtarakėt, qoftė pėr shtetin dhe do tė zgjidhte keqkuptimet dhe zvarritjet burokratike nė tė gjitha institucionet e shtetit. Pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, Aleanca kėrkoi rivendosjen nė afat nga qeveria, Kuvendi, por edhe Gjykata Kushtetuese tė tė drejtave tė mohuara, para se ushtarakėt ti drejtohen Gjykatės sė Strasburgut.


20 Korrik 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos