Paga minimale, si bėhet indeksimi pėr kontributet e sigurimeve



Ervin KOĒI

Qeveria vendosi disa ditė mė parė rritjen e nivelit tė pagės minimale pėr punonjėsit nė shkallė vendi. Duke filluar nga muaji nė vijim, tė gjithė tė punėsuarit si sektorin publik ashtu dhe nė atė privat nuk do tė paguhen me mė pak se 19 mijė lekė nė muaj. Por mė shumė se me pagat, ky ndryshim ka tė bėjė me kontributet qė ēdo punėmarrės dhe punėdhėnės do tė derdhin nė buxhetin e Sigurimeve Shoqėrore. Ky ka qenė edhe shqetėsimi i vazhdueshėm i punėdhėnėsve pasi detyrimet duhet tė paguhen duke marrė pėr bazė kėtė pagė minimale tė miratuar nga qeveria, ndėrkohė qė punonjėsi mund tė paguhet me njė pagė disi mė tė vogėl se kjo. Rritja e pagės minimale pritet tė rrisė edhe mė tej detyrimet qė duhet tė derdhin ata qė janė me paga tė larta. Sipas VKM-sė, pėr tė pėrfituar njė pagė tė tillė ēdo punonjės duhet tė kryejė 174 orė punė nė muaj gjatė orarit normal tė punės. Nėse do tė bėhet njė pagesė nė bazė tė orarit ajo nuk duhet tė jetė mė e vogėl se 109 lekė. Tė gjitha shtesat e tjera mbi pagat do tė bėhen duke marrė si referim pagėn bazė tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave. Ndėrkohė Ministria e Financave sė bashku me institucionet nė varėsi, ka nisur bėrjen e rillogaritjes sė kontributeve pas rritjes sė fundit tė pagave. Kjo procedurė ka tė bėjė me pagėn minimale dhe maksimale qė merret nė konsideratė pėr efekt tė kontributeve shoqėrore. Pėr kėtė vendim, specialistėt e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore (ISSH) kanė punuar qė nė fillim tė vitit, duke dalė nė konkluzionin se preken rreth 70 mijė punonjės nė shtet dhe nė privat.

Formula
Lidhjet ndėrmjet pagės minimale, pėr efekt tė pagesės tė kontributeve, me pensionin minimal nė qytet janė tė pėrcaktuar nė formė formule. Sipas ISSH-sė, paga minimale e pėrcaktuar, e kthyer nė neto (duke i zbritur tatimin + kontributin e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore qė mbahet nga paga e personit) e shumėzuar me 75 pėr qind, (e cila nė ligjin e Sigurimeve Shoqėrore ėshtė pėrcaktuar si normė zėvendėsimi bazė) jep pensionin bazė pėr pėrllogaritjen e pėrfitimeve tė ardhshme. Kundrejt kėsaj llogaritjeje, duke filluar nga data 01.07.2010 e nė vazhdim, paga minimale pėr efekt tė pagesės sė kontributeve nga 16.820 lekė nė muaj qė ishte, bėhet 19.000 lekė, ndėrkohė paga maksimale qė ėshtė tavan pėr pagesėn e kontributeve, nga 80.600 lekė bėhet 84.100 lekė nė muaj. Ky vendim erdhi pasi sipas ligjit, paga maksimale pėr efekt tė pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, duhet tė jetė e barabartė me pesėfishin e pagės minimale. “Nė rast se nuk do tė bėhej ky rregullim, do tė sillte si pasojė, qė punonjėsve qė do rezultonin me pagėn para ndryshimit, pensioni i llogaritur pėr kėtė kategori do tė ishte nėn pensionin minimal”,- sqarojnė specialistė tė ISSH.

Vendimi
Vendimi i qeverisė e bėn pagėn maksimale pėr efekt tė pėrllogaritjes sė kontributeve nga 80 mijė e 600 lekė, nė 84 mijė e 100 lekė. Si pasojė e kėtij vendimi, pėr tė gjithė ata qė kanė njė pagė mujore mė tė madhe se 84 mijė lekė, taksat mbi pagėn rriten nga 400-500 lekė nė muaj. Nė rastin e tė punėsuarve nė sektorin privat, efekti ėshtė i dyfishtė, pasi prek jo vetėm punonjėsit, por edhe bizneset. Pėr kėto tė fundit, efekti financiar ėshtė edhe mė i madh, gati 600-700 lekė nė muaj, shtesė nė taksa pėr ēdo tė punėsuar me pagė mė tė lartė se 84 mijė lekė. Ndėrsa pėr punonjėsit e regjistruar me pagė minimale, kontributet rriten me 70 deri nė 100 lekė nė muaj.

Kontributet
Detyrimet e prapambetura pėr subjektet qė kontributin e sigurimeve shoqėrore e paguajnė nė organet tatimore, nė kushtet kur administrata e sigurimeve shoqėrore nuk ka mė tagrin pėr t’i mbledhur ato apo pėr t’i detyruar ligjėrisht subjektet qė tė likuidojnė detyrimet e tyre tė prapambetura, ėshtė parė i nevojshėm transferimi i kėtyre detyrimeve pranė administratės tatimore. Efekti ekonomik, nė zbatimin e kėtij vendimi ėshtė tepėr minimal, as 1 pėr qind, e totalit tė rritjes sė pensioneve pėr kėtė 6-mujor, pasi pėrfshin njė numėr tė kufizuar punonjėsish. Ata janė tė vetėpunėsuari, me rreth 60 mijė individė, qė kontributi i sigurimeve shoqėrore rritet vetėm pėr 160 lekė nė muaj, dhe pėr punonjėsit me paga mbi 80.600 nė muaj (qė pėrbėjnė rreth 9000 punonjės), rritja nė vlerė absolutė ėshtė pėr punėdhėnėsin rreth 525 lekė dhe pėr tė punėsuarit 332 lekė.


BOX///////////////////////////////////////////
Masa e re e kontributeve pėr bizneset, Tatimet sqarojnė procedurat

Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, pėrmes dy njoftimeve tė fundit tė botuara nė faqen e saj zyrtare paralajmėron biznesin mbi nivelin e ri tė pagės minimale dhe maksimale. Kjo gjė bėhet me qėllim qė subjektet tė shmangin vonesat dhe gjobat. Nė njoftimin zyrtar tė DPT-sė thuhet se: “Ju kujtojmė se nė zbatim tė Vendimit Nr.477, datė 30.6.2010, tė Kėshillit tė Ministrave ‘Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė Vendimin Nr.1114, datė 30.7.2008 tė Kėshillit tė Ministrave, i botuar nė Fletoren Zyrtare Nr.76, datė 01.07.2010’, duke filluar nga data 1 korrik 2010 e nė vazhdim, paga minimale mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributit tė sigurimeve, shoqėrore e shėndetėsore, do tė jetė jo mė pak se 16.820 lekė, ndėrsa paga maksimale mujore do jetė 84.100 lekė”. Sipas DPT-sė, pėr tė punėsuarit, marrėdhėniet e punės tė tė cilėve rregullohen nė bazė tė ligjit nr.7961, datė 12.7.1995, “Kodi i Punės nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, paga minimale mujore, pėr llogaritjen e kontributeve, ėshtė ajo e pėrcaktuar nga Kėshilli i Ministrave, nė zbatim tė nenit nr.111, tė ligjit tė sipėrpėrmendur. Kjo pagė, sipas VKM-sė nr.522, datė 13.5.2009, “Pėr pėrcaktimin e pagės minimale, nė shkallė vendi”, i cili akoma vazhdon tė jetė nė fuqi, ėshtė 18.000 lekė. Sakaq, kontributi i detyrueshėm pėr sigurimet shoqėrore pėr personat e vetėpunėsuar nė veprimtari tregtare apo shėrbimi, ambulante, si dhe pėr personat qė punojnė si punėtorė shtėpie, nga data 01.07.2010 e nė vazhdim do tė jetė 1440 lekė nė muaj. Njė tjetėr njoftim po i rėndėsishėm lidhet me projektin e ri tė Tatimeve. “Duke filluar nga data 1 korrik 2010, nė kuadėr tė projektit pilot nė Drejtorinė Rajonale Tatimore Tiranė, me qėllim pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj tatimpaguesve dhe plotėsimin e kėrkesave tė biznesit pėr vėrtetime, pėr tė paraqitur kėto kėrkesa, duhet tė drejtohen vetėm pranė Drejtorisė sė Shėrbimit ndaj Tatimpaguesve”,- sqaron Drejtoria e Pėrgjithshme.


16 Korrik 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos