Ligji pėr policinė gjyqėsore, debate nė parlament

Shumica dhe pakica ne Parlament u perfshine nga debate te forta per projektligjin e organizimit dhe funksionimit te policise gjyqesore. Opozita akuzon te djathtet se po synojne qe permes ketij drafti te kene ne kontroll policine gjyqesore. Sipas te majteve, ndryshimet e bera i japin me shume kompetenca Ministrise se Brendshme ne emerimin e Oficereve te Policise Gjyqesore. (UPDATE)

"Ne kete ligj perseri do te krijohen probleme lidhur me efikasitetin e policise gjyqesore. Prokuroria e Pergjithshme ka dashur te heqe qafe kete lloj vartesie dhe mund te kete shprehur deshiren qe le ta kete policia e shtetit pjesen me te madhe te hetimeve", u shpreh Vasilika Hysi, deputete e PS.

"Ky ligj vjen si konsesus i prokurorise me Ministrine e Brendshme, me policine, me Ministrine e Drejtesise dhe me mbeshtetjen e plote te te gjithe agjencive qe kane mese 15 vjet qe asistojne Shqiperine. Jeni komplet out, dhe e vetmja gje qe beni me kete interpretim beheni qesharake dhe reflektoni menjehere mentalitetin antiligjor te zotit Rama, i cili qe nga dita e pare ne politike dhe deri sot vazhdon te pretendoje te jete mbi ligjin", tha Lulezim Basha, minister i Brendshem.

"Ju doni ta nenshtroni drejtesine, ju doni ta keni policine nje mashe politike ne doren tuaj, po ju nuk mund ta ktheni policine e shtetit ne nje zgjatim te Partise Demokratike", u shpreh Sajmir Tahiri, deputet i PS.

"Modeli yne eshte per shtetin ligjor, per zbatimin e ligjit, per mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore te cdo qytetari, ndersa ju merrni ne mbrojtje akte te nje prokurori i cili urdheronte policin me telefon celular, arrestoje pak ate qe ke perballe. Keto jane metoda gestapo, jo te nje shteti ligjor. Kete kemi denoncuar dhe kete do te denoncojme sa here te kete tentativa per te ndodhur. Nuk ka asnje tregues, asnje prove qe institucionet e zbatimit te ketij ligji po politizohen", sqaroi Bujar Nishani, minister i Drejtesise.

Projektlgji "Per organizimin dhe funksionimin e policise gjyqesore”, miratohet me shumice te thjeshte. Para kalimit per votim, p/ligji u shqyrtua nga komisionet parlamentare.

Denada Shkodrani Azhornuar sė fundi ( e enjte , 15 korrik 2010 ) < I mėparshmi

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos