Kultura e organizatės, mes teorisė dhe zbatimit praktik



Koēo Broka

Disa tė shtuna mė parė, ndonėse ishte ‘weekend’, zgjodha tė marr pjesė nė njė konferencė shkencore tė organizuar nga universiteti “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės. Pjesėmarrja nuk ishte diēka e rastėsishme. Njė mik i imi, me inicialet A.T., pedagog nė Universitetin Evropian tė Tiranės, – nė bashkėpunim me kolegun e tij, qė i pėrkasin komunitetit “brain gain”, – disa ditė para konferencės mė thotė se kishte pėr tė mbajtur njė kumtesė mbi rolin qė luan kultura e organizatave nė suksesin e tyre. Duke pasur njė mendim tė ngjashėm, vendosa tė sakrifikoj pushimin e tė shtunės. Me kėnaqėsi konstatova se nuk kisha bėrė gabim. Dua tė them se nuk u zhgėnjeva si pėr cilėsinė e kumtesės (mbajtur me njė anglishte tė qartė), si dhe mendimeve konkrete qė ajo parashtroi; por, sidomos pėr artikulimin e qartė tė mesazhit se: “Nėse njė organizatė nuk analizon dhe pėrmirėson kulturėn e vet … shanset e saj pėr sukses kufizohen dhe ajo nuk mund tė pėrballet me sukses me konkurrentėt pėr tė arritur qėllimet qė ajo synon”. Jo pa habi, konstatova se shumė prej ideve tė paraqitura nė kumtesė hasen konkretisht nė jetė, nė shumė organizata, duke pėrfshirė edhe atė pėr tė cilėn unė punoj.
Nė kėtė plan, mė lindi ideja qė t’ia bėj tė njohur edhe publikut: Kultura e organizatės, me rėndėsinė qė ajo realisht ka, po shfaqet si njė sfidė dhe njėkohėsisht si njė faktor mjaft i rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e performacės sė ēdo organizate shqiptare, pėr sa kohė qė kėto tė fundit aspirojnė tė arrijnė njė mirėfunksionim brenda njė tregu, ku konkurrenca duket se ėshtė nė rritje tė vazhdueshme.

Kultura organizative

Koncepti “kulturė organizative” mė zgjoi arsyetimin se faktorėt e zhvillimit nė ēdo fushė; sektor apo biznes, organizata, janė tė ndryshme nė kohe tė ndryshme. Kėshtu, pasi disa prej faktorėve ta kenė ezauruar rolin e tyre, nė plan tė pare ose nė rend tė ditės dalin disa faktorė tė tjerė. Nėse 30 - 40 vjet mė parė nė bujqėsi, rendimenti nė kulturat bujqėsore lidhej me triorimin apo pėrzgjedhjen mekanike tė farave, mekanizimin e thjeshtė tė proceseve prodhuese, sot nė bujqėsinė tonė kanė marrė pėrparėsi faktorėt e tjerė. Po kėshtu, organizatat, bizneset, ballafaqohen me lindjen e faktorėve tė tjerė siē janė “kultura organizative” tė cilėt ndikojnė drejtpėrdrejt nė efektivitetin dhe eficiencėn e tyre. Duke bėrė lidhjen me dukuritė dhe ngjarjet reale nė organizatat, konstatoj se pėr tė bėrė tė mundur funksionimin normal tė organizatave publike dhe private, – gjė e cila ēon nė rritjen e produktivitetit dhe tė cilėsisė – ka ardhur koha qė drejtuesit e tyre t’iu kushtojnė vėmendjen e duhur njė faktori kaq tė rėndėsishėm, siē ėshtė kultura e organizatės.

Pėrtej tryezave

Pėr tė kontribuar nė ndėrgjegjėsimin e publikut tė gjerė, e gjej me vend tė ndaj me lexuesit opinionin tim duke pėrēuar njėkohėsisht dhe mesazhin se diskutimet e vlefshme tė konferencave duhet tė kapėrcejnė kufijtė e tyre aktualė, duke u bėrė tė njohura pėr publikun e gjerė sepse vetėm kėshtu do tė mund tė rritet mė tej dobishmėria dhe kontributi i tyre pėr shoqėrinė. Imagjinoni se vetėm nė konferencėn e organizuar nga universiteti “Aleksandėr Moisiu” i Durrėsit u mbajtėn mė tepėr se 130 referate, kumtesa dhe punime”; Po sa ėshtė numri edhe nė konferenca tė tjera? A nuk ėshtė kjo njė mundėsi potenciale pėr zhvillimin e dijeve dhe tė ekonomisė sė njė kombi? A nuk do tė ishte me interes qė kumtesat e mbajtura nė atė konferencė tė mos publikoheshin vetėm nė anglisht, gjė e cila do tė mundėsonte njohjen dhe ndarjen e ideve e rekomandimeve tė tyre prej njė publiku mė tė gjerė? A nuk do tė shėrbente kjo gjė nė themelimin e njė kulture progresive nėpėrmjet tė cilės publiku tė ndėrgjegjėsohet lidhur me nevojat pėr ndryshime pozitive? Pa dyshim se po.

Tri sjelljet e organizatės

Duke iu rikthyer ēėshtjes sė kulturės organizative, do tė doja tė ritheksoja se tė gjitha organizatat; – qofshin kėto publike ose jo-publike, – ndodhen praktikisht pėrpara sfidės pėr tė pėrcaktuar sesa ndikon kultura aktuale qė ato kanė kultivuar (me apo pa vetėdije) nė efektivitetin dhe eficiencėn e organizatės. Duke iu referuar pėrsėri kumtesės mbi “kulturėn e organizatės”, po ndaj me lexuesit informacionin se sipas saj studiuesit, nė kėtė fushė kanė identifikuar disa lloje tė ndryshme kulturash, karakteristikat e tė cilave kanė njė lidhje dhe pasojė tė drejtpėrdrejt me masėn e suksesit dhe performancėn e organizatave. Kėshtu, sipas autorėve tė kumtesės, kultura e organizatės mund tė klasifikohet nė varėsi tė kriterit tė performancės nė tri kategori kryesore tė cilat jaėe: kultura konstruktive; kultura e mbrojtės-pasive; dhe kultura e mbrojtjes agresive. Organizatat mund tė shfaqin nė praktikė edhe njė pėrzierje tė llojeve, por vlen tė theksohet se vetėm njėri prej llojeve ėshtė normalisht me predominues.

Kultura konstruktive

Nė organizatat qė predominohen nga kultura konstruktive, karakteristikė ėshtė se punonjėsit inkurajohen tė bashkėpunojnė me njėri-tjetrin dhe tė punojnė pėr realizimin e synimit dhe objektivave tė organizatės nė mėnyrė tė tillė qė sė bashku me realizimi e objektivave tė organizatės tė realizohet edhe plotėsimi i nevojave individuale pėr rritje dhe zhvillim. Kjo lloj kulture karakterizohet nga ato vlera, konsiderata, mėnyra sjellje tė punonjėsve qė shoqėrohen me arritje, vetėpėrsosje dhe inkurajim. Kjo lloj kulture mundėson njė performancė tė lartė tė organizatės dhe njė pėrballim mė efikas tė konkurrencės qė bėhet e mundur nė saj tė zhvillimit tė aftėsive tė veēanta konkurruese.

Mbrojtja pasive
Njė kontrast me kulturėn konstruktive krijon kultura e mbrojtjes pasive, e cila karakterizohet nga ato vlera, konsiderata, dhe mėnyra sjellje tė personelit nė tė cilat karakteristika mė kryesore ėshtė se anėtarėt e organizatės bashkėveprojnė nė njė mėnyrė tjetėr, ku tė bie nė sy qė ata angazhohen nė radhė tė parė nė veprime qė nuk rrezikojnė sigurinė e tyre tė punės. Pėr kėtė lloj kulture, ėshtė karakteristike se nė sjelljen e anėtarėve mbizotėrojnė konformizmi, aprovimi dhe vartėsia. Pavarėsisht nga njė kohezion i jashtėm qė mund tė arrihet brenda organizatės, rezultatet dhe performaca e saj janė tė dobėta.

Mbrojtja agresive
Lloji i tretė i kulturės ėshtė ai i mbrojtjes agresive ku tipari mė dallues ėshtė se punonjėsit nxiten tė punojnė nė atė mėnyrė qė jo vetėm tė mbrojnė sigurinė dhe statusin individual, por qė kėtė ta bėjnė nėpėrmjet njė konkurrence tė ashpėr qė natyrshėm ēon nė krijimin e marrėdhėnieve armiqėsore midis personelit. Nė kėtė lloj kulture janė evidente sjelljet qė reflektojnė pushtet, opozicion tė hapur dhe konkurrencė. Tė pėrbashkėta midis llojit tė dytė dhe tė tretė janė mungesa e harmonisė dhe performanca e dobėt.

Modelet konkrete

Natyrshėm, lind pyetja: Cila nga kėto lloje kulturash ėshtė mė e pėrhapur dhe mė predominuese nė organizatat shqiptare? Pavarėsisht nga hapja e vendit drejt botės perėndimore. si dhe emigrimi i disa qindra e mijėra shqiptarėve qė janė ekspozuar ndaj kulturave konstruktive, e cila pėrforcohet edhe me bartjen e kulturės prej studentėve qė kanė studiuar jashtė, krijohet ideja se dy llojet mė tė pėrhapura tė kulturės organizative nė Shqipėri janė; Kultura e mbrojtjes pasive dhe kultura e mbrojtjes agresive. Kushdo qė hedh njė vėshtrim tė kujdesshėm brenda organizatės ku punon, mund tė dallojė pa shumė vėshtirėsi se cili ėshtė lloji i kulturės dominuese; pra, nėse kultura ėshtė konstruktive, mbrojtėse, pasive apo mbrojtėse agresive. Ēdo punonjės, nė mėnyrė tė veēantė, nė organizatat e shėrbimit publik, mund tė arrijė tė dallojė se cili individ mbėshtetet dhe inkurajohet; cili shfaq sjellje tė tilla si konformizmi, varėsia dhe aprovimi. Lloji i kulturės tė bie nė sy edhe tek modeli i sjelljes qė shfaq drejtuesi i organizatės nė rastet kur atij i duhet tė mbėshtesė ose jo individė qė kontribuojnė nė krijimin e imazhit pozitiv pėr organizatėn, por qė ju duhet tė pėrballen me mungesėn e dashamirėsisė sė anėtarėve tė tjerė brenda tė njėjtės organizatė. Siē mund tė arsyetojmė, efektiviteti i organizatės dhe realizimi i synimeve tė saj varet drejtpėrdrejt nga shkalla e angazhimit tė drejtuesit pėr krijimin dhe ruajtjen e njė kulture organizative konstruktive.

Formėsimi i kulturės
Pavarėsisht nga karakteri akademik i kumtesės, jo pak interes ngjalli artikulimi i idesė se ēdo anėtar i organizatės, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, kontribuon nė zhvillimin e kulturės sė saj, ku roli i drejtuesit, padyshim qė ėshtė vendimtar. Nėse me konceptin kulturė organizative kuptohet njė rrjet besimesh, vlerash, normash, etj., qė ndikojnė nė mėnyrėn sesi anėtarėt e organizatės bashkėpunojnė me njėri-tjetrin pėr arritjen e synimeve tė saj, suksesi varet edhe nga shumė faktorė tė tjerė. Rėndėsi merr dallimi midis vlerave, konsideratave dhe besimeve qė realisht pėrkrahen nga drejtuesi, menaxherėt dhe anėtarėt e organizatės. Kur njerėzit i pėrkasin sė njėjtės organizatė, ata shpesh ndajnė besime, vlera dhe sjellje tė caktuara qė i udhėheqin ata tė veprojnė nė mėnyrė tė njėjtė. Nė kėtė aspekt, kultura organizative pėrfaqėson mėnyrat sipas tė cilave bėhen gjėrat nė kėtė ose atė organizatė. Nė formėsimin e kėsaj ose asaj kulture, ndikimin mė tė madh e ushtrojnė; kultura kombėtare, historia dhe tradita e organizatės, ambienti i aktiviteteve dhe klima e biznesit, etj. Nga ana tjetėr, njė rol tė veēantė nė modelimin e kulturės e luan vizioni, sjellja dhe stili i menaxhimit. Mėnyra sesi drejtuesi i realizon shpėrblimet apo ndėshkimet, qėndrimin qė mban lidhur me punėsimet dhe largimet reale nga puna dhe jo thjesht atė tė shpallur zyrtarisht, mėnyra sesi reagojnė ndaj situatave kritike, janė disa elemente qė pėrcaktojnė modelimin e asaj kulture organizative, dhe qė i inkurajon punonjėsit tė konservojnė kulturėn aktuale apo ta ndryshojnė atė nė varėsi tė drejtuesit.

Rėndėsia e saj
Pra, duke konkluduar, dua tė nėnvizoj se interesimi pėr kulturėn organizative si njė faktor kaq i rėndėsishėm pėr rritjen e performancės sė organizatave sa meriton shumė mė tepėr se sakrifikimin e njė weekend-i. Ajo meriton interesimin qė iu takon tė tregojnė si organizatat nė tėrėsi, por edhe mbarė shoqėria. Interesimi pėr tė ėshtė interesim pėr ritmin e inovacionit, produktivitetit, konkurrueshmėrisė pėr pėrshpejtimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit tė vendit, sidomos nė kuadrin e impakteve qė vijnė prej krizės ekonomike globale.





14 Korrik 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos