Rritja e pagave, formula e indeksimit pėr kontributet e sigurimeve



Ervin KOĒI

Pas rritjes modeste qė u ka bėrė pagave tė sektorit buxhetor, por dhe pagės minimale pėr sektorin privat, qeveria ėshtė angazhuar nė bėrjen e njė indeksimi tė ri pėr kontributet e pensioneve. Kjo gjė ka ardhur menjėherė pas vendimeve pėr rritjen e pensioneve dhe pagave, ku nėpėrmjet kėtyre riindeksimeve qeveria synon tė rikuperojė njė pjesė tė parave nga taksat mbi pėgėn dhe nga shtimi i pagesės sė kontributeve pėr sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore qė paguajnė tė punėsuarit. Nisur nga kjo, Ministria e Financave sė bashku me institucionet nė varėsi tė saj, ka nisur bėrjen e rillogaritjes sė kontributeve pas rritjes sė pagave nė shtet. Kjo procedurė ka tė bėjė me pagėn minimale dhe maksimale qė merret nė konsideratė pėr efekt tė kontributeve shoqėrore. Sikurse dihet, pas rritjes sė pagave, qeveria ngriti tavanin e pagės minimale dhe maksimale, duke shtrėnguar masėn e detyrimit pėr kontribute. Pėr kėtė vendim, specialistėt e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore (ISSH) kanė punuar gjatė, qė nė fillim tė vitit, duke dalė nė konkluzionin se preken rreth 70 mijė punonjės nė shtet dhe nė privat.

Formula
Lidhjet ndėrmjet pagės minimale, pėr efekt tė pagesės tė kontributeve, me pensionin minimal nė qytet janė tė pėrcaktuar nė formė formule. Sipas ISSH-sė, paga minimale e pėrcaktuar, e kthyer nė neto (duke i zbritur tatimin + kontributin e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore qė mbahet nga paga e personit) e shumėzuar me 75 pėr qind, (e cila nė ligjin e Sigurimeve Shoqėrore ėshtė pėrcaktuar si normė zėvendėsimi bazė) jep pensionin bazė pėr pėrllogaritjen e pėrfitimeve tė ardhshme. Kundrejt kėsaj llogaritjeje, duke filluar nga data 01.07.2010 e nė vazhdim, paga minimale pėr efekt tė pagesės sė kontributeve nga 16.120 lekė nė muaj qė ishte, bėhet 16.820 lekė, ndėrkohė paga maksimale qė ėshtė tavan pėr pagesėn e kontributeve, nga 80.600 lekė bėhet 84.100 lekė nė muaj. Ky vendim erdhi pasi sipas ligjit, paga maksimale pėr efekt tė pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, duhet tė jetė e barabartė me pesėfishin e pagės minimale. “Nė rast se nuk do tė bėhej ky rregullim, do tė sillte si pasojė, qė punonjėsve qė do rezultonin me pagėn para ndryshimit, pensioni i llogaritur pėr kėtė kategori do tė ishte nėn pensionin minimal”,- sqarojnė specialistė tė ISSH.

Fermerėt
Sipas specialistėve tė ISSH-sė, rritja e masės sė kontributeve pėr tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi prej 20 pėr qind, bėhet pasi ka njė strategji tė ISSH-sė, pėr barazimin e masės sė kontributeve me tė vetėpunėsuarit nė qytet. Aktualisht, tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi paguajnė mesatarisht 22 pėr qind e pagesės tė tė vetėpunėsuarve nė qytet. Edhe me kėtė shtesė, ata do tė paguajnė rreth 25 pėr qind tė pagesės tė tė vetėpunėsuarve nė qytet. Po kėshtu, pagesat pėr disa kategori punonjėsish, si ambulantėt dhe punėtorėt e familjeve rritja ėshtė nė proporcion me tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi, bazė qė ėshtė marrė dhe pėr caktimin e masės sė pagesės pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore. Nė kėtė vendim ėshtė pėrcaktuar qė pėr tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi, kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, si dy detyrime kontributive tė detyrueshme, tė derdhen bashkėrisht, nė strukturat e sigurimeve shoqėrore sipas afateve ligjore.

Vendimi
Vendimi i qeverisė e bėn pagėn maksimale pėr efekt tė pėrllogaritjes sė kontributeve nga 80 mijė e 600 lekė, nė 84 mijė e 100 lekė. Si pasojė e kėtij vendimi, pėr tė gjithė ata qė kanė njė pagė mujore mė tė madhe se 84 mijė lekė, taksat mbi pagėn rriten nga 400-500 lekė nė muaj. Nė rastin e tė punėsuarve nė sektorin privat, efekti ėshtė i dyfishtė, pasi prek jo vetėm punonjėsit, por edhe bizneset. Pėr kėto tė fundit, efekti financiar ėshtė edhe mė i madh, gati 600-700 lekė nė muaj, shtesė nė taksa pėr ēdo tė punėsuar me pagė mė tė lartė se 84 mijė lekė. Ndėrsa pėr punonjėsit e regjistruar me pagė minimale, kontributet rriten me 70 deri nė 100 lekė nė muaj.

Kontributet
Detyrimet e prapambetura pėr subjektet qė kontributin e sigurimeve shoqėrore e paguajnė nė organet tatimore, nė kushtet kur administrata e sigurimeve shoqėrore nuk ka mė tagrin pėr t’i mbledhur ato apo pėr t’i detyruar ligjėrisht subjektet qė tė likuidojnė detyrimet e tyre tė prapambetura, ėshtė parė i nevojshėm transferimi i kėtyre detyrimeve pranė administratės tatimore. Efekti ekonomik, nė zbatimin e kėtij vendimi ėshtė tepėr minimal, as 1 pėr qind, e totalit tė rritjes sė pensioneve pėr kėtė 6-mujor, pasi pėrfshin njė numėr tė kufizuar punonjėsish. Ata janė tė vetėpunėsuari, me rreth 60 mijė individė, qė kontributi i sigurimeve shoqėrore rritet vetėm pėr 160 lekė nė muaj, dhe pėr punonjėsit me paga mbi 80.600 nė muaj (qė pėrbėjnė rreth 9000 punonjės), rritja nė vlerė absolutė ėshtė pėr punėdhėnėsin rreth 525 lekė dhe pėr tė punėsuarit 332 lekė.


BOX///////////////////////////////////////////
Masa e re e kontributeve pėr bizneset, Tatimet sqarojnė procedurat

Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, pėrmes dy njoftimeve tė fundit tė botuara nė faqen e saj zyrtare paralajmėron biznesin mbi nivelin e ri tė pagės minimale dhe maksimale. Kjo gjė bėhet me qėllim qė subjektet tė shmangin vonesat dhe gjobat. Nė njoftimin zyrtar tė DPT-sė thuhet se: “Ju kujtojmė se nė zbatim tė Vendimit Nr.477, datė 30.6.2010, tė Kėshillit tė Ministrave ‘Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė Vendimin Nr.1114, datė 30.7.2008 tė Kėshillit tė Ministrave, i botuar nė Fletoren Zyrtare Nr.76, datė 01.07.2010’, duke filluar nga data 1 korrik 2010 e nė vazhdim, paga minimale mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributit tė sigurimeve, shoqėrore e shėndetėsore, do tė jetė jo mė pak se 16.820 lekė, ndėrsa paga maksimale mujore do jetė 84.100 lekė”. Sipas DPT-sė, pėr tė punėsuarit, marrėdhėniet e punės tė tė cilėve rregullohen nė bazė tė ligjit nr.7961, datė 12.7.1995, “Kodi i Punės nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, paga minimale mujore, pėr llogaritjen e kontributeve, ėshtė ajo e pėrcaktuar nga Kėshilli i Ministrave, nė zbatim tė nenit nr.111, tė ligjit tė sipėrpėrmendur. Kjo pagė, sipas VKM-sė nr.522, datė 13.5.2009, “Pėr pėrcaktimin e pagės minimale, nė shkallė vendi”, i cili akoma vazhdon tė jetė nė fuqi, ėshtė 18.000 lekė. Sakaq, kontributi i detyrueshėm pėr sigurimet shoqėrore pėr personat e vetėpunėsuar nė veprimtari tregtare apo shėrbimi, ambulante, si dhe pėr personat qė punojnė si punėtorė shtėpie, nga data 01.07.2010 e nė vazhdim do tė jetė 1440 lekė nė muaj. Njė tjetėr njoftim po i rėndėsishėm lidhet me projektin e ri tė Tatimeve. “Duke filluar nga data 1 korrik 2010, nė kuadėr tė projektit pilot nė Drejtorinė Rajonale Tatimore Tiranė, me qėllim pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj tatimpaguesve dhe plotėsimin e kėrkesave tė biznesit pėr vėrtetime, pėr tė paraqitur kėto kėrkesa, duhet tė drejtohen vetėm pranė Drejtorisė sė Shėrbimit ndaj Tatimpaguesve”,- sqaron Drejtoria e Pėrgjithshme.



Shkurt////////////////////////////
Rritja e prodhimit vendas ul ēmimet e fruta-perimeve nė tregje

Rritja e prodhimit vendas bujqėsor ka ulur ēmimet e produkteve ushqimore, kryesisht pėr frutat dhe perimet. Tregtarėt pohojnė se tregjet e brendshme furnizohen me prodhim vendas, i cili ka cilėsi mė tė mirė se malli i importit. Megjithatė, edhe pse ēmimet kanė pėsuar rėnie, tregtarėt ankohen pėr nivelin e ulėt tė blerjeve. "Ēmimet nė pėrgjithėsi kanė rėnė se ėshtė mall vendas por blerjet janė shumė dobėt",- shprehen tregtarėt nė Tiranė, tė cilėt vėnė nė dukje se, largimi pėr pushime i konsumatorėve kryeqytetas ka ulur nivelin e shitjeve. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, ēmimet e produkteve tė stinės, si domate, kastravec, speca, bamje etj, janė ulur me rreth 20 deri 25 lekė/kg, kundrejt javės sė fundit tė muajit qershor. Ministria vėren se gjatė kėsaj periudhe ēmimet kanė shėnuar rėnie edhe pėr prodhimet blegtorale dhe tė mishit. Statistikat evidentojnė se qytetet Lushnjė, Fier dhe Berat ruajnė nivelin mė tė ulėt tė ēmimeve pėr prodhimet bujqėsore e blegtorale vendase.


Privatizimet, Ministria e Mbrojtjes nxjerr nė shitje 517 reparte e kapanone

Ushtria shqiptare do tė shesė me ankand brenda pak muajve njė pjesė tė konsiderueshme tė pronave qė ka nė zotėrimin e saj. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. "Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka dėrguar Ministrisė sė Ekonomisė, deri tani 517 prona tė lira, njė listė tjetėr me 155 prona do i dėrgohet kėsaj ministrie brenda kėtyre ditėve, ndėrkohė do tė mbeten dhe 70 prona tė tjera tė cilat janė duke u verifikuar nė terren dhe duke u zbrazur nga materialet ushtarake",- tha ministri Arben Imami. Ai ka pohuar se ēmimi i shitjes sė pronave do tė pėrcaktohet nga njė komision i posaēėm. Sipas ministrit, procedura e shitjes sė pronave ėshtė e hapur pėr Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe ēdo audit tjetėr. "Ēmimi i pronės ėshtė vendosur mbi bazėn e njė komisioni, ne kemi njė pėrfaqėsues kryesisht nga Ministria e Privatizimit. Janė tė ftuar parlamentarėt, KLSH-ja, tė gjithė auditet qė kemi, tė vlerėsojnė nėse vlerėsimi bėhet si duhet apo jo",- ka sqaruar Imami.


13 Korrik 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos