Tė drejtat e femrave nė Shqipėri, raporti pėr nė OKB shkon me kritika tė forta

Tiranė, 10 Korrik 2010 NOA - Shqipėria raporton kėto ditė pranė Komitetit pėr tė Drejtat e Grave tė OKB-sė nė lidhje me situatėn e tė drejtave tė grave dhe vajzave ne Shqipėri.

Koalicioni pėr Raportet Alternative thotė se problem mbetet moszbatimi i ligjeve, problemet nė punėsim, trafikimi nė njė kontekst tė ri, arsimimi, pjesėmarrja nė politikė, etj.

Qeveria shqiptare do tė raportojė nė 26 korrik nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork pėr masat qė ka ndėrmarrė nga viti 2004 deri nė vitin 2010 nė lidhje me zbatimin e Konventės pėr Eliminimin e ēdo forme tė Diskriminimit tė Grave dhe vajzave (CEDAW).

Pėrveē raportit zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė CRCA dhe Koalicioni pėr Pėrgatitjen e Raporteve Alternative nė Shqipėri kanė dorėzuar zyrtarisht pranė Komitetit pėr tė Drejtat e Grave nė Nju Jork Raportin Hije tė shoqėrisė civile pėr situatėn nė tė cilėn jetojnė gratė dhe vajzat nė Shqipėri.

Nė kėtė raport theksohet se Shqipėria nė aspektin legjislativ ka pėrmbushur disa prej rekomandimeve tė Konventės por megjithatė paragrafet nė lidhje me barazinė gjinore nė shumicėn e rasteve mbeten thjesht deklarata tė thjeshta dhe ligjet shqiptare nė kėtė fushė cedojnė nė zbatim.

Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA dhe redaktor i raportit, thotė se nė aspektin ekonomik gratė dhe vajzat shqiptare pėrballen ende me vėshtirėsi tė panumėrta, sidomos pėrsa i pėrket punėsimit, ndėrkohė qė njė prej problemeve mė tė mėdha pėr to mbetet dhuna.

Shumė prej grave dhe vajzave akoma e konsiderojnė dhunėn brenda familjes si njė ēėshtje private pėr tė cilėn nuk kėrkojnė ndihmė nga autoritetet dhe u duket shumė e vėshtirė qė pėr zgjidhjen e kėtij problemi tė pėrfshijnė strukturat e policisė, ndonėse shoqėria civile ka hartuar dhe ka lobuar pėr miratimin e Ligjit kundėr Dhunės nė Familje, tha Hazizaj.

Pėr herė tė parė Shqipėria do tė raportojė pėrmes Raportit Hije tė shoqėrisė civile edhe nė lidhje me situatėn e grave dhe vajzave qė i pėrkasin pikėrisht komunitetit LBT (lezbike, biseksuale dhe transgjinore). Kjo duket tė jetė njė raportim tejet i vlefshėm pėr Komitetin e pėr tė drejtat e grave, meqė nė raportin zyrtar tė qeverisė mungojnė tė dhėnat mbi kėtė grup.

Nė Raportin Hije theksohet gjithashtu se diskriminimi prek nė shumė raste sidomos gratė e vajzat e grupeve mė tė marxhinalizuara tė shoqėrisė, si tė varfrit, gratė rome, gratė e privuara nga liria dhe nė konflikt me ligjin, si dhe gratė lesbike ato biseksuale dhe sidomos pjesėtarėt e komunitetit transgjinor.

Ndonėse ka njė ligj kundėr diskriminimit, qė ende do duhet parė se sa dhe si do zbatohet, komuniteti LBT (lezbike, biseksuale dhe transgjinore) mbetet njė prej grupeve mė nė risk dhe mė tė diskriminuara nė Shqipėri pėr shkak tė orientimit seksual dhe/apo identitetit gjinor.

Raporti vėren probleme edhe nė lidhje me edukimin. Sipas shoqėrisė civile, nė zonat rurale vajzat nėn moshėn 15 vjeēare shume shpesh e braktisin shkollėn pėr arsye tė mentalitetit, varfėrisė apo arsyeve tė tjera.

Njė ēėshtje tjetėr serioze qė vihet re nė raport ėshtė edhe trafikimi pėr qėllim shfrytėzimin seksual kryesisht tė vajzave tė reja. Ndonėse nga viti 2001 deri mė sot shifrat e identifikuara duket se janė nė rėnie, ky problem vazhdon tė jetė njė plagė pėr shoqėrinė shqiptare.

Organizatat e shoqėrisė civile do tė raportojnė fill pas raportit zyrtar tė qeverisė pranė OKB-sė se trafikimi i qenieve njerėzore ka ndryshuar formėn e tij por mbetet ende present.

Rezulton, sipas tė dhėnave tė qendrės VATRA se tė paktėn 57.5 pėr qind e viktimave tė trafikimit tė identifikuara mė parė janė ritrafikuar sėrish pėr qėllime shfrytėzimi. Ndėrkohė, vihet re tendenca e shfrytėzimit seksual tė vajzave brenda vendit.

Pėrsa i pėrket pjesėmarrjes nė politikė, raporti nėnvizon se ndonėse nė Parlamentin aktual ka 16 pėr qind deputete gra, pra 9 pėr qind mė shumė se nė legjislaturėn e kaluar, tentativat e shoqėrisė shqiptare pėr tė patur tė paktėn 30 pėr qind deputete femra nė zgjedhjet e kaluara dėshtoi pasi kryetarėt e partive zgjodhėn tė vendosnin kandidate femra nė fund tė listave tė tyre zgjedhore.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

News of Albania

Publikuar nga: News of Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos