Could not find match

Ja kuotat pėr tė gjitha degėt e universiteteve nė vend pėr vitin akademik 2010-1011

Nė universitete do futen rreth 23.533 studentė tė rinj, kuotat mė tė larta nė Fakultetin e Mjekėsisė

Ministria  e Arsimit dhe e Shkencės ka miratuar ditėn e djeshme tė gjitha kuotat pėr degėt nė universitetet nė vend. Kėshtu sipas MASH kuotat mė tė larta do tė jenė nė fakultetin e mjekėsisė e tė infermierisė nė tė cilin do tė hyjnė rreth 1805

studentė tė rinj, nė degėt si mjekėsi, stomatologji, farmaci infermieri e pėrgjithshme, mami  teknik i lartė laboratori fizioterapi logopedi Imazheri etj. Pėrkatisht disa prej kuotave do tė jenė nė fakultetin e mjekėsisė nė Tiranė kuotat e pranimit do tė jenė rreth 220 vende bosh pėr degėn mjekėsi e pėrgjithshme, e nė degėt stomatologji apo farmaci do tė jenė pėrkatėsisht nga 120 vende pėr studentėt tė cilėt do tė arrijnė tė kapin pikėt maksimale pėr tu futur nė kėtė degė e cila gjatė vitit tė kaluar ka qenė njė ndėr degėt tejet tė preferuara pas ekonomikut e degėve tė fakultetit tė juridikut e shkencave sociale. Ndėrsa pėrsa i pėrket kuotave nė universitete duket sipas tabelės se janė pakėsuar vendet nė fakultet e rėndėsishėm tė cilat janė edhe mė tė preferuarat nga maturantėt. Nė kėtė aspekt pėr universitetet shtetėrore nė qytetet e Durrėsit, Gjirokastrės, Vlorės, Kukėsit, Elbasanit apo Korēės janė gjithsej rreth 1570 kuota nė Universiteti Bujqėsor, nė total. Ndėrsa universiteti i Elbasanit do tė ketė pėr kėtė vit arsimor rreth 2090 kuota pėr tė gjitha degėt pėrkatėse. Universiteti i Gjirokastrės do tė ketė sipas MASH, rreth 1630 kuota tė cilat mė tė shumta janė nė degėt e mėsuesisė e tė shkencave sociale. Ndėrsa pėrsa i pėrket universitetit nė qytetin e Kukėsit kuotat pėr tė gjithė maturantėt qė do tė konkurojnė pėr tė studiuar nė shkollat e larta do tė jenė 1580 kuota. Ndėrsa kuotat pėr universitetin e qytetit tė Shkodrės do tė jenė nė masėn e 2015 kuotave tė cilat janė mė tė larta se asnjėherė tjetėr nė krahasim me universitet e Elbasanit e tė Kukėsit. Ndėrsa pėrsa i pėrket universitetit e Vlorės do tė jenė tė vendosura nga MASH nė shifrėn e 2750 kuotave me vende tė lira shifėr  cila ėshtė vendosur nga specialistėt e ministrisė sė arsimit mė e lartė se tė gjitha vitet e tjera pas universitetit tė Tiranės ku edhe kėrkesat pėr studim janė mė tė larta. Me kuota mė tė pakta sipas MASH janė vlerėsuar universiteti i Durrėsit, dhe ai i Sarandės. Nė total kuotat pėr studimet e larta pėr tė cilat do tė konkurojnė tė gjithė maturantėt e kėtij viti janė rreth 21558 vende nė tė gjitha universitetet  vendit. Edhe gjuhėt e huaja janė vlerėsuar gjatė kėtij viti arsimor me kuota mė tė larta se njė vit mė parė.

 

 

 

Last Updated on E Enjte, 08 Korrik 2010 09:51

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos