Valbona, fshati turistik dhe lumi i kaltėr

Njė nga udhėtimet qė nuk duhet humbur si dhe njė nga vendet qė duhet vizituar patjetėr ėshtė Valbona. Lumė dhe fshat. Njė mrekulli e natyrės, pėrjetimi i sė cilės tė thėrret qė tė rikthehesh.


Nuk ka nevojė pėr shumė kohė. Njė udhėtim pėrmes Drinit deri nė Tropojė e mė pas Valbona ėshtė vetėm 45 minuta larg. Lumi do tė jetė shoqėrues rruge deri nė burimin e vet


Pasi tė shohėsh kaltėrsinė e Valbonės, asnjė lumė nuk do tė tė pėlqejė mė. Kjo ėshtė nė fakt ndjesia qė tė krijon momenti i parė qė pėrballesh me lumin Valbonė pak pasi del nga qyteti i Bajram Currit.


Rruga po u nėnshtrohet punimeve, duke u zgjeruar dhe shtruar me ēakėll, ndėrkohė qė pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė saj Valbona nuk tė "ndahet" duke qenė njė shoqėruese e mirė.


Teksa udhėton (me makinė ose nė kėmbė, ky i fundit i preferuar mė shumė nga tė huajt) kaltėrsia e lumit tė magjeps, teksa nė tė dy krahėt ngrihen malet e larta qė edhe nė fillim tė verės vazhdojnė t'i kenė majat e mbuluara me dėborė.


Fshati Dragobi shfaqet me mbi 20 kulla karakteristike prej guri deri 200-vjeēare, me ujėvarėn qė rrjedh pingul nga shpati i malit. Shtėpitė karakteristike prej guri, me ēati tė pjerrėta, e ruajnė akoma konstruktin tradicional tė krahinės.


Ndonėse nė stinėn e verės dhe dielli lėshon rrezet e mesditės, njė erė e freskėt luhat degėt e pemėve. Njė peisazh nga mė tė rrallėt e Shqipėrisė Veriore, ku malet janė thikė drejt qiellit, thua se bien mbi kokat e kalimtarėve. E kėto janė vargmalet e Bjeshkėve tė Nemuna.


Udhėtimi i fundmė ėshtė Valbona, Fusha e Gjėsė. Fshati mahnitės turistik shtrihet 25 km larg nga Bajram Curri, i ndodhur 900 metra mbi nivelin e detit me 300 banorė, kurse gjatė verės dyfishohet e trefishohet pasi banorėt kthehen nė kullat e tyre.


Karakteristikė e lumit Valbona ėshtė se fill pas burimit fluturon nė njė ujėvarė mbi 50 m lartėsi, humbet nė zallishten e Rrogamit 5 kilometra dhe riburon nė fshatin Valbonė, herė e qetė, herė e zhurmshme, e zbret pėrgjatė luginės, pėr t'u shtruar pėrfundimisht pas kanionit tė Shtrenjtit. Gjatėsia e saj ėshtė 51 km deri nė lumin Drin.


Nė Kika, nė tė djathtė ndahet rruga automobilistike e Ēeremit, fshat qė shtrihet nė 1800 m lartėsi, e nė tė majtė, nė mes pyllit me ah e pisha, ndodhet shpella e Dragobisė, ku njihet nė histori si shpella e Bacė Bajramit. E prej kėtu fillon fshati Valbonė.


Valbona ka 40 shtėpi tip alpin dhe shtrihet nga Kikat deri afėr Fushės sė Gjėsė. Ajo ciklohet nga maja qė bien pingul mbi luginė e nė qendėr tė fshatit lugina merr hark nė drejtim tė jugperėndimit. Kjo paraqet pamjen e njė zallishteje tė pyllėzuar. Djathtas shtrihen 30 shtėpitė e fshatit Rrogam, nga Fusha e Gjėsė deri te ujėvara e Valbonės me ambiente pėr pushim e argėtim dhe pamje mahnitėse.


Banorėt tashmė e kanė kuptuar se turizmi malor me krijimin e mundėsive nė infrastrukturė, ėshtė njė mrekulli qė u ka dhuruar natyra e qė duhet shfrytėzuar pėr tė siguruar tė ardhura.


Ēdo vit numri i vizitorėve vendas dhe tė huaj ka pėsuar rritje. Shtėpitė e banorėve janė tė hapura pėr "mysafirėt", siē dėshirojnė t'i quajnė turistė dhe vizitorėt, banorėt vendas. Tashmė kullat janė restauruar dhe akomodohen vizitorėt e shumtė qė shkelin Valbonėn nė kėto ditė tė nxehta qershori.


Nė shpatet e thepisura tė maleve tė Kollatės, majės sė Bardhė, bora qėndron pėrjetėsisht si njė qeleshe e bardhė mbi kokėn e malėsorit, ndėrsa ujėvara e Rrogamit pranė fshatit Valbonė, ku buron lumi me tė njėjtin emėr, ku prindėrit nxitojnė t'i pagėzojnė vajzat kur lindin, ėshtė njė sfidė pėr ēdo alpinist profesionist.


Gastronomia


Ushqimi nė Valbonė ėshtė tradicional: mish keci, qingji nė hell (fėrlig), troftė Valbone, ēorbė, gjizė me speca djegės, qumėsht, mjaltė dhe djathė deleje, maze, bukė misri (leqenik), kos tė kulluar dhe fli, pra janė tė gjitha produkte biologjike tė zonės.


Ēmimet e ushqimeve kryesisht pėr vendasit janė tė larta, sidomos sallatėrat, ferligu, flija - byrek specialitet i zonės (e cila shitet 3000 lekė tė reja), turshitė e deri te kafeja turke dhe pijet. Gjithsesi, krahasuar me ēmimet nė pikat turistike bregdetare, Valbona ėshtė njė kuzhinė qė nuk duhet humbur pa u provuar, pasi ėshtė mė lirė.


Akomodimi


Ndėrkohė, akomodimi ka ndryshuar dhe banesat janė pėrshtatur kushteve bashkėkohore. Banorėt qė sapo kanė marrė nismėn e mundėsimit tė turizmit familjar, kėrkojnė t'u jepet kredi nga shteti pėr restaurimin e banesave kundrejt projekteve qė kanė paraqitur pranė organeve vendore.


Krahas infrastrukturės, edhe energjia elektrike ėshtė e pamjaftueshme dhe me ndėrprerje. Pėr arsye tė mungesės sė antenave tė telefonisė celulare, nuk vijnė valet e asnjė telefoni celular, pa pėrmendur internetin qė nuk funksionon.


Organet e qeverisjes vendore, thonė banorėt, duhet tė marrin masa pėr pėrforcuesin televiziv dhe telefonik, pasi edhe sinjali televiziv ėshtė i dobėt. Nė shtėpitė e drunjta tė ngritura nė kėtė zonė mund tė shkosh nė dimėr dhe nė verė. Ēmimi pėr person ėshtė 10 euro/nata.


Ndėrkohė rruga nga qyteti i Bajram Currit deri nė Valbonė me furgonėt e linjės kushtojnė 250 lekė. E megjithatė, edhe njė udhėtim disa orėsh nė kėmbė, nuk do tė ishte njė ide e keqe.


Udhėtimi


Pėr tė vajtur nė Valbonė, udhėtimi mė i preferuar ėshtė ai me traget. Pikėnisja nga Tirana, ndėrkohė qė deri nė Koman udhėtohet me furgon. E mė pas njė udhėtim 2-orėsh, por ēlodhės mbi lumin Drin. Ndalesa e tragetit ėshtė vetėm 10 minuta nga qyteti i Bajram Currit.


Atje janė edhe furgonėt pritės pėr nė Valbonė. Udhėtimi nga Tirana pėr nė Tropojė kushton 1000-1200 lekė tė reja, ēka varion edhe nga ēmimi i naftės. Njė tjetėr mundėsi kalimi ėshtė nga Puka, ose nga Fushė-Arrėzi e mė tej nė Mirditė. Hapja e tunelit tė Kalimashit ka shtuar njė tjetėr mundėsi kalimi nga Kukėsi, duke ulur edhe orėt e udhėtimit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos