Rritja e pagave, ja kategoritė qė pėrfitojnė nga Presidenti i Republikės te niveli minimal i pagės

Ministria e Financave: 3 miliardė lekė tė reja do tė pėrdoren pėr rritjen e pagave

Ministria e Financave ka hartuar tabelat me rritjen e pagave pėr ēdo kategori dhe pritet vetėm mbledhja e ardhshme tė qeverisė pėr tė miratuar shtesėn mbi pagėn. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bėjnė tė ditur se ka pėrfunduar

pėrllogaritja dhe rritja e pagave fillon nga 2 pėr qind pėr pagėn maksimale, ndėrsa arrin deri nė 12 pėr qind pėr mjekėt. Sipas pėrllogaritjeve tė bėra, pagat e Presidentit tė Republikės, Kryetares sė  Kuvendit dhe Kryeministrit do tė jenė rreth 2 pėr qind, duke u rritur me rreth 4 mijė lekė mesatarisht. Sipas kėtij vendimi, pagat minimale do tė rriten nga 5.6 deri nė 7 pėr qind, me njė pėrfitim mujor 1400 lekė. Ndėrkohė efekti financiar i pėrllogaritur pėr buxhetin e shtetit do tė jetė 3 miliardė lekė tė reja pėr periudhėn 6 mujore tė kėtij viti. Sipas Ministrisė sė Financave rritja e kalon 2-7 herė normėn e inflacionit, e cila po shėnon ulje. Sipas tė njėjtave burime mėsohet se rrogat mesatare do tė arrijnė deri nė 500 dollarė duke reklamuar kėshtu se rritja e pagave dhe pensioneve po realizohet duke u mbėshtetur nė politika tė qėndrueshme sociale.


Skema
Paga minimale dhe pėrfituesit e saj nė sektorin publik do tė rritet me 5.6 pėr qind, ndėrsa pagat maksimale do tė rriten vetėm me 2 pėr qind. Burime nga zyrtare nga Ministria e Financave bėjnė tė ditur se punonjėsit e shėrbimit civil do tė kenė rritje nga 2-7 pėr qind duke mbajtur nivelet mė tė larta nė diferencave nga pagesa dhe duke rritur pėr administratėn nė nivelin 7 pėr qind. Sipas tė njėjtave burime mėsohet se pagat e punonjėsve tė ushtri me grada do tė rriten nga 2-7 pėr qind. Ndėrkohė qė pėr pagat nė arsimin parauniversitar, rritja do tė jetė me 6 pėr qind. Njė tjetėr kategori qė do tė pėrfitojė nga rritja, janė edhe mjekėt, pagat e tė cilėve do tė rriten me 12 pėr qind. Rritja do tė prekė edhe infermierėt nė masėn 10 pėr qind mbi pagėn. Rritje page do tė pėrfitojnė tė gjitha kategoritė e administratės shtetėrore nga Presidenti, Kryeministri, ministrat e deri tek punonjėsit mė tė thjeshtė tė shėndetėsisė. Duke parė piramidėn e pagave, pa dyshim qė rritjen mė tė ulėt do ta kenė pagat e larta. Kėto paga do tė kenė njė rritje prej 2 pėr qind, ku pėrfshihen posti i Presidentit, Kryeministri, zyrtarėt e lartė shtetėrorė. Zyrtarė tė Ministrisė sė Financave theksojnė se edhe nė kėtė rritje qė do tė ndėrmarrė qeveria, pėrfituesit kryesorė do tė jenė kategoria e infermierėve, arsimtarėve dhe kategori tė tjera mė paga tė ulėta.


Efektet
Burime zyrtare nga Ministria e Financave bėnė tė ditur se efekti gjashtėmujor do tė jetė 3 miliardė lekė tė reja. Ky fond do tė shpėrndahet pėr shtesat qė do tė alokohen mbi pagat e gjithė punonjėsve tė sektorit publik. Ndėrkohė qė tė mėrkurėn ėshtė miratuar dhe rritja e pensioneve sipas kategorive. Sipas vendimit tė qeverisė mėsohet 540 mijė pensionistė, do tė pėrfitojnė rritje tė pensionit, qė varion nga 4 nė 10 %. Sipas vendimit shuma e pensioneve tė rritura arrin nė 2.5 miliardė lekė tė reja dhe ėshtė tregues i dinamizmit tė ekonomisė shqiptare. Kategoritė qė do tė pėrfitojnė nga vendimi i qeverisė, ministri Bode tha se 290 mijė pensionistė qė banojnė nė qytet do tė pėrfitojnė njė rritje prej 6  pėr qind, ndėrsa 160 mijė pensione nė fshat do tė rriten me 10 pėr qind. Pensionet e fshatit rriten mė 10 pėr qind dhe kjo pėrbėn rritjen mė tė madhe qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė pension. Shuma totale e pensioneve tė rritura pėr periudhėn gjashtėmujore kalon 25 milionė dollarė. Efektet financiare qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, pėrllogariten nė shumėn prej 1912 milionė lekėsh dhe pėrballohen nga fondi i kontigjencės, i caktuar nė buxhetin e shtetit tė vitit 2010 pėr rritjen e pensioneve. Shpenzimet pėr procedurat teknike tė zbatimit tė kėtij vendimi dhe pėr pagesėn e komisioneve tė shėrbimit tė pagesave tė pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., pėr 0.75 pėr qind nė muaj, pėrllogariten nė shumėn 14 milionė lekė dhe pėrballohen nga fondi i kontigjencės, i caktuar nė buxhetin e shtetit tė vitit 2010. Ndėrkohė, ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqėrore dhe Posta Shqiptare, sh.a. pėr nxjerrjen e udhėzimeve teknike dhe pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Rritja e pagave sipas kategorive
Paga minimale rritet me 5. 6 pėr qind
Paga maksimale rritet me 2 pėr qind
Paga pėr shėrbimin civil 4- 7 pėr qind
Paga nė ushtri 2- 7 pėr qind
Pagat e mjekėve 12 pėr qind
Pagat e infermierėve 10 pėr qind
Pagat pėr mėsuesit 10 pėr qind

 

Ornela Manjani

Last Updated on E Premte, 02 Korrik 2010 21:48

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos