Could not find match

Ēelėsi i pėrgjigjeve tė sakta pėr provimet me zgjedhje



Rreth 42 mijė maturantė ju nėnshtruan dje provimeve me zgjedhje, tė cilat mbyllin fazėn e tretė dhe tė fundit tė Maturės Shtetėrore. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj uroi maturantėt pėr kėtė sfidė tė fundit nga qyteti i Korēės. Ai kishte zgjedhur pėr tė vizituar shkollėn "Themistokli Gėrmenji", e cila ėshtė renditur nė vendet e para sa i pėrket rezultateve tė larta tė provimeve. "Janė 42 mijė kandidatė qė sot zhvillojnė provimin nė lėndėt me zgjedhje. Jam i bindur qė do tė arrijnė suksese sipas lėndėve qė kanė zgjedhur pasi kėto pėrcaktojnė edhe degėt, ku do tė ndjekin studimet universitare. E them kėtė pasi synimi kryesor i kėtyre lėndėve ėshtė pikėrisht ky"", u shpreh ministri nė njė prononcim pėr mediat. Ndėrkohė sa i pėrket provimit tė djeshėm, maturantėve ju ėshtė lėnė nė dispozicion njė hapėsirė kohore prej katėr orėsh pėr tė plotėsuar dy testet e lėndėve me zgjedhje qė ata kanė pėrzgjedhur nė formularin A1. Testet e hartuar nga specialistėt e AVA-s pėrmbanin 20 pyetje, nga tė cilat 10 ishin me alternativa dhe vlerėsoheshin me 10 pikė ndėrsa 10 tė tjera me shtjellim me 30 pikė. Provimet me zgjedhje pėrfshijnė lėndė tė tilla si kimia, biologjia, njohuri pėr shoqėrinė, ekonomi-filozofia dhe gjuhėt e huaja si anglisht, italisht, gjermanisht, frėngjisht, spanjisht. Fletėt e testimit do tė korrigjohen nė qendrat e vlerėsimit nė Tiranė, Fier, Elbasan, Shkodėr. Pas kėtij provimi nė vijim nga ana e Ministrisė do tė bėhet shpėrndarja e formularit A2.


Qeveria, vendime pėr universitetet nė Tiranė, Korēė, Gjirokastėr, Elbasan
Shtohen degėt e studimeve nė katėr universitete nė vend

Studentėt nė vend do tė kenė mė shumė alternativa studimi sa i pėrket degėve, kjo pasi me njė vendim tė fundit Qeveria ka vendosur tė shtojė numrin e tyre. Pėr Tiranėn ndryshimet dhe shtimi i programeve tė studimit ka pėrfshirė Universitetin e Sporteve. Me njė vendim tė veēantė, Qeveria ka vendosur hapjen nė Fakultetin e Veprimtarisė Fizike dhe tė Rekreacionit, tė degės "Fushat e veprimtarisė fizike, tė shėndetit dhe tė rekreacionit". Po kėshtu nė Fakultetin e Shkencave tė Lėvizjes ėshtė vendosur hapja e programit "Shkenca tė lėvizjes", nė bazė tė riorganizimit tė programit tė studimit tė ciklit tė parė "Edukim fizik dhe sporte". Ky vendim i Qeverisė nuk prek studentėt, tė cilėt tashmė ndjekin studimet nė "Edukim Fizik dhe sporte". Njė tjetėr universitet ku shtohen programet e studimit ėshtė ai i Elbasanit, "Aleksandėr Xhuvani". Qeveria ka vendosur qė nė kėtė universitet tė hapė degė tė tjera si: "Gjuhė shqipe dhe frėnge", "Histori dhe gjuhė gjermane", "Gjeografi dhe gjuhė italiane". Ndėrsa Universitetit "Eqerem ēabej do t'i shtohen dy degė tė reja, ajo e "Fizikės dhe Teknologjisė sė Informacionit" dhe "Teknologji e Informacionit". Kjo e dyta i shtohet edhe Universitetit "Fan S. Noli" nė Korēė.

Degėt qė shtohen

Universiteti i Sporteve, Tiranė
• Fushat e veprimtarisė fizike, tė shėndetit
dhe tė rekreacionit
• Shkenca tė lėvizjes

"Aleksandėr Xhuvani" Elbasan
• Gjuhė shqipe dhe frėnge
• Histori dhe gjuhė gjermane
• Gjeografi dhe gjuhė italiane

"Eqerem ēabej" Gjirokastėr
• Fizikė dhe Teknologji e Informacionit
• Teknologji e Informacionit

"Fan S. Noli" Korēė
• Teknologji e Informacionit

FAQET E PLOTA,MUND TI LEXONI NE FORMATIN PDF

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos