Ndryshohet paga minimale dhe maksimale, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve



Laureta Rryēi - Kėshilli i Ministrave ndryshoi dje pagėn minimale dhe maksimale qė do tė merren pėr bazė nga 1 korriku e nė vazhdim pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve. Sipas kėtij vendimi, nga data 1 korrik e nė vazhdim, paga minimale mujore do tė jetė jo mė pak se 16 820 lekė, ndėrsa paga maksimale mujore do tė jetė 84 100 lekė. Vendimi pėrcaktoi edhe shumėn minimale tė kontributeve, pėr tė gjitha degėt e sigurimit, qė do tė jetė 4 693 lekė.
Ndryshimet
Qeveria pėrcaktoi dje pagėn minimale mujore, pėr efekt tė llogaritjes sė kontributeve tė sigurimeve, shoqėrore e shėndetėsore, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, do tė jetė jo mė pak se 16 820 (gjashtėmbėdhjetė mijė e tetėqind e njėzet) lekė, ndėrsa paga maksimale mujore do tė jetė 84 100 (tetėdhjetė e katėr mijė e njėqind) lekė. Shuma minimale mujore e kontributeve, pėr tė gjitha degėt e sigurimit, pėr periudhėn nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, tė jetė 4 693 (katėr mijė e gjashtėqind e nėntėdhjetė e tre) lekė. Shuma minimale mujore e kontributit tė sigurimit shėndetėsor pėr tė vetėpunėsuarin dhe pėr pjesėtarėt e familjes, tė patrajtuar me pagė, tė jetė 7 pėr qind e pagės minimale mujore, e barabartė me 1 177 (njė mijė e njėqind e shtatėdhjetė e shtatė) lekė. I vetėpunėsuari, i vetėpunėsuari nė ortakėri, i vetėpunėsuari, qė punėson tė tretė (me pėrjashtim tė tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi), duke filluar nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, paguan pėr vete njė kontribut tė detyrueshėm, pėr sigurimet, shoqėrore dhe shėndetėsore, nė masėn 30 pėr qind (23 pėr qind, sigurim shoqėror, dhe 7 pėr qind, sigurim shėndetėsor tė pagės mujore minimale, prej 16 820 (gjashtėmbėdhjetė mijė e tetėqind e njėzet) lekėsh, tė barabartė me 5 046 ( pesė mijė e dyzet e gjashtė) lekė nė muaj. I vetėpunėsuari, pėr pjesėtarėt e familjes sė tij, mbi 16 vjeē, qė nuk trajtohen me pagė, por qė punojnė e bashkėjetojnė me tė ligjėrisht (me pėrjashtim tė tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi), duke filluar nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, paguan kontribut tė detyrueshėm pėr sigurimet, shoqėrore dhe shėndetėsore, nė masėn 30 pėr qind (23 pėr qind, sigurim shoqėror, dhe 7 pėr qind, sigurim shėndetėsor) tė pagės mujore minimale prej 16 820 (gjashtėmbėdhjetė mijė e tetėqind e njėzet) lekėsh, e barabartė me 5 046 (pesė mijė e dyzet e gjashtė) lekė nė muaj. Personat e vetėpunėsuar nė veprimtari, tregtare apo shėrbimi, ambulante, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, tė deklarojnė dhe tė paguajnė kontribut minimal mujor, nė shumėn 1 440 (njė mijė e katėrqind e dyzet) lekė. Personat mbi 16 vjeē, me tė ardhura tė rregullta nga pronėsia, e qė nuk janė tė punėsuar diku tjetėr, duke filluar nga 1.7.2010 e nė vazhdim, tė paguajnė kontribut vetėm pėr sigurimin shėndetėsor, nė masėn 7 pėr qind tė pagės mujore minimale, prej 16 820 (gjashtėmbėdhjetė mijė e tetėqind e njėzet) lekėsh. Tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, tė derdhin kontribut vjetor pėr sigurimet shoqėrore, nė masėn 17 280 (shtatėmbėdhjetė mijė e dyqind e tetėdhjetė) lekė, me pėrjashtim tė tė vetėpunėsuarve, qė banojnė nė rrethet Bulqizė, Dibėr, Gramsh, Has, Kolonjė, Kukės, Librazhd, Malėsi e Madhe, Mat, Mirditė, Pukė, Skrapar, Tepelenė dhe Tropojė, pėr tė cilėt masa e kontributit vjetor ėshtė 11 232 (njėmbėdhjetė mijė e dyqind e tridhjetė e dy) lekė.
Kontributi i detyrueshėm
Kontributi i detyrueshėm pėr sigurimet shoqėrore, pėr personat, qė punojnė si punėtorė shtėpie, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, do tė jetė 1 440 (njė mijė e katėrqind e dyzet) lekė nė muaj. Punėdhėnėsit dhe personat e vetėpunėsuar, qė e fillojnė veprimtarinė pėr herė tė parė, paraqesin, nė agjencitė e sigurimeve shoqėrore, kopjen e certifikatės sė identifikimit tė personit tė tatueshėm dhe regjistrimi bėhet sipas procedurės sė pėrcaktuar nė udhėzimin e ministrit tė Financave. Pas pajisjes sė shtetasve me letėrnjoftimin elektronik, numri i sigurimit shoqėror zėvendėsohet me numrin personal tė identifikimit. Personat e vetėpunėsuar pėr herė tė parė, nė veprimtari, tregtare a shėrbimi, ambulante, paraqesin, nė agjencitė e sigurimeve shoqėrore, kopjen e certifikatės sė identifikimit tė personit tė tatueshėm dhe regjistrimi bėhet sipas procedurės sė pėrcaktuar nė udhėzimin e ministrit tė Financave. Pas pajisjes sė shtetasve me letėrnjoftimin elektronik, numri i sigurimit shoqėror zėvendėsohet me numrin personal tė identifikimit. Periudhat nga data 1.9.1995 deri nė datė 1.4.2006, pėr tė cilat tė vetėpunėsuarit nė bujqėsi kanė paguar kontribute deri nė datėn 21.12.2009, tė cilėt vendbanimin e kanė nė tė njėjtin rreth ku kanė tokėn, pėr rastet, kur toka ėshtė blerė, sipas ligjit nr.7983, datė 27.7.1995, “Pėr shitblerjen e tokės bujqėsore, livadheve dhe kullotave”, si dhe pėr rastet, kur toka ėshtė marrė me qira, me akt noterial. Pėr subjektet, juridike dhe fizike, pėrveē personave tė vetėpunėsuar nė bujqėsi, shuma e detyrimit kontributiv dhe e interesave llogaritet, evidentohet dhe administrohet nga administrata tatimore, e cila ėshtė pėrgjegjėse edhe pėr vjeljen e detyrimeve tė prapambetura, qė kėto subjekte kanė ndaj sigurimeve shoqėrore. Pėr subjektet debitore aktive me detyrime tė prapambetura nė organet e sigurimeve shoqėrore dhe tė paarkėtuara deri mė 1.7.2010 tė bėhet transferimi i detyrimeve tė prapambetura tė tyre nė organet tatimore. Shuma bazė e pėrfitimit nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, tė jetė 10 690 (dhjetė mijė e gjashtėqind e nėntėdhjetė) lekė nė muaj. Shuma e pėrfitimit, pėr personat, qė nuk plotėsojnė kushtet pėr pėrfitimin e masės sė pensionit, tė pėrcaktuar nė paragrafin e parė, tė kėtij neni, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, tė jetė 6 980 (gjashtė mijė e nėntėqind e tetėdhjetė) lekė nė muaj. Shuma bazė e pėrfitimit pėr gratė, tė cilat e kanė periudhėn e fundit tė sigurimit si tė vetėpunėsuara nė bujqėsi, nga data 1.7.2010 e nė vazhdim, do tė jetė 6 980 (gjashtė mijė e nėntėqind e tetėdhjetė ) lekė nė muaj.


Kontributi minimal mujor, sipas degėve tė sigurimit, tė jetė:
% nė lekė
Dega e sigurimit tė sėmundjeve
0.3 51;

Dega e sigurimit tė barrėlindjeve
1.4 235;

Dega e sigurimit tė pensioneve
21.6 3 633;

Dega e sigurimit tė aksidenteve dhe sėmundjeve profesionale
0.3 51;

Dega e sigurimit tė papunėsisė
0.9 151;

Sigurimet shėndetėsore
3.4 572.



1 Korrik 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos