Antropologjia dhe moderniteti shqiptar

Etnografia shqiptare ėshtė pėrqendruar te studimi i kulturės tradicionale nė fund tė shek. XIX dhe fillim tė shek. XX, pa mohuar pėrpjekjet pėr tė studiuar socializmin dhe post-socializmin.


A duhet ende tė rendim nė kėrkim tė ekzotikės duke rrezikuar qė ta krijojmė vetė kėtė produkt i imagjinatės dhe steriotipeve?


Antropologjia socio-kulturore nė Shqipėri njihet mė tepėr me emrin etnografi. Ndodh qė njerėzit ta asociojnė atė me folklorin. Kjo ka njė histori.


Por nuk po ndalemi te kjo pikė. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi dhe duhet shtruar pėr diskutim ėshtė nė njėrėn anė imazhi qė ka shoqėria pėr kėtė shkencė dhe sė dyti vetė bashkėsia e studiuesve.


Duket se tė dyja konvergojnė nė pikėn qė etnografia, pėrkatėsisht antropologjia socio-kulturore merret me studimin e kulturės tradicionale ose primitive. Nė pėrgjithėsi nė etnografinė shqiptare ėshtė kritikuar dhe ėshtė shmangur pėrdorimi i shpeshtė i termit kulturė primitive. Kjo ka ardhur pėr disa arsye.


Sė pari se studiuesi ka qenė vendas, pra antropologjia shqiptare ėshtė vetvetiu njė "anthropology at home". Sė dyti pėr shkak tė qėndrimit etik tė studiuesve qė janė munduar tė shmangin etiketime negative pėr kulturėn qė kanė studiuar.


Sa i takon qėndrimit tė dytė studiuesit ndahen nė dy kategori. Njėri grup ėshtė shumė i kujdesshėm duke e evituar kėtė term nė maksimum dhe kur e pėrdor shmang kuptimin negativ.


Ndėrsa grupi i dytė krahas punės shkencore merr pėrsipėr edhe "emancipimin" e shoqėrisė, pėrdor dijet etnografike pėr tė mbajtur qėndrime here-herė shumė radikale aq sa ka raste tė dalin jashtė diskursit antropologjik.


Meqė antropologjia socio-kulturore truallin e lindjes dhe prijėsit akademikė kryesisht i ka nė Perėndim, shtrohet pyetja se ēfarė dhe cili ka qenė qėndrimi i tyre dhe si ėshtė prirja apo prirjet nė ditėt tona? Prej kėtu mund tė shtrojmė pyetjen nėse antropologjia shqiptare duhet apo nuk duhet tė ndjekė tė njėjtin rrugėtim?


Nė njė sondazh tė kryer nė SHBA del se pjesa mė e madhe e njerėzve tė pyetur ku flisnin pėr antropologjinė, iu vinte ndėrmend njė disiplinė e cila merret me studimin e kulturave primitive ose ekzotike.


Ky imazh i krijuar ka ardhur pėr faktin se shumica e studimeve nė lėmin e antropologjisė amerikane, angleze, franceze, holandeze etj., kanė pasur objekt studimi njė kulturė tė huaj pėr studiuesin dhe nė pjesėn mė tė madhe njė kulturė jo-perėndimore.


Edhe nė vet pėrkufizimet mbi objektin e antropologjisė ende gjen pėrcaktime tė tilla si "antropologjia sociale apo kulturore ėshtė shkenca qė merret me studimin e kulturės primitive"... Projekti antropologjik ka qenė disi planesh: Pėr tė njohur tjetrin, pėr tė njohur zanafillėn e njerėzimit ose sė paku kulturat, ato mė tė hershmet tė etiketuar si primitive etj.. Shkollat variojnė nga vendi nė vend nga koha nė kohė.


Pyetja qė shtrohet tashmė ėshtė a mund dhe a duhen bėrė studime antropologjike nė shoqėritė komplekse (tė civilizuara)?


Dhe prej kėtu, a duhen bėrė studime mbi dukuritė e prejardhura nga moderniteti apo duhet ende tė rendim nė kėrkim tė ekzotikės nganjėherė duke rrezikuar qė ta krijojmė vetė kėtė "ekzotike" duke harruar se dhe kjo mund tė jetė produkt i imagjinatės dhe steriotipeve tė studiuesit ose rrjedhojė e ideologjisė sė modernitetit. Kjo nė fakt nuk ėshtė njė temė e re dhe as njė shqetėsim i ri shkencor. Pėr tė pėrmendur vetėm disa pikėvėshtrime.


Ogys Konti do ta vendoste antropologjinė pėrkundrejt sociologjisė, ku tė parėn e shikon si shkencėn qė do tė merret me tradicionalen dhe tė dytėn me botėn industriale.


Ndėrkaq Franz Boas e ka ngritur kėtė ēėshtje nė leksionin inaugurues nė Columbia University nė vitin 1908 dhe ai shprehej pro studimit tė kulturės pa ndonjė limit gjeografik apo pėrcaktime tė tjera qofshin kėto evolucioniste apo tė ndėrvarura prej fakti se cili ėshtė raport nė mes studiuesit dhe tė studiuarit, tė zhvillimit tė shoqėrisė apo nivelit teknologjik tė saj.


Me pak fjalė ai shprehej se antropologėt nuk do ta studiojnė kulturėn nisur nga fakti se ajo ėshtė diku atje tehu, larg nga ne, por sepse ėshtė dhe vijonte duke shpjeguar se pėrse ndodhi qė antropologėt u fokusuan mė tepėr te kultura ekzotike dhe primitive.


Nė zhvillimet e kėsaj shkence situata paraqitet pak a shumė kėshtu. Ka lindur antropologjia urbane e cila duke aplikuar dijet etnografike eksploron qytetin dhe tashmė shumė nga veprat e kėtij lėmi janė kthyer nė vepra klasike.


Po ashtu duhet tė pėrmendim antropologjinė juridike, politike, ekonomike, tė Mesdheut, tė Europės etj. etj., qė krahas studimeve tė kulturės tradicionale studiojnė dhe dukuritė bashkėkohase. Ndėr mė tė spikaturat tashmė janė studimet mbi kombin, shtetin, socializmin dhe post-socializmin.


Prapėseprapė debati lidhur me objektin specifik tė antropologjisė nuk ėshtė i mbyllur. Meqė morėm shembullin e Boas mund tė themi se njėra prej studenteve tė tij dhe ndėr figurat e njohura tė antropologjisė psikologjike, Margaret Mead, do tė shprehej se antropologjia ėshtė shkenca e primitives.


Gjithashtu dhe njėri prej njerėzve qė reformoi pikėpamjet antropologjike Clifford Geertz, kėmbėngul tė theksojė se ai ėshtė etnograf dhe se detyra kryesore e kėsaj disipline ėshtė pėr tė interpretuar kulturat qė ndodhen larg nė kontekstin e dijes lokale.


Etnografia shqiptare e pozicionuar si njė disiplinė e dijeve albanologjike ėshtė pėrqendruar te studimi i kulturės shqiptare tradicionale dhe gjetja e kulturės origjinale shqiptare.


Kėsisoj edhe me ndėrthurjen e teorisė marksiste ka krijuar njė profil tė vetin, mund ta quanim njė "etnografi apo antropologji albanologjike", me nuanca tė forta herderiane. Pėrveē kėsaj dhe pėr rrjedhojė studimet mė tė shumta, janė fokusuar nė fund tė shek. XIX dhe fillim tė shek. XX, pa mohuar disa pėrpjekje pėr tė studiuar socializmin dhe post-socializmin.


Herė pas here thuhet se kjo mėnyrė tė studiuari ėshtė dhe nė vendet e Europės Lindore apo vendet fqinje. Pėr ta kundėrshtuar kėtė ide mjafton tė shikohen botimet nė revistėn Etnologica Balcanica apo nė revista tė tjera dhe duket qartė se kjo tezė nuk qėndron mė.


Cilat janė shqetėsimet kryesore qė dalin pėrpara kėsaj fushe kėrkimi shkencor?


Pėr shkak tė krijimit tė imazhit qė etnografia merret me doket e zakonet ka njė pėrballje me opinionin publik, ose sė paku nėpėr ato mikro-hapėsira publike ku etnografėt/antropologėt pėrballen shpesh.


Reagimet mund t'i grupojmė nė dy syresh. Njė grup i njerėzve mendojnė se studiuesit e kėsaj fushe janė nė tė njėjtėn kohė dhe promovuesit dhe mbrojtėsit e kėsaj kulture. Dhe pėr kėtė arsye njė pjesė e njerėzve u pėlqen apo e pėrkrahin punėn e etnografėve.


Nė krahun tjetėr qėndron njė grup skeptikėsh apo dhe kritikė tė cilėt duke nėnkuptuar njė gjė tė tillė dhe duke qenė nėn influencėn e prirjes bashkėkohase tė "arratisjes prej sė kaluarės" apo duke mbajtur nganjėherė dhe qėndrime "emancipuese ndaj shoqėrisė" kritikojnė herė haptazi dhe mė shpesh jo-publikisht, kontributin qė jep apo mund tė jap etnografia nė njohjen e kulturės shqiptare.


Ndėrkohė, pėr mendimin tonė, ēėshtja duhet tė ishte shtruar krejt ndryshe. Sė pari vet studiuesve do t'iu kėrkohet qė tė rishohin gjithė paradigmėn e kėrkimit nė kėtė fushė. Pėr rrjedhojė nė disa dimensione dhe tė vetė punės nė terren dhe pėrpunimin e teorisė sė ēfarė do tė konsiderohet "fakt etnografik".


Ankthi i shprehur shpeshherė se me vdekjen e njė burri plak vdes njė arkiv, sa qėndron aq dhe nuk qėndron. Sigurisht qė pėr disa dije kjo ndodh, por kjo nuk do tė thotė se ėshtė dėmtuar puna e antropologut tė kulturės. Dikush mund tė thotė se ėshtė dėmtuar studimi i kulturės tradicionale.


Pyetja e radhės ėshtė e cilės tradicionale? A nuk krijohet prapė tradicionalja? Fare mirė kontributi ynė mund tė jetė pėr tė konstatuar edhe kėtė dukuri, dhe mund tė shtrojmė pyetjen nėse mund tė flasim pėr zhdukje tė njė dukurie kulturore apo transformim tė saj.


Pa kaluar nė paternalizėm, do tė duhej qė pėrtej paradigmės tradicionale tė etnografisė shqiptare tė shikohet mundėsia qė vėmendja e studiuesve antropologė tė pėrqendrohet nė studimin e efekteve tė modernitetit shqiptar mbi kulturėn shqiptare.


Pyetja e parė qė tė vjen ndėr mend sapo e parashtron njė kėrkesė tė tillė ėshtė lidhur me kuptimin konkret tė fjalės "modernistet".


Dhe sė dyti a duhet hequr dorė nga studimi i kulturės tradicionale? Shpjegojmė se pa pasur ndėrmend tė japim ndonjė pėrkufizim pėr kėtė, me moderne nėnkuptojmė tė gjithė dukuritė kulturore qė kanė ardhur si rezultat i "ofertave" apo projektet e prejardhura nė rrugė shtetėrore me qėllim pėr tė krijuar apo transformuar njė kulturė tė caktuar siē i takon kulturės juridike, shtetėrore, veshjeve etj.


Studimi i cili mund tė shkojė nė disa nivele, fjala vjen si ėshtė propaganduar apo paraqitur nė mėnyrė zyrtare dhe si ėshtė implementuar.


Po ashtu duhet tė themi se moderne nuk nėnkupton tė duhurėn, pėrkundrejt tradicionales. Dikush mund tė thotė se edhe idetė rilindase kombėtare ishin moderne dhe i paraprinė gjithė implementimit tė kėtyre politikave qė pėrmendėm mė lart.


Sigurisht qė po dhe kjo nuk do tė ndalonte qė studimi tė kryhet dhe pėr kėtė periudhė kohore dhe pėr tė parė se si shumė mite, rrėfenja, kėngė, identitete, etj., janė krijuar gjatė kėsaj kohe dhe mė pas dhe ne ndoshta gabojmė kur mendojmė se ato kanė qenė tė ruajtura nė kujtesėn popullore.


Por kėrkesa qė parashtrojmė nė kėtė rast ėshtė pėr tė parė shtetin si hapėsirė dhe agjenci sociale e cila merr pėrsipėr dhe pėrdor ēdo teknikė tė mundshme tė pushtetit pėr tė ndryshuar kulturėn.


Ėshtė pikėrisht etnografia nė kuptimin e punės nė terren, ajo e cila do tė ndihmojė pėr tė parė se si kanė operuar kėto politika dhe pėrse kanė pasur ose nuk kanė pasur sukses. Ne kemi marrė njė shembull pėr ta ilustruar kėtė qė ėshtė tema e mitit tė origjinės dhe rėndėsia sociale qė ai mbart.


Miti i origjinės ėshtė pėrzgjedhur sepse ėshtė njė nga temat mė tė nxehta nė kuadėr tė njė ndėrmarrje demitizuese. Miti apo mė saktė mitet e origjinės pavarėsisht faktit se nė i klasifikojmė si tė tilla duke i nėnkuptuar si irracionale, ato kanė njė rėndėsi tė madhe sociale dhe vėrtetėsia e tyre varet mė shumė nga fakti se sa besimtarė ka dhe si e mendojnė studiuesit e tyre nė kėtė drejtim.


Potencialisht kritikat e studiuesve mbi mitet mund tė kthehen nė dije tė pėrhapura...Miti nė vetvete luan rol tė rėndėsishėm sa i takon ēėshtjes se pėrse njė grup social jeton sė bashku, po ashtu kontribuon pėr tė kuptuar legjitimitetin e njė sistemi politik e ligjor tė caktuar.


Po si qėndron puna kur mite tė shumta ofrohen nga dijet shkollore dhe po ashtu ato tė themi nė rrugė tradicionale? Kush merr prioritet: mitet e mėsuara nga "mėsues" apo mitet e mėsuara nga "plaku"?


Ja si na shfaqet menjėherė njė nga ēėshtjet qė janė tė lidhura aq ngushtė me sociologjinė e dijes dhe prej kėtu mund tė kuptojmė apo mė saktė tė fillojmė tė kuptojmė dhe shumė dukuri tė tjera kulturore dhe sociale qė kanė hedhur shtat nė vendin tonė.


Si pėrfundim ėshtė pėr t'u theksuar se zgjerimi i paradigmės antropologjike do tė kontribuonte shumė nė njohjen e mėtejshme tė vetvetes duke hequr dorė nga qėllimi pėr tė "krijuar vetveten". Sigurisht qė kjo njohje do tė ndihmojė edhe nė krijimin e njė imazhi tjetėr mbi "vetėn" dhe "tjetrin".


Instituti i Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Arteve,
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranė



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos