Provimi me zgjedhje, pikėt pėr ēdo pėrgjigje

29 mijė nxėnės preferojnė sociologjinė, 7 mijė historinė, ndėrsa 6 mijė tė tjerė spanjishten

Specialistėt qė do tė hartojnė provimet me zgjedhje, do tė jenė tė ndarė nė tre grupe specifike. Kjo ėshtė njė nga risitė mė tė fundit tė parashikuara nga Ministria e Arsimit. Grupi i parė i specialistėve, qė do tė hartojnė provimet me zgjedhje, pritet tė ngujohet tė mėrkurėn nė ambientet e Agjencisė sė Vlerėsimit tė Nxėnėsve. Grupi i dytė do tė pėrgatisė 20 pyetje mė shumė nga sa do tė pėrfshihen nė tezėn e testit tė secilės lėndė. Ndėrkohė qė provimi i njėrės lėndė me zgjedhje do tė pėrmbajė 20 pyetje, kundrejt 25 kėrkesave qė pėrmbanin testet e detyruara tė Letėrsisė dhe Matematikės. 10 prej pyetjeve do tė jenė me pėrgjigje alternative, ndėrsa 10 tė tjerat do tė jenė me shtjellim. Kėrkesat me alternativa do tė pėrmbajnė nga 1 pikė secila dhe pyetjet me zhvillim do tė ekuivalentohen me 30 pikė, ēka nėnkupton se testi nė total do tė pėrmbajė plot 40 pikė.

Mė 30 qershor, maturantėt do t’i japin fund njėherė e mirė ankthit tė testeve tė kėtij viti, sepse pikėrisht nė kėtė datė ato do tė mbyllin fazėn e provimeve tė Maturės Shtetėrore 2010. Specialistėt e AVA-s edhe pėr kėtė provim tė fundit do tė ndjekin tė njėjtat procedura si nė provimet e detyruara. Sipas rregullores sė Maturės 2010, specialistėt duhet tė pėrgatisin njė fond pyetjesh pėr secilėn nga tetė lėndėt e pėrcaktuara nė formularin A1. Disa prej tyre janė: fizika, njohuri pėr shoqėrinė, kimia, ekonomia, filozofi, biologjia, si dhe gjuhėt e huaja. “Kėrkesat e nxėnėsve kanė qenė tė ndryshme pėr secilin nė veēanti. Tre nga lėndėt mė tė preferuara nga maturantėt janė: njohuri pėr shoqėrinė, tė cilėn e kanė pėrzgjedhur plot 29 mijė nxėnės, historia me 7 mijė, ndėrsa spanjishtja ėshtė kėrkuar nga 6 mijė vetė, pohoi Vejsiu. MASH ka dėrguar tashmė zyrtarisht nė AVA programet orientuese, mbi bazėn e tė cilave do tė pėrgatiten edhe pyetjet e testit. Specialistėt do tė hartojnė fondin e kėrkesave tė testeve, bazuar nė matricėn e specifikimeve, tė hartuar nga specialisti lėndor. Ky fond ėshtė sa njėzetfishti i kėrkesave qė do tė pėrmbajė testi. Testet e provimeve me zgjedhje do tė kenė njė strukturė tė ndryshme nga provimet e detyruara tė maturės. Ato do tė zgjasin plot katėr orė, ku pėr secilėn tezė provimi nxėnėsi ka nė dispozicion dy orė kohė. Kandidatėt qė duan tė vazhdojnė studimet nė programet e studimit nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve, nė programin e studimit tė edukimit fizik nė universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodėr, si dhe nė programin e studimit tė edukimit fizik nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani”, nė Elbasan mund tė konkurrojnė nė kėto universitete dhe institute pa qenė tė detyruar tė japin provimet me zgjedhje. Megjithatė, ato janė tė detyruar tė plotėsojnė formularėt pėrkatės sipas rastit.

Tė gjithė maturantėt qė do tė mund tė kalojnė provimet e Maturės Shtetėrore, nė mes tė muajit korrik do tė plotėsojnė formularin A2, i cili ėshtė mjaft i rėndėsishėm. Kjo pėr shkak se nėpėrmjet tij, tė rinjtė do tė kenė mundėsi tė rendisin degėt nė tė cilat dėshirojnė tė studiojnė sipas parimit meritė-preferencė. Formulari A2 do tė jetė i njėjtė edhe pėr kėtė vit. Ai do tė plotėsohet vetėm pasi nxėnėsi tė marrė rezultatet e provimeve me zgjedhje.

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos