Kosovė, qėllohet me armė automjeti. 4 tė vdekur dhe njė i plagosur

Katėr persona janė vrarė me armė zjarri nė orėt e para tė mėngjesit, nė njė pritė tė organizuar nė aksin rrugor Viti-Kllokot. Kėshtu bėn tė ditur Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, duke shtuar se nga 4 personat e vrarė, dy janė shtetas tė Kosovės dhe dy tjerė shtetas tė Maqedonisė, ndėrsa personi i pestė ka mbetur i lėnduar dhe ėshtė dėrguar nė spitalin e Gjilanit pėr t’ju dhėnė ndihma e parė.

“Mund tė konfirmoj se nė orėt e hershme tė mėngjesit diku pas orės 2 ka ndodhur njė gjuajtje me armė nė drejtim tė njė veture civile e cila kishte targa tė Kumanovės dhe nė atė veturė gjendeshin 5 persona, katėr prej tyre kanė humbur jetėn... Sipas informatave qė ne i kemi 2 prej tyre dyshohet tė jenė shtetas tė Republikės sė Maqedonisė ndėrsa 2 tė tjerė janė shtetas kosovar” thotė Kelani.

Kelani tha se policia ka dalė menjėherė nė vendin e ngjarjes dhe ėshtė duke siguruar dėshmi pėr tė identifikuar motivin e kėtij incidenti.

“Pėr momentin, njėsitet relevante policisė janė duke u marr me rastin, janė duke hulumtuar pėr shkaktar tė mundshėm tė kėtij rasti, mirėpo ende nuk kemi ndonjė konfirmim zyrtar se si ka ardhur deri te ky rast” thotė Kelani.

Policia e Kosovės ka filluar kontaktet me autoritetet e Maqedonisė pėr tė bashkėpunuar nė lidhje me identifikimin e dy shtetasve maqedonas tė vrarė gjatė kėtij incidenti. Ndėrkohė burime jozyrtare kanė treguar pėr identitetin e viktimave: Qenan Ademi dhe Qazim Bakija nga fshati Nikushtak, si dhe Qemal Agushi nga fshati Sllupēan. Nga ana tjetėr, nė mesin e viktimave bėhet i ditur edhe emri i shtetasit tė Kosovės, Bardhyl Fetahu.

Bul Salihu

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos