Matura, pėrgjigjet e Matematikės



zirina llambro

Rreth 38.000 maturantėt dhanė dje matematikėn, provimin e dytė tė detyrueshėm.

Pas shpėrndarjes sė tezės nė tė gjitha shkollat dhe mjediset e pėrzgjedhura nga DAR/ ZA-tė, provimi filloi njėkohėsisht nė orėn 10:00 dhe zgjati 2 orė e 30 minuta.
"Nga monitorimi i vazhdueshėm pėr Maturėn Shtetėrore, nė 37 Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyra Arsimore rezultoi se gjithēka eci normalisht", bėri me dije Ministria e Arsimit.
Menjėherė pas pėrfundimit tė provimit tė Matematikės, tė gjitha testet e maturantėve u dėrguan nė drejtim tė Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve (AVA), me masa tė rrepta sigurie dhe do tė shpėrndahen nė katėr qendrat e korrigjimeve nė tė gjithė Shqipėrinė. Procesi i vlerėsimit tė testeve do tė monitorohet nga ekspertė tė politikave tė inspektimit nė MASH dhe specialistė tė Inspektoratit Kombėtar tė Arsimit Parauniversitar. Pėr t'u ardhur nė ndihmė maturantėve, Ministria e Arsimit publikoi dje edhe ēelėsin e pėrgjigjeve pėr tė gjitha profilet e shkollave tė mesme. Gazeta publikon tė plota tė dyja variantet A edhe B, qė u kanė rėnė nxėnėsve nė provim. "ēdo maturant, ēdo prind, ēdo institucion dhe ēdo i interesuar pėr provimin e kėsaj lėnde mund t'i gjejė pėrgjigjet nė faqen e internetit tė MASH-it (www.mash. gov.al )", thuhet nė deklaratėn e MASH-it. Procesin e monitoroi dje edhe Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Ai zgjodhi qytetin e Fierit, ku vizitoi tė gjitha qendrat e provimeve tė pėrcaktuara nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Fierit kishte vėnė nė dispozicion tė maturantėve pėr zhvillimin e provimit tė kėsaj lėnde. Tafaj u ndal edhe nė Patos, ku pasi vėzhgoi kushtet nė tė cilat po zhvillohej provimi i matematikės, bisedoi me administratorėt pėr standardet dhe rigorozitetin e procesit.
Nė pėrfundim tė provimit tė Matematikės, Ministri Tafaj u ndal edhe nė qytetin e Lushnjės. Nė disa prej shkollave tė kėtij qyteti takoi maturantėt qė kishin pėrfunduar testin dhe u interesua pėr shkallėn e vėshtirėsisė sė tij. "Garantojmė maturantėt se vlerėsimi do tė jetė transparent. Procesi pėr fat tė mirė u mbyll siē duhet", tha Tafaj. Mė datė 30 qershor maturantėt do tė japin lėndėt me zgjedhje. Mė tej pas marrjes sė rezultateve ata do tė plotėsojnė formularin A2, ku do tė pėrcaktojnė degėt e shkollės sė lartė ku duan tė konkurrojnė. Nė kėtė mėnyrė ata pėrmbyllin procesin e Maturės Shtetėrore, pėr tė kaluar nė atė tė aplikimit nė shkollat e larta. Nė mėnyrė elektronike do t'u llogariten pikėt dhe po me tė njėjtėn skemė do tė shpallen dhe fituesit. Janė rreth 38 mijė maturantė qė garojnė pėr 20 mijė kuota pranimi nė universitetet publike.

PERGJIGJET E PLOTA, MUND TI LEXONI NE FORMATIN PDF

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos