Provimi i matematikės, rezultatet pas dy javėsh

Pėrfundon provimi i dytė i Maturės Shtetėrore. Arsimi: Hartimi i tezės u pėrgatit nė fshehtėsi

Maturantėt i kanė dhėnė fund dje njė tjetėr “ankthi”. Pas pėrfundimit tė parė tė detyruar tė Maturės Shtetėrore, atij tė letėrsisė, tė rinjtė i janė nėnshtruar testit tė dytė, tė matematikės. Oborret e shkollave tė mesme gjatė ditės sė djeshme ishin tė mbushura plot me maturantė dhe prindėr, tė cilėt u jepnin kurajė dhe u uronin suksese fėmijėve tė tyre.

E megjithatė qetėsia u ndie kur ra “gongu” dhe tė gjithė tė rinjtė u dėrguan nė mjediset e pėrcaktuara nga drejtoritė pėrkatėse pėr tė zhvilluar provimin e matematikės. Ora 10.00 shėnoi fillimin zyrtar tė kėtij testi nė tė gjitha shkollat e mesme tė vendit. Afro 38 mijė kandidatė pėr studentė iu nėnshtruan provimit tė matematikės, me shpresėn pėr tė arritur rezultate tė mira dhe pėr tė qenė pjesė e auditorėve nė fakultetet e tyre tė preferuara. Tė rinjtė kanė vėnė nė provė dje dijet dhe njohuritė e tyre nė lėndėn e matematikės, nėpėrmjet njė testi tė pėrgatitur me kujdes nga ekspertėt e fushės. Hartimi i tezave ėshtė realizuar nė mėnyrė tė fshehtė nga specialistė tė kualifikuar, misioni i tė cilėve ishte i pėrcaktuar nga Ministria e Arsimit. Shpėrndarja e tezės sė matematikės ka nisur para dy ditėsh nė tė gjitha drejtoritė arsimore rajonale dhe zyrat arsimore pėrkatėse. Provimi filloi njėkohėsisht nė orėn 10.00 tė mėngjesit tė djeshėm dhe pėrfundoi nė orėn 12.30, duke shėnuar kėshtu njė kohėzgjatje prej 2 orėsh e 30 minuta. Procesi i zhvillimit tė provimit tė matematikės, njėsoj si ai i letėrsisė, ėshtė monitoruar nga pėrfaqėsues tė Inspektoratit Kombėtar tė Arsimit Parauniversitar dhe tė DAR-ve e ZA-ve tė vendit. Sipas drejtorive arsimore rajonale, ecuria e procesit tė zhvillimit tė testit ka qenė mė se normale dhe e qetė. Menjėherė pas pėrfundimit tė provimit tė matematikės, tė gjitha testet e maturantėve janė nisur nė drejtim tė Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve, nėn sigurinė e forcave tė rendit. Shpėrndarja e tyre do tė bėhet nė katėr qendrat kryesore tė vlerėsimit tė tezave pėr tė gjithė Shqipėrinė. Sakaq, ēdo maturant, prind, institucion dhe ēdo i interesuar pėr provimin e kėsaj lėnde mund t’i gjejė pėrgjigjet nė faqen internetit tė MASH-it (www.mash.gov.al).

#

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos