Korrigjohen testet, sot notat e letėrsisė nė shkolla



zirina llambro

Korrigjimi i testeve tė letėrsisė pėrfundoi dy ditė mė parė, por notat do tė afishohen vetėm sot. Krerėt e Ministrisė sė Arsimit vendosėn qė rezultatet t'u jepen maturantėve vetėm pasi tė kenė dhėnė provimin e matematikės, i cili pėrkon nė tė njėjtėn ditė. Nga sa pohuan burime zyrtare pranė MASH, kjo zgjedhje u bė nė mėnyrė qė rezultatet tė mos ndikonin nė gjendjen emocionale tė maturantėve. "Nė mėnyrė qė ata tė jenė tė qetė nė provimin e matematikės, u mendua qė notat e testit tė parė tė detyrueshėm t'i mėsojnė vetėm pasi tė kenė dalė nga provimi", saktėsuan burimet. Notat pritet tė afishohen nė shkolla nė mesditė. Kėtė vit nuk do tė ketė rikorrigjim tė testeve nga Ministria e Arsimit, pasi ėshtė aplikuar vlerėsimi i dyfishtė i tyre nga dy grupe mėsuesish. "Korrigjimi ėshtė bėrė nga tre persona dhe jam i sigurt qė gjimnazistėt me vlerėsimet do tė jenė shumė tė kėnaqur. Pra, qėllimi jonė ėshtė qė asnjė gjimnazisti mos t'i humbasė qoftė 0.01 pikė dhe jo mė 1 pikė", ka deklaruar pak ditė mė parė Ministri i Arsimit Tafaj. Pas provimit tė sotėm, maturantėve u ngelet prova e fundit e maturės mė 30 qershor. Nė kėtė datė, ata do t'u nėnshtrohen provimeve me zgjedhje, pėr tė mbyllur kėshtu tė gjithė procesin. Ndėrkohė, pas publikimit tė notave tė matematikės dhe atyre me zgjedhje, Ministria e Arsimit do tė publikojė formularin A2, me anė tė sė cilit nxėnėsit do tė zgjedhin se cilat do tė jenė 10 degėt ku do tė konkurrojnė pėr nė universitete. Pasi tė kenė plotėsuar kėtė formular, atyre do t'u llogariten pikėt dhe nė njė fazė tė dytė do tė shpallen fituesit. Maturantėt do tė jenė fitues vetėm nė njė degė. Kėtė vit nuk do tė ketė mė 4 faza pranimesh nė shkollat e larta. Gjithēka do tė pėrmbyllet brenda njė faze dhe nuk do tė ketė mė formularė A3 dhe A4 pėr vendet bosh. Edhe pėr kėtė vit pritet tė miratohen mė shumė se 20 mijė kuota pranimesh pėr nė shkollat e larta publike. Pėr to konkurrojnė mė shumė se 35 mijė maturantė nga tė gjitha rrethet e vendit. Vitet e fundit kėrkesa pėr nė universitetet publike ka rėnė, pasi njė pjesė e nxėnėsve ose zgjedhin universitetet private ose largohen jashtė vendit.

Sot provimi i matematikės, ministria: Teste pėr tė tre nivelet

Tė njėjtat rregulla si pėr provimin e parė duhet tė zbatojnė maturantėt edhe sot qė japin matematikėn. Ata do tė penalizohen nė rast se kopjojnė, kanė celularė me vete, apo duan tė lėnė klasėn. Teza e provimit tashmė ėshtė gati dhe gjatė natės do tė bėhet shumėfishimi dhe shpėrndarja, sipas njė grafiku tė posaēėm. Vetėm pasi tė ketė nisur provimi, do tė dalin nga ngujimi edhe hartuesit e testit. Sipas Ministrisė sė Arsimit, provimi do tė ketė pyetje pėr tė treja nivelet e nxėnėsve. Tė gjithė maturantėt, tė cilėt hyjnė nė kategorinė e nxėnėsve tė dobėt, pra qė pėrgjithėsisht marrin notėn 5 ose 6, do tė kenė hapėsirėn e tyre. Kėshtu, nė masėn 40 pėr qind, hartuesit e testeve kanė pėrgatitur pyetje pikėrisht pėr kėtė nivel. Niveli i dytė i pyetjeve, ku hyjnė nxėnėsit mesatarė, do tė zėrė nė ēdonjėrin prej testeve plot 40 pėr qind tė totalit tė pyetjeve. Nė kėtė grup pyetjesh do tė ketė testim tė dijeve tė maturantėve jo thjesht pėr njohuritė bazė, por pėr njohuri mė tė thella, pėr tė cilat mund tė pėrgjigjen ata maturantė qė pėrpiqen tė mėsojnė, ose kanė qenė sistematikė. Niveli i parė, ose i nxėnėsve tė mirė dhe shumė tė mirė do tė ketė 20 pėr qind hapėsirė nė test. Nė kėtė grup pyetjesh, maturantėt do tė testohen jo vetėm pėr njohuritė qė kanė marrė gjatė shkollės sė mesme, por edhe pėr kreativitetin e tyre individual.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos