Qendra e Transfuzionit ka mungesė tė gjakut

Nė kuadėr tė aktiviteteve tė javės sė dhurimit vullnetar tė gjakut, e organizuar nga Qendra e Transfuzionit tė Gjakut me moton “Dhuro gjak- shpėto jetė”, gjatė ditės sė martė, i janė pėrgjigjur vetėm 16 persona, ndėr ta edhe njė qytetar kanadez.

Me kėtė rast, Ardian Lulaj, menaxher nė Qendrėn e Transfuzionit tė Gjakut, tha se edhe
pse ėshtė njė mot shumė i nxehtė ėshtė duke u paraqitur njė numėr i mirė i qytetarėve vullnetar.

Ai theksoi se QTGJ-ja vazhdimisht ka nevojė pėr gjak, sidomos gjatė stinės sė verės kur pėrfundon edhe procesi mėsimor.

“Vazhdimisht ka nevojė, e vazhdimisht kemi kėrkesa, sidomos nė kohėn e verės, kėta tre muaj kur nxėnėsit e shkollave tė mesme, maturantėt e kanė ndėrprerė procesin mėsimor kemi probleme, kemi mungesė tė gjakut. Mirėpo duhet ta pėrmend se prej kėtij viti e kemi bėrė njė kėrkesė nė Bashkėsinė Islame, tė kryetari z. Naim Tėrnava dhe na ka mundėsuar qė t’i vizitojmė xhamitė nė gjithė Republikėn e Kosovės dmth. pas namazit tė xhumasė, dhe se tė gjithė ata besimtarė qė dėshirojnė me dhėnė gjak, kanė mundėsi me dhėnė”, ka thėnė Lulaj.

Lulaj, tha se nė javėt nė vazhdim do t’i bashkėrendojnė aktivitetet e tyre edhe me FSK-nė dhe Policinė e Kosovės. Ndėrkohė qė kėrkoi nga Ministria e Shėndetėsisė sė Kosovės shpalljen e njė konkursi pėr teknik medicional nė Kabinetin e Transfuzionit tė Gjakut nė Ferizaj, i cili nuk funksionon vetėm pėr kėtė shkak.

“Pėr fat tė keq kabineti i transfuzionit nė Ferizaj nuk funksionon pėr shkak tė njė tekniku ose njė motre medicionale, dmth. pėr tė gjitha nevojat tjera gjejnė mjete qeveritarėt tanė, ndėrsa pėr njė personel mjekėsor qė nuk merr mė shumė se 220-30 pagė mujore nuk lejojnė me u shpall njė konkurs nga ana Ministrisė sė Shėndetėsisė”, ka thėnė Lulaj.

Ndėrkaq, qytetari Shaip Dibrani tha se ka dhėnė rregullisht gjak dhe se nė Qendrėn e Transfuzionit e ka lėnė numrin e telefonit tė tij nė rast se ata kanė nevojė pėr dhurim tė gjakut.

“Sot dola rastėsisht dhe i pashė, nuk mujta me kalu pa dhėnė gjak, ėshtė kėnaqėsi pėr mua kur po dėgjoj nė televizione qė po shėrohen njerėzit, unė jam shumė i kėnaqur”, ėshtė shprehur Dibrani.

Po ashtu edhe Shefqet Zogaj, qytetar nga Prishtina, ka thėnė se dhėnia e gjakut njeriut i ndihmon jashtėzakonisht shumė, e veēanėrisht dhuruesit.

Ndryshe, java “Dhuro gjak-shpėto jetė”, do tė vazhdojė me aktivitete tė shumta nėpėr tė gjitha komunat e Kosovės deri mė 19 qershor. /kosovapress/

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos