Procedurat pėr tė kaluar aktin e pronėsisė sė makinės



Laureta Rryēi

Tė gjithė ata qė duan tė bėjnė ndryshimin e pronėsisė sė mjetit duhet tė pėrgatitin njė dosje me dokumente dhe tė nėnshkruajnė kontratėn e shitblerjes te noteri. Pėr shkak tė ndryshimeve tė fundit mbi kalimin e pronėsisė sė automjeteve, shumė qytetarė kanė rendur nėpėr zyrat e noterėve dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor pėr tė kryer procedurat e plota mbi kalimin e aktit tė pronėsisė. Gazeta “Albania” u vjen nė ndihmė tė gjithė qytetarėve qė u duhet tė kryejnė njė veprim tė tillė. Kujdesi qė duhet tė tregojnė te noteri si dhe dokumentet qė do t’u duhen pėr t’i dorėzuar nė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor.
Procedura
Ekspertėt e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėrbimeve tė Transportit Rrugor sqarojnė se kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim nė tė njėjtin rreth me pronarin e mėparshėm kėrkohen pesė dokumente. Ato janė: 1)certifikata e pronėsisė, 2)leja e qarkullimit, 3)kontrata e shitblerjes, 4)certifikata e lindjes me fotografi, 5)vėrtetimi i vendbanimit.
Procedurat kryhen brenda ditės dhe pėr kėtė shėrbim tarifa e shėrbimit pėr lejen e qarkullimit ėshtė 600 lekė. Ndėrkaq, kėsaj tarife i shtohet edhe vlera 2 pėr qind e kalimit tė pronėsisė. Nė rastin kur automjeti kalon nga njė prefekturė nė njė tjetėr, kėrkohen po ato dokumente qė janė pėrshkruar mė sipėr. Por, ndryshimi ėshtė se qytetari duhet tė paraqitet vetė sė bashku me makinėn e tij pėr tė dorėzuar dokumentet. Madje kėrkohet edhe leja provizore e qarkullimit dhe fleta e ēregjistrimit tė makinės. Nė kėtė rast afati i kryerjes sė shėrbimit ėshtė brenda ditės dhe tarifa e shėrbimit ėshtė vetėm 600 lekė.
Taksa e importit
Taksa e importit pėr automjetet e pėrdorura do tė hiqet sivjet. Kėtė e paralajmėron Programi Ekonomik dhe Fiskal 2010-2012, sipas tė cilit, kjo ėshtė njė nga taksat doganore, e cila suprimohet si pasojė e hyrjes nė fuqi e marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė. Por, ajo do tė zėvendėsohet me njė taksė tjetėr, tė cilėn, nga Doganat, tani do ta marrin nėn administrim e do ta vjelin Tatimet: taksėn e tregtimit tė njė makine tė pėrdorur. Ende Ministria e Financave nuk ka bėrė tė njohur se nė ē'masė do tė jenė kėto ndryshime nė politikat fiskale afatshkurtra. Pas daljes sė udhėzimeve pėrkatėse lidhur me njė gjė tė tillė do tė mėsohet nėse kėto masa, tė kombinuara, do tė sjellin rritje apo jo tė ēmimit nė kėtė treg. Sidoqoftė, masa ka tė bėjė vetėm me automjetet e pėrdorura, ndėrkohė qė nuk ka asgjė tė re lidhur me automjetet me kilometrazh zero. Ndryshimi i ri nė politikėn e taksave, qė do tė kryhet sėrish gjatė kėtij viti, ka tė bėjė me njė ndryshim nė TVSH-nė. Programi njofton se pėrfshirja e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar pėr profesionet e lira do tė hyjė nė fuqi nė vitin 2010. Kėshtu, faturat e avokatėve, noterėve, ekspertėve tė ndryshėm etj., do tė jenė 20 pėr qind mė tė shtrenjta, barrė qė e paguan klienti i fundit. Njė ndryshim tjetėr ka tė bėjė kėtė herė me pėrfshirjen edhe tė grupmallrave tė tjera nė regjimin e akcizės. Qeveria njofton se, duke filluar nga 2010-a, nė mallrat qė do tė paguajnė akcizė do tė hyjnė edhe gomat e reja, ato pėr riveshje apo gomat e pėrdorura; ambalazhet, fishekzjarrėt, si dhe akumulatorėt (bateritė). Ky ndryshim ka tė bėjė me kategorizimin e kėtyre mallrave si artikuj qė janė ndotės tė mjedisit. Ndėrkohė, jo shumė e largėt parashikohet tė jetė dita e hyrjes nė fuqi e deklaratave vjetore tė tė ardhurave personale. Ndonėse nuk ėshtė fjala pėr kėtė vit, tė gjithė shqiptarėve do t'u kėrkohet njė gjė e tillė nga fundi i 2011-s.


boc
Pėr tė bėrė ndryshimin e pronėsisė sė mjetit, kėrkohet:

• Akti i ndryshimit tė pronėsisė

• Leja e qarkullimit

• Leja e vendbanimit tė ri

• Certifikata e pronėsisė

• Dokument identifikimi

DPSHTRR prodhon targat dhe e pajis mjetin me targa:

• Kur bėhet regjistrimi i mjetit pėr herė tė parė

• Kur ndryshon vendbanimi i pronarit tė mjetit

• Kur humbet targa

• Kur dėmtohet targa

Regjistrimi i automjeteve dhe ndryshimi i pronėsisė
Mjetet qė futen pėr herė tė parė nė Shqipėri
Dokumentet qė kėrkohen:
1. Dokument hyrje (kufitare).
2. Dokumenti i fitimit tė pronėsisė me njė nga format e mėposhtme:
a. Kontratė e fitimit tė pronėsisė.
b. Akti i trashėgimisė pėr fitimin e pronėsisė.
c. Tipi me anė tė cilit ėshtė fituar pronėsia.
3. Dokumenti i origjinės sė mjetit i lėshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij (origjinale).
4. Dokumenti i zhdoganimit i lėshuar nga autoritetet shqiptare qė nėnkupton:
a. Deklaratė doganore DAV (origjinal).
b. Urdhėr ēlirimi (origjinal).
II Dokumentimi i nevojshėm pėr tė regjistruar mjete tė reja tė blera nė vend:
1. Dokumenti sipas pikės I/2
2. Dokumenti i origjinės sė mjetit lėshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij.
3. Dokumentet e zhdoganimit sipas pikės I/4 tė kėtij neni.
III Dokumentacioni i nevojshėm pėr regjistrimin e mjetit tė pėrdorur blerė jashtė shtetit:
1. Dokumenti i hyrjes kufitare.
2. Dokumenti i origjinės sė mjetit i lėshuar nga prodhuesi ose agjencia e shitjes e ngarkuar prej tij, ose dokumenti i shoqėruar prejardhės me treguesin teknik tė mjetit nė origjinal.
3. Dokumenti i fitimit pronėsisė sipas I/2.
4. Dokumenti i zhdoganimit sipas pikės I/4 tė nenit 1.
IV Dokumentacioni i nevojshėm pėr regjistrimin e mjetit tė pėrdorur tė blerė nė vend:
1. Dokumenti i fitimit pronėsisė sipas pikės ½ tė kėtij neni.
2. Dokumenti i origjinės sė mjetit sipas pikės III/2.
3. Dokumenti i zhdoganimit tė mjetit sipas pikės I/4
V. Ndryshimet e pronėsisė:
a) Kur automjeti kalon te personi i ri me vendbanim nė tė njėjtin rreth kėrkohen kėto dokumente:
1. Certifikatė e pronėsisė.
2. Leje qarkullimi.
3. Kontrata e shitblerjes.
4. Certifikatė lindje me fotografi.
5. Vėrtetim i vendbanimit.
Afati i kryerjes sė shėrbimit brenda ditės. Tarifa e shėrbimit: Leja e qarkullimit 600 lekė. Vlefta 2% tė kalimit tė pronėsisė.
VI Kur automjeti kalon nga njė prefekturė nė njė tjetėr, kėrkohen po ato dokumente tė pikės a. Me ndryshimin se qytetari duhet tė paraqitet vetė sė bashku me makinėn e tij, pėr tė dorėzuar dokumentet:
- Leja provizore e qarkullimit.
- Fletė-ēregjistrimin e makinės.
Afati i kryerjes sė shėrbimit: brenda ditės. Tarifa e shėrbimit: 600 lekė.

box

Kontratė Shitje
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
DHOMA E NOTERISĖ TIRANĖ
Nr________Rep.
Nr________Kol.

KONTRATĖ SHITJE

Sot me datė ________________, nė dhomėn e Noterisė Tiranė, para meje Noteres _______________, me zyrė nė ______________________, u paraqitėn personalisht palėt nė kontratė tė cilėt kėrkuan redaktimin e kontratės sė shitjes mjetit midis tyre:
SHITĖSI: _______________, i biri/e bija e ______________, lindur nė __________ me _________, banuese nė ________, pėr identitetin e tij/saj u sigurova nga Certifikata me fotografi lėshuar nga Zyra e Gjendjes Civile _____________________, madhor/e,me zotėsi tė plotė juridike e pėr tė vepruar.
BLERĖS: ________________, i biri/bija ___________, lindur nė _______ me ____ , banues/e nė ____, pėr identitetin e tij u sigurova nga Certifikata me fotografi lėshuar nga Zyra e Gjendjes Civile ____________________, madhor/e, me zotėsi tė plotė juridike e pėr tė vepruar.
Objekti i kontratės: Shitje automjeti: automjeti
Baza ligjore: Neni 705 i Kodit Civil
Bazuar nė Lejen e qarkullimit Nr ____________. vėrtetohet se shitėsja ėshtė pronare e mjetit me autoveturė me vende (4+1), me ngjyrė _______ me tė dhėnat :
Tipi : _________
Numri shasisė :_________________
Viti i prodhimit:___________________
Karburanti :______________________
Targa :__________________________
Shitėsi/a deklaron se me vullnet tė lirė dhe tė plotė mjetin e pėrshkruar mė sipėr ia shet blerėsit pėr shumėn _____________________ shumė e cila ėshtė likuiduar totalisht jashtė kėsaj zyre noteriale.
Me kėtė akt shitje shitėsi/a humbet pronėsinė mbi mjetin dhe blerėsi bėhet pronar i automjetit tė mėsipėrm.
Kontrata e shitjes, nė bazė tė nenit 705 tė Kodit Civil, u redaktua nė tre kopje tė barasvlershme dhe nėnshkruhet rregullisht nga palėt pėrpara Noterit Publik .
SHITĖSI BLERĖSI
_______________ ____________________





N O T E R E







14 Qershor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos