Vlora, ftesė pėr emocione verore

Njė det i pastėr. Njė vend ku Joni dhe Adriatiku pėrqafohen e ku zgjedhjet janė tė pafundme.


Ƈmime tė pėrshtatshme pėr tė gjitha familjet, njė natyrė qė tė ofron detin, rėrėn, malin, pyjet, mundėsitė pėr piknik apo njė jetė nate tė paharrueshme.


Vlora, edhe kėtė vit pretendon tė jetė "mbretėresha"


Vlora tashmė ėshtė "zgjuar". Ka dalė nga "dremitja" dimėrore dhe ka shpalosur tė gjitha ngjyrat dhe energjinė qė e kthejnė atė nė simbolin e vėrtetė tė turizmit shqiptar tė viteve tė fundit e qė pėr rrjedhojė, tashmė ėshtė bėrė zakon tė quhet "Mbretėresha e Turizmit Shqiptar".


Aty mund tė gjesh gjithƧka, thonė banorėt e saj, tė cilėt krenarė pėr qytetin tė cilit i pėrkasin, edhe kėtė vit do tė presin turistėt e shumtė. E nė fakt, detrat i japin vēantinė Vlorės, sepse ėshtė pikėrisht vendi ku Adriatiku ranor dhe Joni shkėmbor "pėrqafohen".


Plazhet dhe uji i kristaltė joshin pushuesit qė Ƨdo vit "zaptojnė" hapėsirat e tij, qoftė nė rėrė, nė zhavorr apo nė shkėmb. Nėse thua Vlorė, patjetėr qė nuk ndalesh vetėm nė zonėn e Ujit tė Ftohtė, qė ėshtė edhe njė nga pjesėt mė tė frekuentuara tė saj. Pėr kėdo qė kėrkon tė shijojė diellin dhe detin, e t'i japė lėkurės njė ngjyrė tė vēantė, i duhet tė vijojė edhe mė poshtė, pasi kėnaqėsia vijon nė Jonufėr, Llogora, Dhėrmi, Jal, Llaman e mė tej.


Por Ƨfarė ofron Vlora kėtė vit?


Sipas statistikave zyrtare, vetėm nė qytetin e Vlorės numėrohen rreth 38 njėsi hoteliere me rreth 1600 shtretėr. Akomodimi me njėsi hotelerike vijon edhe pėrgjatė Jonufrės, Radhimės, Orikumit, ku ndodhen edhe vileta karakteristike prej druri tė komplekseve turistike. Por njė rol tė rėndėsishėm nė pritjen e fluksit tė madh tė turistėve qė "pushtojnė" Vlorėn gjatė sezonit veror luajnė njėsitė familjare tė akomodimit.


Kėto tė fundit shtrihen nė pjesėn mė tė madhe gjatė bregdetit, por edhe nė qendėr tė qytetit. Kushtet e akomodimit nė pėrgjithėsi janė tė mira. Statistikat tregojnė se pėr qytetin e Vlorės Ƨmimet e hoteleve variojnė nga 800 - 3 000 lekė pėr person.


Kėto Ƨmime luhaten edhe nė varėsi tė kushteve tė hotelit, si dhe tė numrit tė krevateve nė njė dhomė. Gjithashtu njė rėndėsi tė madhe ka afėrsia e hotelit me bregun e detit.


Ƈmimet mė tė ulėta nė pėrgjithėsi i kanė hotelet qė ndodhen mė nė qendėr tė qytetit, teksa hotelet qė vijojnė nga bregu i detit pranė zonės sė Skelės e mė poshtė janė me Ƨmime mė tė larta, por gjithsesi tė pėrballueshme.


Rezervimet e mėparshme tė pushuesve tė cilėt i rikthehen qytetit tė Vlorės edhe nė vitin pasardhės janė me Ƨmime mė tė leverdisshme sesa ato tė kryera nė pikun e sezonit veror, kur Ƨmimet edhe rriten. Pėrvē hoteleve, janė edhe apartamentet e dhėna me qira.


Mėsohet se nė njė mesatare tė tyre, njė apartament nė zonėn e Ujit tė Ftohtė nė Vlorė pėr dy javė kushton rreth 40 000 lekė tė reja (gjithsesi kėmbėngulėsit mund tė gjejnė edhe mė lirė se kaq). Nė tė pėrfshihen dy dhoma tė mobiluara dhe njė ambient gatimi, i cili do tė ishte i leverdisshėm pėr familjet apo pėr njė grup shoqėror.


Por ndėrkohė, Ƨmimet e hoteleve vijojnė nė rritje nė zonat e Dhėrmiut dhe Himarės, zona ku plazhet janė tepėr tė preferuar dhe ku mėsohet se Ƨdo personi i duhet tė paguajė njė shumė prej 2500 - 3000 lekė tė reja pėr kalimin e njė nate.


Ƈmimet janė tė tilla kryesisht nė periudhėn e gushtit, ku kėto zona janė tė mbipopulluara. Vėshtirėsi hasen nė gjetjen e Ƨmimeve tė ulėta sidomos nė periudhėn 15 korrik - 15 gusht, teksa vijon tė kėshillohet rezervimi i mėparshėm i vendeve pėr tė fjetur.


Masa nga Bashkia


Me njė koordinim tė Bashkisė Vlorė dhe njėsive pritėse kėtė sezon mėsohet se Ƨmimet e akomodimit janė ulur deri nė 20%, duke synuar qė kjo tė jetė njė "armė" mė shumė nė favor tė faktit qė edhe kėtė sezon Vlora tė mbetet qyteti mė i preferuar shqiptar.


Lidhur me "abuzimet e mundshme" nė Ƨmime, kushtet higjieno-sanitare, standardet e shėrbimit, por edhe ndėrtimet pa leje mėsohet se nga Bashkia e Vlorės ėshtė ngritur njė Task Forcė nė tė cilėn pėrfshihen punonjės tė Degės sė Tatimeve, Drejtorisė sė Shėndetit, Drejtorisė sė Turizmit, Drejtorisė sė Veterinarisė, Policisė Bashkiake, Inspektoratit Ndėrtimor nė koordinim edhe me Policinė e Rendit.


Kjo Taskė Forcė ka pėr detyrė tė identifikojė dhe mė pas tė zgjidhė Ƨdo problem tė mundshėm gjatė gjithė sezonit turistik, sidomos nė kohėn e fluksit tė madh korrik-gusht.


Jeta e natės


Njė nga tiparet kryesore qė vitet e fundit ėshtė bėrė e rėndėsisė sė vēantė pėr tėrheqjen e turistėve nė qytetin bregdetar ėshtė pikėrisht ajo qė quhet "jeta e natės". Vlora tashmė ofron mundėsi mjaft tė mira pėr tė apasionuarit e shumtė tė saj.


Disko-klube tipike bregdetare (shpesh nė tipin Ibiza - Spanjė apo Myconos-Greqi) ngjyrosin netėt vlonjate me ritmet e tendencave mė tė fundit muzikore. Nėpėr qytet sheh kudo reklamat me tė cilat kėto lokale lajmėrojnė eventet e radhės e ku shpesh ke mundėsinė tė shohėsh drejtpėrdrejt dixhej (DJ) tė famshėm qė mė parė janė dėgjuar nė radio apo admiruar nė televizion.


Shumica e kėtyre disko-klubeve ndodhen pėrgjatė vijės bregdetare, teksa me fillimin e sezonit veror, nuk ėshtė e rrallė qė jashtė tyre tė shikosh edhe radhėn e tė rinjve qė presin tė jenė pjesė e festės.


Hyrja nė to, ashtu si dhe nė kryeqytet, mund tė jetė me rezervime apo me bileta, por edhe falas. Gjatė vitit tė kaluar qyteti i Vlorės pati kufizime nė kėtė pjesė tė argėtimit, ndėrkohė qė njė gjė e tillė nuk ndodhi nė zonėn e Dhėrmiut, Himarės apo Sarandės, ku diskot vijuan me muzikėn e tyre pėrgjatė gjithė sezonit veror deri nė orėt e para tė mėngjesit.


Argėtimet


Lidhur me argėtimet, pavarėsisht se nuk ka njė kinema, qyteti i Vlorės ofron teatrin e estradėn, por edhe aktivitetet e shumta artistiko-kulturore e sportive tė organizuara nga Bashkia e Vlorės. Zakonisht kėto aktivitete organizohen nė ambiente tė hapura dhe pa pagesė, ndėrsa pagesa pėr teatrin ėshtė rreth 200 lekė pėr person.


Ushqimi


Por Vlora ėshtė gjithashtu njė nga qytetet ku ofrohet ushqim i cilėsisė sė lartė dhe shumėllojshmėri zgjedhjeje. Kuzhina vlonjate ofron jo vetėm gatimet tradicionale tė mishit tė "qengjit tė pjekur nė hell", tė "zogjve nė saƧ", "bretkosave tė skarės" dhe, mbi tė gjitha, ushqimin e freskėt tė detit.


Lokalet dhe restorantet buzė detit, hotelet me njė pamje tė mrekullueshme janė vetėm njė nga ofertat e shumta tė Vlorės. Ƈmimet nė lokale e restorante mund tė krahasohen me ato tė kryeqytetit pėr nga shtrenjtėsia, gjithsesi ato luhaten, ashtu si edhe hotelet, nė varėsi tė afėrsisė dhe largėsisė nga qyteti dhe nga deti.


Restorantet e shumta nė qytet dhe bregdet lėnė mundėsi zgjedhjeje, si pėr kuzhinėn, ashtu edhe Ƨmimet. Nė zonėn e Skelės ka tė tillė qė kuzhina tradicionale shqiptare ofrohet me Ƨmime tė arsyeshme.


Disa nga alternativat janė shijimi i ngjalave dhe peshkut nė Nartė, gatimi i zogjve nė Panaja, mishi i pjekur nė hell nė Radhimė, prodhimet e detit pėrgjatė gjithė lokaleve tė bregdetit nė zonėn e Ujit tė Ftohtė dhe Triport.


Kuriozitete


- Vlora e hap sezonin veror tė shtunėn e dytė tė muajit maj. Kjo ėshtė njė nga festat mė tė rėndėsishme dhe qė qyteti e pėrjeton mė intensivisht (sė bashku me atė tė Pavarėsisė). Kėtė vit hapja e sezonit veror, e organizuar nga Drejtoria e Turizmit nė Bashkinė e Vlorės, u bė me njė program aktivitetesh 5-ditore.


Gjatė kėsaj periudhe nuk munguan ekspozitat e arteve figurative, koncertet muzikore pėr fėmijė, konkurrime tė parashutistėve, aktivitetet fitness, spektakli i cirkut, koncertet rock, parada motoristėsh, festival folku, koncert i muzikės qytetare vlonjate etj.


- Mė 30 tetor tė vitit tė kaluar, Vlora u nderua me Ƨmimin ndėrkombėtar pėr turizmin "Vlora, a jewel overlooking the Albanian Riviera" (Vlora, perla e rivierės shqiptare). Ky Ƨmim iu dha kryebashkiakut Shpėtim Gjika nė Lugano tė Zvicrės nga "SWISS TOURISM AWARDS 2009", duke e bėrė Bashkinė e Vlorės tė vetmen bashki shqiptare qė nderohet me njė Ƨmim tė tillė prestigjioz nė fushėn e turizmit.


Promovimi turistik pritet tė vijojė intensivisht gjatė gjithė sezonit me logo tė reklamuara, materiale promovuese, shpėrndarje fletė-volantesh promovues jo vetėm nė bregdetin shqiptar, por edhe Kosovė e Maqedoni.


-Njė ndėr ndėrtesat mė tė vjetra nė Vlorė ėshtė xhamia e qytetit, pranė qendrės. Xhamia e Plumbit vlerėsohet si njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė arkitekturės islame nė Shqipėri. Ajo i pėrket viteve '40 tė shekullit XVI. Objekti i kultit ėshtė i vizitueshėm si nga turistė tė huaj, por edhe pushues shqiptarė.


Paratė


Qė tė kalosh pushimet nė Vlorė tė duhet tė bėsh disa llogari lidhur me sasinė e parave qė duhet tė marrėsh me vete.


Kėshtu, sipas disa pėrllogaritjeve tė bėra, njė turist nė qytetin bregdetar harxhon njė mesatare ditore prej 1600 - 3 000 lekėsh tė reja, ku pėrfshihet fjetja dhe ushqimi. Patjetėr qė njė shifėr e tillė pėson luhatje nė kohėn kur gatuhet nė shtėpi apo kur shkohet nė restorante.


Pėr shpenzimet e rrugės, nė rastet e mospasjes sė njė makine personale duhet marrė parasysh qė pėr tė shkuar nė vijėn bregdetare e pėrkatėsisht Dhėrmi, Himarė dhe Sarandė janė nė dispozicion vetėm autobusėt. Kėshtu Vlorė-Dhėrmi kushton 300 lekė tė reja, Vlorė-Himarė kushton 400 lekė dhe Vlorė - Sarandė pėrgjatė bregdetit kushton 800 lekė.


Brenda qytetit tė Vlorės mund tė lėvizet me linja urbane, bileta pėr tė cilat kushton 30 lekė. Me to mund tė shkohet nga hyrja e qytetit deri nė Ujin e Ftohtė, por me fillimin e sezonit kjo linjė shkon deri nė zonėn e Jonufrit, i cili ėshtė i kėshillueshėm pėr ujin e pastėr.


Nuk kėshillohet lėvizja nė orėt e pikut. Pavarėsisht se kėtė vit ėshtė investuar nė shtrimin e disa rrugėve kryesore pėr tė lehtėsuar qarkullimin e automjeteve, sėrish aksi nga Skela pėr nė Ujin e Ftohtė vijon tė mbetet njė problem. Vitin e kaluar nė orėt e pikut e pikėrisht 10:00 - 12:00 paradite dhe 17:00 - 20:00 pasdite nė kėtė aks rrugor prej vetėm pak kilometrash, mund tė bllokoheshe deri nė dy orė.


Plazhi publik, i cili ndodhet nė Ujin e Ftohtė ėshtė zakonisht i mbipopulluar. Tė qėndrosh nė Ƨadrat e vendosura nė tė ėshtė falas, ndėrkohė qė pėr Ƨdo krevat duhet tė paguash 100 lekė tė reja. I njėjti Ƨmim ėshtė edhe tek privatėt. Nėse zgjedh tė bėsh njė xhiro me motor uji, atėherė tė duhet tė bėsh ca llogari, pasi njė orė kushton afėrsisht 100 euro.


Plazhet ranore


Shtrirja bregdetare nė Vlorė lė mundėsi zgjedhjeje pėr frekuentimin e plazheve. Ndėrsa njė ditė vere mund tė kalohet fare bukur nėn kaltėrsinė e ujėrave tė Ujit tė Ftohtė, plazhet tek Kalaja, Jonufėr apo Radhimė, pėr tė tjerė "fanatikė" tė bregut ranor, propozimi mund tė jetė jo vetėm Plazhi Publik nė Ujė tė Ftohtė, por edhe Plazhi i Vjetėr apo pranė Triportit.


Rėra nė kėto plazhe tėrheq kryesisht kategori familjarėsh. Rėra dhe freskia e pemėve prekin vijėn bregdetare deri nė Zvėrnec. Janė plazhe thuajse pa ndėrhyrje nė infrastrukturė, ndėrkohė qė lokalet e ngritur nė kėtė zonė shėrbejnė kryesisht ushqime me bazė peshku.


Panoramė Vlore nga lartėsia


Janė disa pika nga tė cilat mund tė shohėsh fare mirė gjithė qytetin. Shumė nga ata qė vijnė pėr pushime nė qytetin bregdetar, nuk do tė donin tė humbnin njė vizitė nė njė nga vendet mė tė njohura, kodrėn e Kuzum Babait.


Aroma e Vlorės duket se vjen e plotė nė shtrirjen e saj nga qendra dhe periferia, pėrfshi kėtu edhe peisazhin ujor.


Pėr nė Kuzum Baba mund tė ngjitesh nėpėrmjet shkallėve, nga pjesa e pėrparme e kodrės (janė rreth 120 shkallė pėr t'u ngjitur), si edhe nga pjesa e pasme e kodrės, ku mund tė pėrdoret edhe automjeti. Fare pranė zonės sė gjelbėruar, mbi Kodėr, gjendet edhe Teqeja e Kuzum Babait.


Panoramė e plotė e Vlorės mund tė shijohet edhe nga lokalet nė Kaninė, sidomos kur pragmbrėmja vesh qytetin me ngjyra tė vēanta. Nė kėtė zonė nuk mungojnė as gjurmėt e lashtėsisė. Kalaja e Kaninės daton nga shekulli III para Krishtit, interesante pėr t'u vizituar.


E njė tjetėr pamje mė tė plotė do tė ofronte Shashica, e cila ndodhet vetėm tre kilometra nga Kanina. Nė kėtė pikė nuk ka lokale, por prej saj do tė mund tė shijohet panorama mė e bukur e Vlorės, pasi ėshtė edhe pika mė e lartė e saj. Njė piknik nė mbrėmje pėr tė parė edhe perėndimin e diellit, do tė ishte zgjedhja mė e pėrkryer nė ditėt nė Vlorė.


Si tė kalosh njė ditė nė Vlorė


Vlora nuk ka pse tė jetė vetėm zgjedhja pėr pushimet dyjavore. Edhe vetėm njė fundjavė mund tė jetė njė ide e mirė pėr ta kaluar nė qytetin bregdetar dhe pėr ta shijuar atė nė maksimum.


Nė njė udhėtim me makinė personale, gjithƧka do tė ishte mė e lehtė, por nėse zgjedh transportin publik rruga nga Tirana nė Vlorė me furgon do tė kushtonte 600 lekė, ndėrsa me autobus sa gjysma e kėsaj shume.


Njė vend i kėshilluar pėr ta filluar vizitėn nė kėtė qytet do tė ishte Manastiri i Zvėrnecit. Largėsia e tij nga qyteti ėshtė 15 minuta dhe mė orientues se tabelat (tė cilat edhe mund tė mungojnė) janė vetė banorėt, tė cilėt nė rast se i pyet, tregohen shumė bashkėpunues. Manastiri i Zvėrnecit ndodhet mbi njė ishull nė mes tė Lagunės sė Nartės.


Pasi pėrfundon rruga automobilistike, automjetin me tė cilin udhėton, tė duhet ta lėsh pranė fillimit tė urės sė drunjtė, e cila ėshtė pėr kėmbėsorėt e mė pas t'i drejtohesh manastirit "Fjetja e Hyjlindėses", siƧ ėshtė edhe e shkruar nė tabelėn ku tė kėshillohet, ndėr tė tjera, tė kesh njė veshje tė hijshme.


Era e detit ėshtė shoqėruese nė kalimin e urės sė gjatė, ndėrsa bukuria e manastirit ėshtė thjesht magjepsėse. Vizita nė tė zakonisht ėshtė e shkurtėr e mė pas mund t'i drejtohesh sėrish qytetit.


Njė kafe nė lokalet e shumta nė bregun e detit do tė ishte ideale, por mund tė zgjedhėsh edhe tė marrėsh me vete rrobat e banjės e tė kridhesh nė det. Mundėsitė pėr kėtė janė tė pafundme pasi bregdeti vijon pėr kilometra me radhė e mund tė zgjedhėsh qoftė njė plazh me rėrė, por edhe atė shkėmbor.


Nėse makina personale mungon, ėshtė mirė tė mos ekzistojė asnjė drojė pėr tė marrė autobusin urban qė tė Ƨon nė Plazhin e Ri apo, e thėnė ndryshe, nė zonėn e Ujit tė Ftohtė (pėr urbanin ėshtė mirė tė pyetet paraprakisht i cilės linjė ėshtė, nė mėnyrė qė tė mos pėrfundohet nė ndonjė vend tjetėr). Kėtė verė shėrbimi urban ėshtė deri nė Jonufėr, mė tej tunelit tė mirėnjohur tė kėtij qyteti, gjithsesi nėse do tė merrej njė furgon nga Vlora, do tė kushtonte 100 lekė. E pas plazhit, njė drekė do tė ishte e kėndshme.


Mund tė zgjedhėsh gjithnjė qė tė marrėsh ushqim me vete, tė hash ushqime tė gatshme ose tė ulesh nė njė restorant. Njė shumė prej 2 500 lekėsh pėr dy persona do tė ishte njė mesatare e kėnaqshme nė kėto restorante.


Pasditja nuk shkon kot nė Vlorė. Mund tė zgjedhėsh tė vizitosh muzetė. Ai i Pavarėsisė, i cili ndodhet edhe nė zonėn e Skelės, pranė Universitetit tė Vlorės ėshtė i hapur paradite dhe pasdite nga e hėna nė tė diel.


Hyrja kushton vetėm 100 lekė dhe njė ciceron ėshtė gjithnjė i gatshėm pėr tė treguar hapat qė Ƨuan nė shpalljen e pavarėsisė, luftėn e bėrė para dhe pas vitit 1912 jo vetėm nė qytetin bregdetar, por edhe nė gjithė vendin. E nėse dėshiron, njė kėshillė mė e mirė do tė ishte tė shihje perėndimin e diellit nga Kanina, njė nga pikat mė tė larta tė Vlorės.


"Dielli zhduket me sekonda" do tė thoshte njė banor i zonės pėr ta pėrshkruar mė mirė ndjesinė, teksa qė nga maja e Kaninės mund tė shijosh jo vetėm "zhytjen" e diellit nė Sazan, por edhe muzgun qė pėrzien ngjyrėn gri dhe rozė duke i dhėnė natyrės njė bukuri tė rrallė. I gjithė qyteti i Vlorės ndodhet pėrballė teje.


Njė hotel nė zonėn e Ujit tė Ftohtė, pranė argėtimit, mund tė ishte njė ide e mirė (udhėtimi do tė ishte akoma mė mirė tė mos zhvillohej i vetėm nė mėnyrė qė edhe shpenzimet tė ishin mė tė vogla). Por mund tė zgjidhet edhe jeta e natės.


Diskot janė plot. Ndodhen buzė detit ose edhe brenda nė det. Mund tė kėrcesh deri nė orėt e para tė mėngjesit. Dhe nėse mendon se diskot nuk janė ajo Ƨka duhet, nuk janė tė paktė restorantet qė ofrojnė muzikė popullore dhe njė ambient mė familjar.


Zgjimi ėshtė mė i bukur me njė kafe buzė detit. Edhe njė kredhje e fundit nė ujė para largimit, do tė ishte njė ide shumė e mirė. E nė njė rikthim nė njė ditė tjetėr nė Vlorė, por kėtė radhė me disa shokė mė shumė, nuk do tė ishte njė zgjedhje pėr t'u qortuar...


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos