Ligji i faljeve, konsensus PD-PS



Erald Kapri

Maxhoranca dhe opozita arrijnė kompromisin e parė nė Kuvend pas zgjedhjeve tė 28 qershorit. Deputetėt e PD-sė dhe PS-sė nė Komisionin e Ligjeve miratuan dje nė parim me konsensus projektligjin e qeverisė pėr faljen e tė dėnuarve qė kufizon kompetencat e Presidentit tė Republikės. Gjatė mbledhjes sė Komisionit tė Ligjeve, ku diskutohej projektligji "Pėr faljen", deputetėt e opozitės Pandeli Majko, Vasilika Hysi dhe Armando Subashi deklaruan se falja e mė se 360 tė burgosurve me dekretin e fundit nga Presidenti Topi ishte jo transparente, madje me dyshime. Deputetėt e opozitės dhanė konsensusin e tyre pėr projektligjin "Pėr faljen", i cili vendos kritere pėr faljen e tė burgosurve qė duhet tė bėjė Presidenti, i cili tashmė mund tė falė tė burgosur vetėm nėse Ministria e Drejtėsisė i dėrgon kėrkesa. "Nga njė ligj qė duhet tė jetė falja si pėrjashtim ne e kemi bėrė si diēka qė mund tė keqpėrdoret, ashtu sikurse ėshtė pėrdorur nė prill tė 2010-ės, ku janė falur 367 persona nga tė cilėt 48 persona janė dėnuar nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Pra personalisht nuk mund ta konsiderojė kėtė si mėshirė, tė dėnuar njė vit e gjysmė pėrpara dhe i falen 10 vjet. Shqetėsimi ynė ėshtė transparenca e kėtij procesi. Falja e fundit tregoi se nuk ishte transparente kur e bėri Presidenti", deklaroi deputetja Hysi. Ish-Kryeministri Pandeli Majko deklaroi se faljet e bėra deri tani nga Presidentėt kanė pasur dyshime. "Historitė qė u ngritėn nga kolegėt e mi, ėshtė se ne jemi kėtu pėr tė diskutuar njollat gri dhe duhet tė ngremė kėto rezerva. Unė kam shumė rezerva pėr ato dhe kėtė duhet ta themi kėshtu siē ėshtė. Kėtė projektligj unė e shoh si mundėsi pėr tė shmangur ēdo keqinterpretim nė tė ardhmen", deklaroi Majko. Deputeti tjetėr i PS-sė, Armando Subashi, tha se nė faljen e fundit tė bėrė nga Presidenti Topi kanė dalė fjalė e dyshime pėr tė burgosurit e falur nga kreu i shtetit. "Ka pasur mjaft dyshime, jo vetėm politike, por edhe mė gjerė nė opinionin shoqėror. Ne ende nuk jemi tė gatshėm qė t'i lėmė njė fushė totalisht tė lirė Presidentit tė Republikės, pėr ta ushtruar ai nė pėrgjegjshmėrinė e vet institutin e faljes. Ndoshta duhet diskutuar qė ashtu siē e ka edhe Parlamenti, qė 6 muaj para nuk miraton ligje me rėndėsi, ndoshta edhe Presidenti nuk duhet tė falė tė dėnuar 6 muaj para zgjedhjeve politike", tha Subashi. Deputetėt e maxhorancės mbėshtetėn qėndrimet dhe akuzat e lėshuara nga deputetėt e opozitės dhe pranuan qė projektligji "Pėr faljet" tė miratohet me konsensus nga tė dyja palėt. "Mesa po dėgjoj se tė gjithė jemi dakord me idenė qė falja qė i takon Presidentit duhet tė kontrollohet me ligj pikėrisht pėr faktin se tė gjithė biem prapė dakord qė duhen kufizuar abuzimet. Ky projektligj bėhet pėr tė mos lejuar abuzimet", tha deputeti i PD-sė Edi Paloka.


Debati nė Komisionin e Ligjeve

Vasilika Hysi: Nga njė ligj qė duhet tė jetė falja si pėrjashtim ne e kemi bėrė si diēka qė mund tė keqpėrdoret, ashtu sikurse ėshtė pėrdorur nė prill tė 2010-ės, ku janė falur 367 persona nga tė cilėt 48 persona janė dėnuar nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Njėri prej tyre ėshtė dėnuar nė dhjetor tė 2007-ės dhe Presidenti i ka falur 10 vjet burgim. Pra personalisht nuk mund ta konsideroj kėtė si mėshirė, tė dėnuar njė vit e gjysmė pėrpara dhe i falen 10 vjet. Shqetėsimi ynė ėshtė transparenca e kėtij procesi. Falja e fundit tregoi se nuk ishte transparente kur e bėri Presidenti, por askush nuk mund tė na krijojė besimin se edhe njė ministėr Drejtėsie mund tė bėjė tė njėjtėn mungesė transparence si nė faljen e fundit. Nė kėtė kuadėr mendoj se procesi i dokumentacionit duhet tė jetė mė i madh me dy mundėsi. Sė pari, kėrkesat t’i drejtohen Presidentit dhe ai t’i afishojė dhe ministria tė bėjė mė pas dokumentacionin.
Damian Gjiknuri: Tė gjithė jemi dakord qė pavarėsisht se ėshtė kompetencė e Presidentit ta kufizojmė me ligj pėr aq sa ka interes publik. Por ai duhet tė pėrdoret nė rrethana tė jashtėzakonshme dhe jo si normė e zakonshme.
Pandeli Majko: Duke u shprehur nė parim pro tė projektligjit, dua tė ngre njė ēėshtje qė e konsideroj anėn gri tė projektligjit. E kam fjalėn qė e gjithė procedura bėhet gjatė 90 ditėve, 60 ditė i takojnė ministrit dhe 30 ditė Presidentit tė Republikės. Gjithēka qė ka tė bėjė me procesin e faljes, ligji e kėrkon mbi bazėn e dy personaliteteve, tė ėmėn e Ministrit tė Drejtėsisė dhe tė ėmėn e Presidentit. Ajo qė mė shqetėson mbi kėtė projektligj ka tė bėjė zonėn gri tė burokracisė qė pėrgatit “kuēedra”, e cila pėrgatit letrat nė Ministrinė e Drejtėsisė e mė pas pėrgatit letrat pėr tė ėmėn e Presidentit nė Presidencė. Nuk jam duke hedhur dyshim negativ, por po ngre pikėpyetjen se si do tė procedohet nga ana burokratike pėr kėtė histori, e cila duhet tė zhvillohet e gjitha nė 90 ditė, ndryshe kthehet nė zero. Ministri i Drejtėsisė tha se ne i kemi mundėsisė pėr ta bėrė pėr 60 ditė nė ministri dhe 30 ditė nė Presidencė. Tani pėr 60 ditė nė ministri duhet tė mblidhen opinionet e disa institucioneve, Prokurorisė, Gjykatės, Drejtorisė sė Burgjeve. Imagjinoni sikur njėra prej tyre tė shprehet kundėr, kush e vendos filtrin nė Ministrinė e Drejtėsisė? Nė njė fakt domethėnės, pėr shembull Prokuroria shprehet kundėr faljes, ndėrsa gjykata po. Cili ėshtė ai komision nga ana burokratike, i cili do tė ndėrtojė njė rregull burokratik, i cili do tė vendosė disa persona pėrgjegjės? Prandaj duhet tė vė nė dukje kėto njolla gri, qė nė njė formė apo nė tjetėr hedhin dyshime pėr keqpėrdorimin pėr procesin e faljes. Ajo qė dua tė ngre, ashtu siē e pėrmendėn edhe kolegėt nisur edhe nga historitė politikė tė mėparshme, ėshtė ajo qė a duhet tė kemi falje 6 muaj para zgjedhjeve politike? ē’rėndėsi, nėse ka festė zyrtare dhe kush ėshtė nė pushtet, e majta apo e djathta. Historitė qė u ngritėn nga kolegėt e mi, ėshtė se ne jemi kėtu pėr tė diskutuar njollat gri dhe duhet tė ngremė kėto rezerva. Realisht historia e faljes ėshtė pėr tė krijuar njė mjedis dhe marrėdhėnie sa mė njerėzore me ata qė janė dėnuar dhe shoqėrisė, por duke pasur parasysh historitė e zhvilluara deri tani, ne kemi shumė rezerva. E thanė edhe kolegėt e mi qė ndoshta edhe nga vakumet ligjore, pasi kemi njė ligj tė vitit ‘81 me disa ndryshime nė vitin ‘93 faljet e derisotshme... unė kam shumė rezerva pėr ato dhe kėtė duhet ta themi kėshtu siē ėshtė. Kėtė projektligj unė e shoh si mundėsi pėr tė shmangur ēdo keqinterpretim nė tė ardhmen.
Armando Subashi: Nė gjithė kėto vite ka pasur njė mungesė tė plotė transparence. Nisur edhe nga dekretet qė janė nxjerrė vitet e fundit dhe jo vetėm nga njė President, komentet pėr hir tė sė vėrtetės kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Ka pasur mjaft dyshime, jo vetėm politike, por edhe mė gjerė nė opinionin shoqėror. Ne ende nuk jemi tė gatshėm qė t’i lėmė njė fushė totalisht tė lirė Presidentit tė Republikės, pėr ta ushtruar ai nė pėrgjegjshmėrinė e vet institutin e faljes. Ndoshta duhet diskutuar qė ashtu siē e ka edhe Parlamenti, qė 6 muaj para nuk miraton ligje me rėndėsi, ndoshta edhe Presidenti nuk duhet tė falė tė dėnuar 6 muaj para zgjedhjeve politike.
Edi Paloka: Mesa po dėgjoj se, tė gjithė jemi dakord me idenė qė falja qė i takon Presidentit, duhet tė kontrollohet me ligj pikėrisht pėr faktin se tė gjithė biem prapė dakord qė duhen kufizuar abuzimet. Ky projektligj bėhet pėr tė mos lejuar abuzimet.


Topi: Respektoj vendimin e Kuvendit pėr gjyqtarėt
Presidenti Bamir Topi shmang konfliktin me maxhorancėn, lidhur me rrėzimin e kandidatit pėr nė Gjykatėn Kushtetuese, Vangjel Kosta. I pyetur nė konferencėn e djeshme pėr shtyp, lidhur me votimin kundėr tė shumicės pak javė mė parė, kreu i shtetit deklaroi se do tė respektojė vendimet e Kuvendit. “Nuk do ia lejoja vetes tė bėja koment pėr njė pėrgjegjėsi, pėr njė kompetencė qė nuk ėshtė e imja. Do tė respektoj ēdolloj vendimi qė vjen nga Kuvendi i Shqipėrisė. Ky ėshtė njė proces qė vazhdon, qė pėrsoset, por ju siguroj dhe pėr kėtė ju siguroj nė cilėsinė qė kam si Kryetar Shteti, se i tėrė procesi i pėrzgjedhjes dhe i dėrgimit tė kandidaturave ėshtė bėrė jo thjesht pėr ekzibicion, por ėshtė bėrė me njė grup profesional jashtė vullneteve pėr tė bėrė supervizion pėr ēdo kandidaturė, sė pari mbi bazėn e kėrkesave tė ligjit dhe sė dyti mbi bazėn e CV-ve personale tė gjithė kėtyre personave”, u shpreh Topi. Kreu i shtetit garantoi se nė pėrzgjedhjen e kandidaturave nuk ka pasur asnjė interferencė nga jashtė. “Nuk mund tė bėj asnjė lloj promocioni pėr askėnd, por patjetėr qė do tė pres vendimin qė do tė marrė Kuvendi. Duhet tė mėsohemi qė nė demokraci pushtetet funksionojnė nė kėtė mėnyrė, ēka presupozon dhe ju garantoj qė nuk kam lejuar asnjė lloj ndėrhyrjeje, interference, apo lobingu nė procesin e vendimmarrjes time”, theksoi mė tej Presidenti.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos