Kontrata e re, si do tė bėhet ndryshimi i vendit tė punės nė arsim

Ēdo i interesuar duhet t’i paraqesė punėdhėnėsit njė kėrkesė tė posaēme. Ndryshimi i vendit tė punės do tė bėhet vetėm para fillimit tė vitit mėsimor

Jonida Tashi

Kontrata e re kolektive e punės nė arsim ka pėrcaktuar kushtet ligjore qė duhet tė plotėsojė njė arsimtar, nėse kėrkon tė ndryshojė vendin e punės. Sipas kėsaj kontrate, sindikatat e arsimit kanė tė drejtė tė mbėshtetin kėrkesat e anėtarėve tė tyre tė punėsuar nė arsim pėr ndryshimin e vendit tė punės, me kusht qė tė pėrmirėsohet pozita e punėmarrėsit. Pėr kėtė arsye, sindikatat, sė bashku me kėrkesėn e tė punėsuarit pėr ndryshimin e vendit tė punės, duhet t’i paraqitin punėdhėnėsit pėrkatės edhe mendimin e tyre me shkrim dhe tė argumentuar, jo mė vonė se data 15 maj e ēdo viti. Pas paraqitjes sė kėrkesės sė arsimtarit pėr ndryshimin e vendit tė punės, pėr miratimin ose mosmiratimin e saj, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar t’ia njoftojė me shkrim punėmarrėsit 30 ditė para fillimit tė vitit tė ri shkollor, duke parashtruar edhe argumentet pėrkatėse.
Ndryshimi
Bazuar nė kontratėn e re kolektive tė punės nė arsim, ndryshimi i vendit tė punės me iniciativėn e punėdhėnėsit, bėhet vetėm pėr raste tė veēanta. Mė konkretisht kėto raste janė: pėr nevoja madhore nė arsim, qė lidhen me kėrkesa urgjente pėr mėsues me arsim pėrkatės nė shkolla apo zona tė caktuara brenda rrethit, ku si rezultat i stafit tė mėsuesve pa arsim pėrkatės vihet nė pikėpyetje dhe rrezikohet mėsimdhėnia; pėr t’u sistemuar nė njė shkollė tjetėr, kur shkurtohet vendi i punės nė shkollėn e mėparshme; pėr thyerje tė disiplinės nė punė, shkelje tė legjislacionit tė punės pėrfshirė kontratėn kolektive dhe etikėn profesionale, pėr mungesė profesionalizmi nė ciklin pėrkatės; kur ndryshimi i vendit tė punės bėhet pėr shkaqe qė pėrcaktohen nė dy rastet e para, transferimi nuk duhet tė ndikojė nė keqėsimin e shėndetit tė punėmarrėsit, as nė pėrkeqėsimin e kushteve ekonomike, financiare dhe tė jetesės; pėr gratė me fėmijė nėn moshėn 3 vjeē, ndryshimi i vendit tė punės nuk bėhet kur rruga vajtje-ardhje zgjat mė shumė se 30 minuta nė kėmbė, me pėrjashtim tė rasteve kur transferimi bėhet me kėrkesėn e punėmarrėses ose ėshtė nė favor tė saj. Si rregull, punėmarrėsit i ndryshohet vendi i punės vetėm para fillimit tė vitit mėsimor, duke respektuar procedurat qė pėrcakton Kodi i Punės dhe kontrata kolektive.
Vendi
Megjithė kėrkesat e arsimtarėve nga rrethe tė ndryshme tė vendit, qė kėrkojnė tė transferohen pėr tė dhėnė mėsim sidomos nė shkollat e kryeqytetit, sipas kontratės, nė ēdo rast, ndryshimi i vendit tė punės bėhet vetėm brenda njėsisė administrative nė juridiksionin e drejtorisė/zyrės arsimore pėrkatėse dhe duke mbajtur parasysh shkallėn e kualifikimit, vjetėrsinė nė punė, rezultatet nė punė dhe nivelin arsimor. Ndėrkaq, urdhri pėr ndryshimin e vendit tė punės duhet t’i jepet punėmarrėsit me shkrim dhe i motivuar, 30 ditė para ekzekutimit tė parashikuar. Gjithashtu, nė kontratėn e re kolektive tė punės nė arsim janė pėrcaktuar edhe rastet kur punėdhėnėsi ėshtė i detyruar tė ruajė vendin e punės. Tė tilla raste janė: pėr gratė shtatzėna ose me leje pėr mirėrritjen e fėmijėve; pėr punonjėsit qė nuk gėzojnė shėndet tė plotė dhe qė kėtė e provojnė me raport mjekėsor, pėr aq kohė sa zgjat paaftėsia e pėrkohshme. Kėtė tė drejtė e pėrfitojnė edhe punėmarrėsit qė marrin leje pėr kujdes familjar, me ose pa tė drejtė page sipas akteve ligjore dhe nėnligjore nė fuqi; pėr anėtarėt e tyre, me kėrkesėn e sindikatave nėnshkruese, punėdhėnėsi ėshtė i detyruar t’i verė nė dijeni ato pėr motivet e transferimit, pėr pasojat juridike, ekonomike dhe sociale qė vijnė nė kėtė rast. Kur ka kundėrshtime nga sindikata ose i interesuari, brenda 30 ditėve nga marrja e kėtij njoftimi, palėt duhet tė bėjnė konsultime dhe tė gjejnė zgjidhjet ligjore, nė tė kundėrt secila palė rezervon tė drejtėn t’i drejtohet Zyrės sė Pajtimit, dhe me pas Gjykatės, vendimet e tė cilės janė tė detyrueshme pėr palėt. Punėdhėnėsi mund t’i ndryshojė vendin e punės punėmarrėsit gjatė procesit mėsimor vetėm nė raste pėrjashtimore: kur kemi tė bėjmė me thyerje tė rėnda tė disiplinės nė punė, me shkelje tė ligjit ose tė kontratės kolektive; pėr nevoja madhore nė arsim. Nė kėto raste duhet tė merret medoemos pėlqimi i FSASH ose SPASH, kur objekt i lėvizjes nė punė janė anėtarėt e tyre. Nė kėtė rast lėvizja nuk mund tė zgjatė mė shumė se 1 vit mėsimor pa pėlqimin e punėmarrėsit; kur nuk plotėsohet norma e ngarkesės mėsimore pėr punėmarrėsin.


Fusha e zbatimit tė kontratės sė re kolektive
Kontrata e re kolektive e punės nė arsim i shtrin efektet e saj mbi tė gjithė personelin mėsimor tė sistemit parauniversitar, pėrfshirė edukatoret e kopshteve, mėsuesit e ciklit tė ulėt dhe tė lartė tė shkollės 9-vjeēare, mėsuesit e gjimnazeve dhe shkollave tė mesme profesionale e speciale. Nė kėtė kontratė mund mbėshteten dhe tė pėrfitojnė edhe tė punėsuarit nė arsimin e lartė, kur hartojnė kontratat e nivelit tė dytė, pėr ato dispozita qė pėrbėjnė standarde tė pėrgjithshme nė marrėdhėniet midis punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit, tė pėrcaktuara nė Konventat Ndėrkombėtare tė Punės dhe nė Kodin e Punės tė Republikės sė Shqipėrisė, ku MASH kryen funksionin e punėdhėnėsit tė nivelit tė parė, dhe punonjėsit ndihmės nė tė gjitha nivelet. Standardet e pėrgjithshme tė punėsimit dhe mbrojtjes sė marrėdhėnieve tė punės tė pėrcaktuara nė kėtė kontratė kanė vlerė dhe efekte detyruese edhe pėr hartimin dhe nėnshkrimin e kontratave kolektive tė nivelit tė dytė pėr arsimin jo publik. Pėr arsimin parashkollor dhe parauniversitar, pėr punonjėsit ndihmės qė janė nė varėsi tė drejtorive arsimore rajonale apo zyrave arsimore, kontratat kolektive tė nivelit tė dytė lidhen midis DAR/ZA dhe seksioneve sindikale tė dy sindikatave nėnshkruese tė kontratės kolektive tė nivelit tė parė. Ndėrsa, pėr punonjėsit mėsimdhėnės e shkencorė dhe personelin ndihmės nė arsimin e lartė kontratat kolektive tė nivelit tė dytė lidhen midis rektorateve e dekanateve, nga njėra nė dhe sindikatave pėrkatėse tė ēdo universiteti dhe fakulteti. Dispozitat e kontratės kolektive tė nivelit tė parė janė tė detyrueshme pėr zbatim nga tė gjitha nivelet e tjera qė legjitimohen pėr nėnshkrimin e kontratave kolektive tė nivelit te dytė, nė kuptimin qė kėto subjekte nuk mund tė pėrfshijnė nė kontratė mė pak tė drejta pėr punėmarrėsit se sa legjislacioni shqiptar dhe kontrata kolektive e nivelit tė parė. Palėt nėnshkruese nė kontratat kolektive tė nivelit tė dytė, mbėshtetur nė natyrėn e kushteve qė karakterizojnė arsimin e lartė, sidomos kėrkesat e procesit tė Bolonjės, dhe nė arsimin parauniversitar nė natyrėn e kėrkesave nė nivel lokal, nė veēoritė e kushteve tė punės, mund tė pėrfshijnė nė kontratėn kolektive tė nivelit tė dytė tė drejta dhe pėrfitime nė favor tė punėmarrėsve nė njė vėllim mė tė madh se ato tė nivelit tė parė, me kusht qė kėto tė drejta dhe pėrfitime tė mos bien nė kundėrshtim me dispozitat e shprehura nė mėnyrė ndaluese nė legjislacionin e marrėdhėnieve tė punės ose dispozitat e kontratės kolektive tė nivelit tė parė. Pala e sindikatės, nė momentin e lidhjes sė kontratės kolektive tė nivelit tė dytė, duhet tė paraqesė listėn zyrtare tė anėtarėve tė sindikatės si dhe autorizimin me shkrim nga kryesitė e sindikatave nėnshkruese tė kontratės kolektive tė nivelit tė parė.



7 Qershor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos